Shën Kozmai mbetet edhe sot mjaft i gjallë dhe i pranishëm jo vetëm në kremtimet, por edhe në shpirtin dhe në ndërgjegjen e besimtarëve në veçanti dhe atë popullore në përgjithësi. E dëshmon këtë jo vetëm numri i madh i mreku- llive të shenjtit apo pelegrinazhet dhe kremtimet e shumta në manastrin kushtuar atij (ndërtuar me kujdesin e Ali Pashës), por edhe prania e tij në jetën e përditshme të besimtarëve nëpërmjet lutjeve që i drejtohen shenjtit, rrëfimit të “bëmave” e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma, që mbajnë qindra e qindra vetë të të gjitha mo- shave.
Por, megjithë këto merita të shenjtit, që i kanë theksuar edhe hierarkët e klerikët e Kishës sonë që nga krijimi i saj, përsëri kohët e fundit kemi asistuar në sulme të verbra ndaj kujtimit të tij, të cilat prekin rëndë besimin dhe ndërgjegjen e besimtarëve. Mbase, rezultati kryesor i veprës së tij – ndalimi i islamizimit të të krishterëve ortho- dhoksë-, nuk mund të kapërdihet dot edhe pas dy shekujsh nga pasardhësit e atyrë që duke i marrë jetën e ngritën në lartësitë e shenjtërimit.
Po botojmë me rastin e të kremtes së tij dy pjesë nga Fortlumturia e Tij Kristofori (Kissi) dhe teologu i shquar Dhimitër Beduli, ku jepen vlerësime për këtë figurë të ndrishme të besimit tonë orthodhoks.
Posi një nga kometat, që nga një kohë në tjetër shfaqen në kupën e qiellit, derdhin dritë të shkëlqyeshme dhe zhduken shpejt, kështu prezantohet përpara nesh dhe fytyra e ndri- tshme e Shën Kozmait.
Ky Shenjt nuk ishte nga ata fetarë e kallogjerë të paditur e mendjengushtë, që të ngjitur në letra të vdekura, harrojnë frymën e vërtetë të besimit fetar. Ai ishte një njeri me kulturë dhe me horizont mendor të gjerë dhe, natyrisht, me mendime fetare të larta.
Kjo gjë duket qartë si nga veprat ashtu dhe nga jetëshkrimi i tij, i shkruar në origjinal prej një admiruesi të tij. Këto na japin të kuptojmë se Shën Kozmai ishte njeri me vullnet të fortë dhe me aktivitet të palodhur. Në ato kohëra të zorshme të frikës ai, me mundime të mëdha dhe me rreziqe të patregueshme, shëtiti anembanë Shqipërinë; derdhi pasurisht dritën dhe mësimet e tij të çmueshme, dhe u përpoq që të forconte, të inkurajonte popullin e dëshpë- ruar. Me anën e këtij aktiviteti mundi ta shpëtojë dhe ta përmbajë.
Po si ia arriti vallë këtij qëllimi?
Duke përhapur dritën në popull, duke çelur shkolla gjithkund dhe duke bindur popullin që t’i mbante këto me çdo therori. Dhe kjo është merita e tij më e madhe.
Kurrë, kurrë! Inteligjenca e Lartë që drejton gjithësinë e pajisi njeriun me arsye, që është zbulimi i vërtetë, një shkëndijë e dritës së tij të amëshuar. Mbi atë dritë, pra, të rrjedhur prej Atij vetë duhet të bazohet çdo besim.
Fe nuk janë zakonet dhe supersticionet prapanike, po sjellja e mirë, sinqeriteti dhe nderi në relacionet dhe shoqi-shoqin. Fe është të bësh detyrën, t’i shërbesh njëri-tjetrit; Fe sidomos është të bëhesh theror për të mirën e përgjith- shme, për atdheun. Këto janë shenjat e thjeshta dhe të gjalla të fesë, dhe në to na udhëheq ar- syeja, e ndriçuar nga mësimi.
