EmailFacebookKontakt

Shën Kozmai për misionin e të krishterit

“Duke studjuar Ungjillin e shenjtë dhe hyjnor, kam gjetur shumë mësime të cilat janë perla, diamante, thesare, pasuri, gëzim dhe kënaqësi. Midis të tjerash, kam gjetur edhe mësimin ku Krishti na thotë: ‘asnjë i krishterë, qoftë burrë a grua, nuk duhet të kujdeset vetëm për veten, se si mund të shpëtojë, por duhet të kujdeset gjithashtu edhe për vëllezërit dhe motrat e tij, që ata të mos bien në mëkat’.”

“Nëse do të mund të ngjitesha në qiell dhe të thërrisja me zë të madh, t’i predikoja botës mbarë se vetëm Krishti është Biri dhe Fjala e Perëndisë, Perëndia i vërtetë dhe jeta e të gjithëve, do ta kisha bërë. Por, per shkak se nuk mund ta bëj këtë gjë të madhe, bëj këtë të voglën. Shkoj nga një vend në tjetrin dhe i mësoj vëllezërit e mi, jo si mësues, por si vëlla.”

“A na ka dhënë Zoti pasuri? Eshtë detyra jonë të hamë e të pimë aq sa na mjafton dhe të kemi rroba aq sa na duhen. Ato që ngelen duhet t’i ndajmë për të varfërit. Perëndia nuk na ka dhënë pasuri me qëllim që ne të hamë e të pimë me teprim dhe të bëjmë rroba të shtrenjta e të ndërtojmë shtëpi madhështore, ndërsa të varfërit vdesin nga uria. E pra, e tillë është detyra jonë. Kuptojeni këtë. Që sot veproni kështu dhe do të shpëtoheni.”