EmailFacebookKontakt

Shën Kozmai thotë

Shën Kozmai thotë:

“Po, jam shërbyes i Zotit tonë Jisu Krisht që u kryqëzua. Dhe jo se unë jam i denjë për të qenë shërbyes i Krishtit, por Krishti im më pranoi nga dhembshuria e Tij.

Krishtin tonë, pra, o vëllezërit e mi, besoj, lavdëroj dhe i falem. Krishtit tonë i lutem të më pastrojë nga çdo mëkat shpirtëror e trupor. Krishtit i lutem që të më forcojë të mposht të tre armiqtë: botën, trupin dhe ngasjen. Krishtit tim i lutem të më bëjë të denjë të derdh edhe unë gjakun tim për dashurinë e tij, sikurse e derdhi edhe Ai për dashurinë time. Sikur të ishte e mundur, o vëllezërit e mi, të ngjitesha në qiell e të flisja me zë të lartë e t’i thosha tërë botës se vetëm Krishti i ynë është Biri dhe Fjala e Perëndisë dhe Perëndi e Vërtetë dhe jeta e të gjithëve, do ta bënja me gjithë zemër. Dhe meqë është e pamundur të bëj këtë gjë të madhe, bëj këtë punë të vogël dhe shëtis vend më vend dhe mësoj vëllezërit e mi, sipas fuqisë, jo si mësues, por si vëlla. Mësues është vetëm Krishti i ynë”.

Marrë nga libri, “Kozmai nga Etolia”