EmailFacebookKontakt

Shën Nikodhimi i Beratit

“Udhëkryqi i jetës” Shën Nikodhimi i Beratit

Shën Mëhilli (Mihaili), një ngafaltoret
e periudhës bizantine, të befason për ma-
dhështinë dhe vendndodhjen e saj në mes
guvave të kështjellës, në këmbët e së cilës
rrjedh Osumi. Aty çdo 10 korrik kremtohet
me një Liturgji Hyjnore martiri Shën Niko­
dhimi i Beratit, i cili e dorëzoi Shpirtin e Tij
në qiell, ndërsa në tokë mbeti simbol i besës
së krishterë.
Shërbesa e parë për oshënarin filloi në
datën 9 ora 18 00, ku shumë besimtarë të
ardhur jo vetëm nga lagjet, por dhe nga
gjithë dioqeza ndodheshin pranë vendit ku
mendohej ta ketë hedhur pashai turk, pasi
e torturuan dhe si për çudi ai u gjend më
këmbë, me trupin e gjakosur dhe më pas i
prenë kokën.
Të nesërmen u zhvillua Liturgjia Hyjno­
re. Ajo drejtohej nga Hirësi Ignati i ndih-
muar nga atë Petraqi dhe 2 dhjakonët.
Shërbesa e tretë u bë në mbrëmje. Edhe
pse binte shi, besimtarët kishin ardhur dhe
kishin mbushur atë mjedis që duket si një
ballkon, ku çdokush qetësohet dhe lum-
turohet kur sheh këtë qytet të krishterë
që i dha kurorën e lavdisë e të pavdekësisë
Shën Nikodhimit, që e lindi Vithkuqi.
Në të trija shërbesat Imzot Ignati për-
colli mesazhin e shenjtë të besës, ku midis
të tjerash theksoi:
“Është bërë traditë që në këtë ditë të
shënuar të na mbledhë kujtimi i neomartirit
Shën Nikodhim. Kjo ditë është dita e lav-
dërimit dhe himneve që i takojnë pavdekë-
sisë së tij. Ato si buqetë me lule i vënë ku-
rorë veprës madhështore të besës. Ai
mbeti mesazhi i përkushtimit në udhën e
Zotit. Ai u zgjua nga gjumi i mëkatit dhe u
martirizua i ndërgjegjësuar se do të vinte
pranë Zotit i pastër. Ne i themi birit të Vith-
kuqit – Shën Nikodhimi i Beratit, sepse ky
qytet i krishterë i dha kurorën e lavdisë
duke e kthyer në simbol të besës sonë.
S. Mishaxhi