Shën Martini bën pjesë në grupin e omologjetëve, domethënë atyre shenjtorëve që u martirizuan për Krishtin, por nuk vdiqën gjatë torturave.
Martini e kishte prejardhjen nga Italia e Mesme. Fillimisht ishte përfaqësues i Kishës së Italisë në Konstandinopojë, ku vuajti nga Patriku Pavli i Dytë, i cili qe heretik monotelitist.
Në vitin 649 u caktua prelat i Kishës së Romës. Po atë vit thirri Sinodin në Lateran, i cili, duke pasur si flamurtar Omologjetin e Shenjtë Maksimin, dënoi monotelitizmin dhe udhëheqësit e tij, si dhe politikën e lëkundur kishtare të ndjekur nga Perandori i Romës Kostant i Dytë (641-668).
Ky i fundit u zemërua jashtë mase me Shenjtorin dhe, i nxitur edhe nga Patriku Pavël, mundi të sjellë episkopin (viti 653) në qendrën e Perandorisë, ndonëse gjendej i sëmurë rëndë në shtrat. E dënuan me vdekje për komplot politik, por, pastaj, pasi e kaluan përmes poshtërimesh e torturash, e internuan në Hersonë të Krimesë, ku edhe mbaroi më 16 shtator të vitit 655. Shenjti shkroi letra, disa prej të cilave janë ruajtur.
Kremtohet më 16 shtator, si dhe më 13 prill.
At Ju.