EmailFacebookKontakt

Shën Nifoni, Patrik i Konstandinopojës

Nga shenjtorët e muajit
SHËN NIFONI, PATRIK 1 KONSTANDINOPOJËS
Nifoni Lindi në More të Pelo-
ponezit, në fund të shekullit XV
apo fillimi i shek. XVI. I ati i tij
ishte një fisnik shqiptar i ikur nga
Dalmacia, i quajtur Manuel, ndë-
rsa nëna e tij, Maria, ishte një fi-
snike nga Morea. Prindërit e tij
ishin të krishterë orthodhoksë të
devotshëm dhe të njohur për vir-
tytet e tyre. Në pagëzim, Nifonit
iu dha emri Nikolla. Në shkollë
mësoi shkrim e këndim dhe njo-
huri rreth historisë e Shkrimit të
Shenjtë.
Më vonë shkoi pranë një as-
keti vetmitar, që quhej Andon, i
cili, pas këmbënguljes të të riut,
e vuri në një qeli aty afër dhe i
caktoi rregullin e lutjes për ri-
shtarët. Nikolla u përpoq me gji-
thë forcat e tij që ta imitonte pla-
kun e shenjtë në një jetë lutjeje,
agjërimi dhe ushtrimi shpirtëror.
Duke parë përkushtimin e tij
plaku i shenjtë e qethi murg me
emrin Nifon.
Mbas pak kohe, vetmitari i
shenjtë Andon §eti në Zotin, por
Perëndia nuk i braktis shërbëto-
rët e tij. Nifoni dëgjoi se në qytetin
e Nartës ishte një mësues i madh
shpirtëror, i quajtur Zaharia, i cili
kishte ardhur nga Mali i Shenjtë.
Murgu athonit filloi ta mësonte
për rregullat e jetës murgjërore
të Malit Athos dhe për doktrinën
e besës orthodhokse. Por, koha e
tyre ishte shumë e vështirë për
Kishën. Për këtë arsye, Zaharia
e Nifoni menduan të shkojnë e të
predikojnë besën e vërtetë kudo
nëpër Shqipërinë e Jugut. Ata
qëndruan për disa kohë në Ohër,
ku ishte Patrikana nga vare-shin
edhe dioqezat shqiptare. Por,
meqenëse qyteti ishte nën su-
ndimin turk, u nisën përsëri për
në Shqipëri. Ata shkuan, në fillim
i në Sarandë, pastaj në Durrës, i
cili ishte një nga qendrat e
Orthodhoksisë në Shqipëri,
Në këtë kohë pjesa më e
madhe e Shqipërisë ishte Ortho­
dhokse. Tashmë dihet përkushti-
mi i familjes Kastrioti ndaj
manastireve orthodhoksë, sido-
mos atyre të Malit të Shenjtë. Kë-
shtu që Princi i Shqipërisë, Gjergj
Kastrioti, duke dëgjuar rreth
famës së madhe të Zaharisë dhe
Nifonit i thirri në Krujë. Gjergji i
priti me të gjithë nderimet. Ai i
mbajti në Krujë për një kohë të
gjatë, duke biseduar rreth fesë.
Princi kalonte një kohë të madhe,
duke biseduar me ata. Aq shumë
përshtypje i bënë Gjergj Kastriotit
dhe popullit e klerit të qytetit dy
murgjit e shenjtë, sa që Zaharinë
e bënë at shpirtëror. dhe Nifonin
e dorëzuan prift. Ndo-shta u^
dorëzua prift nga peshkopi Y
Krujës, Stefani. Edhe vetë princi
Gjergj Kastrioti kishte për
shpirtëror Zaharinë e urtë.
Mbasi qëndruan një kohë të
gjatë në Krujë, dy murgjit e she-
njtë u larguan duke u përcjellë me
shumë nderim e respekt. Ata
shkuan përsëri në Ohër. Kur su-
lltan Mehmeti II po kthehej i mu-
ndur nga Shqipëria dha urdhër
që kryepiskopi i Ohrit, Dorotheu,
bashkë me shumë klerikë të tjerë
të vendit, të internoheshin.
Mendohet se ndërmjet të
internuarve ishin edhe Zaharia e
Nifoni (disa kronika e dokumente
të tjera thonë se ata u larguan nga
Kruja për në Ohër, mbasi Kruja
ra në duart e turqve).
Pas një kohe, të dy murgjit u
larguan dhe shkuan në Malin e
Shenjtë. Mbasi ndenjën për pak
kohë në manastiret e Malit Athos,
ata shkuan përsëri në Ohër, në
manastirin e Hyjlindëses. Në atë
kohë vdiq kryepiskopi i Ohrit,
Nikolla. Të gjithë episkopët e kle-
rikët kërkuan që Zaharia të bëhej
kryepiskop, ndërsa i lumuri Ni­
fon u nis sërish për në Malin e
Shenjtë, ku u tërhoq në manasti­
rin e Dionisiut. Më vonë, të ma-
hnitur nga predikimi i shenjtit,
të gjithë episkopët e klerikët e
Selanikut kërKuan që Nifoni të
ishte kryebariu i tyre dhe ai me
vështirësi pranoi. Nifoni i lumur
u tregua një bari i vërtetë për gri-
gjën e tij dhe fama e tij u përhap
kudo.
Mbas dy vjetësh ai u ftua në
Konstandinopojë, ku u prit me
nderime të mëdha. Nifoni u gëzua
shumë kur atje pa dhe mësuesin
e tij, Zaharinë, i cili pak ditësh
ndërroi jetë dhe u varros me nde­
rime nga Nifoni. Nuk kaloi shumë
kohë, kur edhe patrikh ^eti. Të
gjithë kërkuan që Nifoni të bëhej
patrik (1486). Edhe në fronin
patriarkal ai e ruajti përunjësinë
e tij. Me shenjtërinë dhe §alët e
tij shumë mëkatarë ktheheshin
përsëri në gjirin e Kishës. Por, kjo
ndezi zëmërimin e të ligut. Ata që
nuk e donin u përpoqën ta
largonin edhe me ndihmën e au-
toriteteve osmane. Dhe kështu,
përpjekjet e shenjtit për të ruajtur
pasuritë e Kishës bënë që Su-
lltani, Bajaziti II dha urdhër të
hiqet nga froni patriarkal (1488).
Pas dy vjetësh e kërkuan përsëri
dhe Nifoni u gjend për herë të
dytë në ffonin e patrikut (1497).
Por, i ligu përsëri nuk mund ta
duronte praninë tij dhe gjeti një
(Vijon në faqen 10)

