EmailFacebookKontakt

Shën nikodhimi, shenjti i beratit

(Vijon ngafaqja 9) tëror dhe pasi i tregoi atij mëkatet që kishte bërë, plaku besëmirë e mori dhe e këshilloi, duke i thënë se çdo mëkat do të shlyhet këtu me kusht që besën, mendimin dhe shpirtin t’ia japë Zotit Jisu Krisht. Pastaj Nikodhimi u bashkua me asketët e Shën Anës, duke veshur formën e shenjtë dhe e dorëzoi veten te shpirtërori, atë Filotheu, i cili i mësoi rregullat, kanonet dhe të gjitha ushtrimet e jetës askete, të cilat ai i përmbushi pa hezitim dhe menjëherë filloi të agjërojë, duke ndenjur pa gjumë, duke u falur, duke lexuar dhe shkruar etj. Aty Nikodhimi ndenji tre vjet. Pastaj mendoi se ishte koha të shlyente fajin e tij dhe vendosi dhe u kthye në Berat pasi mori edhe bekimin e etërve të shenjtë.

Jeta e Nikodhimit
pas kthimit në Berat

Sipas dorëshkrimeve mendohet që Nikodhimi të jetë kthyer në qy- tet në vitin 1714 (por mund të jetë edhe viti 1709, ose viti 1722). Pasi u kthye në Berat, Nikodhimi shkoi në dyqanin ku më parë kishte ushtruar mjeshtërinë e rrobaqepësit. Disa turq kur e panë Nikodhimin me rroba murgu, u habitën dhe bisedonin mes tyre duke thënë: “Nuk është ky ai që mohoi Krishtin, po ky ka prapë mendimet e Krishtit …” Shenjtori Nikodhim iu përgjigj kureshtarëve: “Unë jam dhe jo tjetër, unë që u gë- njeva prej jush, por tani qoftë larg që të mohoj Krishtin, bashkë me Krishtin do të rroj dhe për Atë do të vdes”. Ata kur dëgjuan këto fjalë të guximshme nga shenjti, shkuan te qeveritari i cili e arrestoi.

Martirizimi

Martirizimi është pjesa e vuaj- tjeve të shenjtit. E hedhin nga pallati poshtë kalasë, por ai ra në këmbë dhe u ngjit serish në kala, për t’iu paraqitur guvernatorit. E rrahin, e heqin zvarrë, duke e kapur prej flo- kësh dhe gjymtyrësh, e rrihnin me shkopinj, e godisnin me gurë etj,. saqë, prej trupit të tij rridhnin rrëke gjaku. Por dëshmori i shenjtë i duronte plagët me trimëri dhe falej me veten e tij. Sipas gojëdhënave, atë ditë kur po mundohej dëshmori i sheojtë Nikodhim, në Berat kishin ardhur pleqësitë e fshatrave Sinjë,

Paftal dhe Sadovicë, për të mohuar krishterimin, por kur panë dëshmo- rin e shenjtë që duronte me trimëri mundimet dhe me zë të lartë lavdë- ronte emrin e Krishtit, u kthyen dhe kështu këto fshatra të Shpiragut ruajtën si besim të tyre krishterimin.

Pasi provuan torturat më të egra ndaj dëshmorit të shenjtë Nikodhim, për tri ditë rresht, duke va- zhduar edhe për dy ditë të tjera dhe ku u bindën se ai ishte bërë i kri- shterë, njësh me Zotin Perëndi Jisu Krishtin, torturuesit, më 10 korrik 1714 i prenë kryet me shpatë.

Sipas gojëdhënave, guvernatori i befasuar nga qëndresa e Nikodhimit pas torturave që atij iu bënë, mendoi që ta falte, por iu druajt

pjesës fanatike dhe rrezikut që përbënte një veprim i tillë për të tjerët, ndaj dha urdhër që ta ekze- kutonin me prerje koke. Më pas guvernatorit iu dha një shumë të hollash për të marrë lipsanin (trupin e vdekur), e dëshmorit të shenjtë dhe me himne dhe psalme e varro- sin në kishën e Zonjës Shën Mari në lagjen “Mangalem”, si një the- sar shumë i çmueshëm i besnikëve. Në kishën e Shën Marisë trupi i dëshmorit qendroi deri në periu- dhën e Lufës Italo-greke.

Në këtë periudhë rruga që të çonte për te kisha e Shën Marisë ishte e ngushtë, aq sa mund të kalonte vetëm një mushkë e ngar- kuar, ndaj për arsye ushtarake kjo rrugë u zgjerua saqë aty më pas

kalonin autokolonat ushtarake dhe kisha u kthye në një kishëz, aq sa është dhe sot. Lipsani i dëshmorit të shenjtë Nikodhim u shpërbë dhe eshtrat e trupit të tij u morën nga njerëzit, të cilët i vinin në gji për t’iu sjellë fat, ndërsa koka e tij u mor dhe u vendos në kishën e Shën Mihailit. Në këtë kishë koka e Shën Nikodhimit qëndroi deri në vitin 1967, kohë kur u prishën kishat në të gjithë vendin.

