EmailFacebookKontakt

Shën Nil Mirovliti (7 maj)

KRISHTIT (1 maj) SHEN NIL MIROVLITI (7 maj)

Ka shkëlqyer në sheka­
lim e 17-të. Lindi ndofta
në vitin 1601, në Pelopo-
nez të Greqisë. Mësoi
shkronjat dhe virtytin
pranë xhaxhait të tij, hie-
romonakut Makarios. Së
bashku u ushtruan në
Manastirin e Malevit (po
në Peloponez), ku Nili u
hirotonis dhjak dhe prift.
Meqenëse ata kërkonin
një jetë të një niveli më të
lartë, kërkuan në Malin e
Shenjtë dhe gjetën një
vend krejt të shkretë, ku
ishte ushtruar më parë
Shën Petro Athoniti (12
qershor) – sketa e Kafso-
kalivëve pranë u krijua
përfundimisht gjatë një-
qindvjeçarit të mëvon-
shëm. Pasi blenë zonën
nga manastiri i Lavrës,
aty afer, ata punuan me
ngulm për të rregulluar
florën e zonës, ndërtuan
dhe pikturuan me dorën
e tyre kishën e Ipapandi-
së.
I nipi, për shkak të vetë-
izolimit të plotë, arriti që
të zbriste në një shpellë
pranë, në një greminë
vertikale, që përfundonte
në port natyror, aty ku
kishte ndaluar anija që si-
llte Shën Petron. I marrim
me mend përpjekjet e tij
të përhershme mbinjerë-
zore në këtë shpellë, për-
derisa ai u bë i denjë që
të lëshojë miro pas fjetjes,
më 12 nëntor të vitit 1651.
Miroja rridhte nga varri i
tij, pranë shpellës, deri në
det! Ndaj vinin anijet dhe
merrnin nga ajo, sepse
shëronte sëmundjet.
Por, më pas varri i tij u
harrua. Dy etër, duke da-
shur ta gjenin atë, gër-
monin dhe një shkëmb
rrëshqiti dhe dërrmoi
këmbën e njërit prej
tyre… Kur tjetri iku për
t’i sjellë ndonjë kafshë
pane, iu shfaq të pla-
gosurit shenjti, e qortoi
për guximin që kishin
ndërmarrë pa bekimin e
tij, dhe pastaj e shëroi.
Që atëherë askush nuk
e kërkoi më, deri në
vitin 1815, kur një
murg, i pushtuar nga
demonët dhe gjithashtu
vuante nga hernja, u
shërua nga oshënari, i
cili i tregoi në mënyrë
profetike të këqijat që
do të pësonte Athosi. E
nxiti, gjithashtu, që të
riparonte shtegun që të
çonte drejt shpellës së
tij që të kryheshin litur-
gji në kishëzën që kishte
krijuar vetë brenda saj.
Atëherë vëllezërit ndër-
tuan pranë saj një ki-
shëz me emrin e tij. Por,
duke gërmuar themelet,
gjetën varrin me lipsa­
nin, që kundërmonte
këndshëm (7 maj 1815),
dhe u bënë shërime të
ndryshme. Tani tek
varri falen pas Hierores.
Janë ruajtur kodikë me
jetën dhe profeci që i
dedikohen atij. Krem-
tohet sot në Malin e
Shenjtë për shkak të
kushteve më të favor-
shme të motit.
At Justini