SHËN NIFONI, PATRIK I
KONSTANDINOPOJËS
(Vijon nga faqja 9)
rrugë tjetër për ta përzënë, me
ndihmë të Sulltanit, i cili dha
urdhër që patrikun e shenjtë ta
arrestonin dhe ta dërgonin në
Adrianopojë (1498). Ushtarët e
keqtrajtuan, por Perëndia i
qëndroi gjithnjë pranë. Ata e lanë
në kishën e shën Stefanit. Shenjti
falenderoi Perëndinë nga që e
lanë në kishën e martirit të parë.
Me ftesën e Vojvodës Radul
Nifoni shkoi në Vllahi, ku e pritën
me të gjitha nderimet ( rreth
1502). Por sërish, veprimtaria
shpirtshpëtuese e shenjtit tonë e
ndezi përsëri xhelozinë e djallit,
që i kundërvuri vetë Vojvodën.
Kështu, Nifoni u largua, i sho-
qëruar nga dy nxënësit e tij,
Makario dhe Josifi. Për disa kohë
ndaloi në Maqedoni dhe pastaj
shkoi në Malin e Shenjtë, në
manastirin e Vatopedit, ku u prit
me gëzim nga murgjit, të cilët
lavdëronin Perëndinë për këtë
dhuratë.
Më pas, Nifoni u largua fshe-
hurazi nga manastiri i Vatopedit
dhe shkoi e u paraqit si i panjohur
në manastirin e Dionisiut, ku
ishte një rregull, që çdo kandidat
që paraqitej për t’u bërë murg
duhej të pranonte që të bënte
punë të rëndomta, për sa të shihej
e arsyeshme nga igumeni. Kështu
Nifoni, meqënëse shkoi si i pa­
njohur, iu nënshtrua rregullit. Ai
që ishte zgjedhur tri herë patrik,
tani ruante mushkat në mal,
priste dru dhe bënte çdo lloj pune
të rëndë. Por, një mrekulli e Shën
Joan Pagëzorit, cili ishte
mbrojtësi i këtij manastiri, bëri që
të zbulohej se kush ishte.
Nifoni vazhdoi të jetonte me
përunjësi dhe t’i shërbente të
gjithëve, duke ndjekur she­
mbullin e Zotit të tij të dashur, që
erdhi për të shërbyer dhe jo për
t’u shërbyer. Ai i mësonte të gjithë
me shembullin e tij. Asketët dhe
murgjit e Malit të Shenjtë e
mësuan që drita e Orthodhoksisë
gjendej midis tyre, kështu që çdo
të djelë dhe të kremte manastiri
mbushej plotë me murgjit e etur
për mësimet e shenjtorit. Ai bëri
edhe shumë mrekulli.
Duke ndriçuar me mësimet,
shembullin dhe mrekullitë e tij,
shën Nifoni iu afrua të 90-tave.
Duke e mësuar më parë ditën e
vdekjes, ai i thirri të gjithë vël-
lezërit dhe i nxiti që t’i ndiqinin
me vigjilencë rregullat tradicio-
nale të jetës murgjërore dhe të
luftonin me zell që të gjykoheshin
të denjë për Mbretërinë e Qiejve.
Pastaj, Nifoni mbasi i bekoi
dhe iu kërkoi ndjesë për çdo faj
që mund të kishte bërë ndaj
ndonjërit, dhe mbasi mori
Kungatën e Shenjtë, dha shpirtin
e tij në duart e Zotit, në 11 gusht
të vitit 1508.
Arka e lipsanit të Shën
Nifonit u kthye në një burim të
pareshtur shërimesh. Koka e
Shenjtit ndodhet sot në ka-
tedralen e Krajovës në Rumani.
Ndërsa në manastirin e Dionisiut,
përveç pjesës tjetër të lipsanit,
ruhet edhe sakoja dhe shkopi i tij
baritor.