Sipas traditës kishtare njëherë në një apo dy vjet bëheshin zgje- dhjet e epitropëve (kujdestarëve të kishës), të cilët jepnin dhe merrnin në dorëzim çdo material kishtar. Midis materialeve të tjera kokën e Shenjtë të Nikodhimit në vitin 1967

e mori psalti Lili Koçi, i cili e fshehu në murin e shtëpisë. I biri i Lili Ko- çit, Llazari, që kujdesej pas vdekjes së të atit për kokën e Shën Nikodhimit, e nxori atë për litani nga muri ku ishte fshehur në ditën e Shën Nikodhimit, më lOkorriktë vitit 1991…

Në çdo 10 korrik, ditën e faljes së Shën Nikodhimit, koka dërgohet në kishën e Shën Mihailit. Pas 101 vjetësh nga dita e vdekjes së Shën Nikodhimit, në vitin 1815, u bë nga zejtaria e kujunxhinjve beratas kutia e argjendtë me peshë 755g dhe që nga ky vit koka e dëshmorit Shën Nikodhim të Beratit ruhet në këtë kuti të argjendtë.

Abedin KAJA, Jorgji BENDl

SHËN NIKODHIMI,
SHENJTI I BERATIT
Nikodhimi ishte nga
Vithkuqi i Korçës. Ai kishte
ardhur në moshë të re në
qytetin e Beratit dhe kishte
ushtruar në këtë qytet mje-
shtërinë e rrobaqepësit. Ni­
kodhimi ishte martuar tri
herë dhe të trija gratë i kishin
vdekur njëra pas tjetrës.
Pas këtyre fatkeqësive ai po
mendonte të merrte gruan
e katërt, por feja orthodho-
kse nuk e lejonte dhe nuk e
kurorëzonte gruan e katërt.
Në këto kushte ai u ngacmua
nga i ligu, i cili kërkonte hu-
mbjen e njeriut. Një mysli-
man kishte si shërbëtore një
vajzë të krishterë shumë të
bukur. Për t’u marrë vesh
me aganë turk, Nikodhimi i
dërgoi mblesë nga ana e tij
që t’ia jepte dhe të kryenin
martesën civile. Ai vendosi
t’ia japë vetëm me kusht që
të mohonte besimin e tij të
krishterë. Nikodhimi, i de-
hur nga dashuria trupore,
nuk e quajti aspak pengesë
një gjë të tillë dhe e pranoi
ftesën, duke bërë pohimin
e turpshëm me të cilin për-
buzi Perëndinë dhe shpirtin.
Por më pas, duke ardhur në
vete Nikodhimi mendohet
me hidhërim të madh për
atë që kishte bërë … Pshe-
rëtin dhe vajton me dhimbje
për humbjen e shpirtit të tij,
duke thënë: “Si e pranova
errësirën dhe u ndava nga
drita , apo demonët do më
shtyjnë në zjarrin e pashuar
të ferrit?”. Në këto kushte
të pendesës ai dërgon djalin
e vet në Malin e Shenjtë.
Pas kësaj, mblodhi pasjen
e tundshme dhe të patund-
shme, iu ndau disa të holla
të vobektëve për shpëtimin
e shpirtit të tij dhe shkoi
edhe ai atje.
Sakrificat
në Malin e Shenjtë
Në Malin e Shenjtë Ni­
kodhimi gjeti një atë shpir-
(Vijon në faqen 10)

(Vijon ngafaqja 9)
tëror dhe pasi i tregoi atij mëkatet
që kishte bërë, plaku besëmirë e
mori dhe e këshilloi, duke i thënë
se çdo mëkat do të shlyhet këtu me
kusht që besën, mendimin dhe
shpirtin t’ia japë Zotit Jisu Krisht.
Pastaj Nikodhimi u bashkua me
asketët e Shën Anës, duke veshur
formën e shenjtë dhe e dorëzoi
veten te shpirtërori, atë Filotheu, i
cili i mësoi rregullat, kanonet dhe
të gjitha ushtrimet e jetës askete,
të cilat ai i përmbushi pa hezitim
dhe menjëherë filloi të agjërojë,
duke ndenjur pa gjumë, duke u
falur, duke lexuar dhe shkruar etj.
Aty Nikodhimi ndenji tre vjet.
Pastaj mendoi se ishte koha të
shlyente fajin e tij dhe vendosi dhe
u kthye në Berat pasi mori edhe
bekimin e etërve të shenjtë.
Jeta e Nikodhimit
pas kthimit në Berat
Sipas dorëshkrimeve mendohet
që Nikodhimi të jetë kthyer në qy-
tet në vitin 1714 (por mund të jetë
edhe viti 1709, ose viti 1722). Pasi u
kthye në Berat, Nikodhimi shkoi në
dyqanin ku më parë kishte ushtruar
mjeshtërinë e rrobaqepësit. Disa turq
kur e panë Nikodhimin me rroba
murgu, u habitën dhe bisedonin mes
tyre duke thënë: “Nuk është ky ai
që mohoi Krishtin, po ky ka prapë
mendimet e Krishtit …” Shenjtori
Nikodhim iu përgjigj kureshtarëve:
“Unë jam dhe jo tjetër, unë që u gë-
njeva prej jush, por tani qoftë larg
që të mohoj Krishtin, bashkë me
Krishtin do të rroj dhe për Atë do të
vdes”. Ata kur dëgjuan këto fjalë të
guximshme nga shenjti, shkuan te
qeveritari i cili e arrestoi.
Martirizimi
Martirizimi është pjesa e vuaj-
tjeve të shenjtit. E hedhin nga pallati
poshtë kalasë, por ai ra në këmbë
dhe u ngjit serish në kala, për t’iu
paraqitur guvernatorit. E rrahin, e
heqin zvarrë, duke e kapur prej flo-
kësh dhe gjymtyrësh, e rrihnin me
shkopinj, e godisnin me gurë etj,.
saqë, prej trupit të tij rridhnin rrëke
gjaku. Por dëshmori i shenjtë i
duronte plagët me trimëri dhe falej
me veten e tij. Sipas gojëdhënave,
atë ditë kur po mundohej dëshmori
i sheojtë Nikodhim, në Berat kishin
ardhur pleqësitë e fshatrave Sinjë,
SHËN NIKODHIMI, SHENJTI I BERATIT
Paftal dhe Sadovicë, për të mohuar
krishterimin, por kur panë dëshmo-
rin e shenjtë që duronte me trimëri
mundimet dhe me zë të lartë lavdë-
ronte emrin e Krishtit, u kthyen dhe
kështu këto fshatra të Shpiragut
ruajtën si besim të tyre krishterimin.
Pasi provuan torturat më të
egra ndaj dëshmorit të shenjtë Ni­
kodhim, për tri ditë rresht, duke va-
zhduar edhe për dy ditë të tjera dhe
ku u bindën se ai ishte bërë i kri-
shterë, njësh me Zotin Perëndi Jisu
Krishtin, torturuesit, më 10 korrik
1714 i prenë kryet me shpatë.
Sipas gojëdhënave, guvernatori
i befasuar nga qëndresa e Niko­
dhimit pas torturave që atij iu bënë,
mendoi që ta falte, por iu druajt
pjesës fanatike dhe rrezikut që
përbënte një veprim i tillë për të
tjerët, ndaj dha urdhër që ta ekze-
kutonin me prerje koke. Më pas
guvernatorit iu dha një shumë të
hollash për të marrë lipsanin (trupin
e vdekur), e dëshmorit të shenjtë
dhe me himne dhe psalme e varro-
sin në kishën e Zonjës Shën Mari
në lagjen “Mangalem”, si një the-
sar shumë i çmueshëm i besnikëve.
Në kishën e Shën Marisë trupi i
dëshmorit qendroi deri në periu-
dhën e Lufës Italo-greke.
Në këtë periudhë rruga që të
çonte për te kisha e Shën Marisë
ishte e ngushtë, aq sa mund të
kalonte vetëm një mushkë e ngar-
kuar, ndaj për arsye ushtarake kjo
rrugë u zgjerua saqë aty më pas

kalonin autokolonat ushtarake dhe
kisha u kthye në një kishëz, aq sa
është dhe sot. Lipsani i dëshmorit
të shenjtë Nikodhim u shpërbë dhe
eshtrat e trupit të tij u morën nga
njerëzit, të cilët i vinin në gji për
t’iu sjellë fat, ndërsa koka e tij u
mor dhe u vendos në kishën e Shën
Mihailit. Në këtë kishë koka e Shën
Nikodhimit qëndroi deri në vitin
1967, kohë kur u prishën kishat në
të gjithë vendin.
Sipas traditës kishtare njëherë
në një apo dy vjet bëheshin zgje-
dhjet e epitropëve (kujdestarëve të
kishës), të cilët jepnin dhe merrnin
në dorëzim çdo material kishtar.
Midis materialeve të tjera kokën e
Shenjtë të Nikodhimit në vitin 1967
e mori psalti Lili Koçi, i cili e fshehu
në murin e shtëpisë. I biri i Lili Ko-
çit, Llazari, që kujdesej pas vdekjes
së të atit për kokën e Shën Nikodhi­
mit, e nxori atë për litani nga muri
ku ishte fshehur në ditën e Shën Ni­
kodhimit, më lOkorriktë vitit 1991…
Në çdo 10 korrik, ditën e faljes
së Shën Nikodhimit, koka dërgohet
në kishën e Shën Mihailit. Pas 101
vjetësh nga dita e vdekjes së Shën
Nikodhimit, në vitin 1815, u bë nga
zejtaria e kujunxhinjve beratas kutia
e argjendtë me peshë 755g dhe që
nga ky vit koka e dëshmorit Shën
Nikodhim të Beratit ruhet në këtë
kuti të argjendtë.
Abedin KAJA, Jorgji BENDl