Ja përse Shën Kozmai punoi për t’i frymë- zuar popullit këto parime të larta; ja përse ai u përpoq që të përhapte dritën, të çelte shkolla
Këto parime ai i vërtetoi dhe me shembullin e tij të bukur dhe sidomos me mbarimin heroik, duke ofruar jetën e vet si theror në altarin e idealit që ndiqte.
Urojmë që ajo fytyrë kaq e ndritshme të qëndrojë gjithnjë e gjallë përpara syve tanë dhe të na kujtojë gjithmonë karakterin e lartë të Fesë që është: Humanimi dhe theroria, drita dhe përparimi.
+Kristofor Kissi
(Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës sonë)
Shën Kozmai mbetet edhe sot mjaft i gjallë
dhe i pranishëm jo vetëm në kremtimet, por edhe
në shpirtin dhe në ndërgjegjen e besimtarëve
në veçanti dhe atë popullore në përgjithësi. E
dëshmon këtë jo vetëm numri i madh i mreku-
llive të shenjtit apo pelegrinazhet dhe kremtimet
e shumta në manastrin kushtuar atij (ndërtuar
me kujdesin e Ali Pashës), por edhe prania e tij
në jetën e përditshme të besimtarëve nëpërmjet
lutjeve që i drejtohen shenjtit, rrëfimit të “bëmave”
e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma,
që mbajnë qindra e qindra vetë të të gjitha mo-
shave.
Por, megjithë këto merita të shenjtit, që i kanë
theksuar edhe hierarkët e klerikët e Kishës sonë
që nga krijimi i saj, përsëri kohët e fundit kemi
asistuar në sulme të verbra ndaj kujtimit të tij,
të cilat prekin rëndë besimin dhe ndërgjegjen e
besimtarëve. Mbase, rezultati kryesor i veprës
së tij – ndalimi i islamizimit të të krishterëve ortho-
dhoksë-, nuk mund të kapërdihet dot edhe pas
dy shekujsh nga pasardhësit e atyrë që duke i
marrë jetën e ngritën në lartësitë e shenjtërimit.
Po botojmë me rastin e të kremtes së tij dy
pjesë nga Fortlumturia e Tij Kristofori (Kissi)
dhe teologu i shquar Dhimitër Beduli, ku jepen
vlerësime për këtë figurë të ndrishme të besimit
tonë orthodhoks.
Posi një nga kometat, që nga një kohë në
tjetër shfaqen në kupën e qiellit, derdhin dritë
të shkëlqyeshme dhe zhduken shpejt, kështu
prezantohet përpara nesh dhe fytyra e ndri-
tshme e Shën Kozmait.
Ky Shenjt nuk ishte nga ata fetarë e
kallogjerë të paditur e mendjengushtë, që të
ngjitur në letra të vdekura, harrojnë frymën e
vërtetë të besimit fetar. Ai ishte një njeri me
kulturë dhe me horizont mendor të gjerë dhe,
natyrisht, me mendime fetare të larta.
Kjo gjë duket qartë si nga veprat ashtu dhe
nga jetëshkrimi i tij, i shkruar në origjinal prej
një admiruesi të tij. Këto na japin të kuptojmë
se Shën Kozmai ishte njeri me vullnet të fortë
dhe me aktivitet të palodhur. Në ato kohëra të
zorshme të frikës ai, me mundime të mëdha
dhe me rreziqe të patregueshme, shëtiti
anembanë Shqipërinë; derdhi pasurisht dritën
dhe mësimet e tij të çmueshme, dhe u përpoq
që të forconte, të inkurajonte popullin e dëshpë-
ruar. Me anën e këtij aktiviteti mundi ta shpëtojë
dhe ta përmbajë.
Po si ia arriti vallë këtij qëllimi?
Duke përhapur dritën në popull, duke çelur
shkolla gjithkund dhe duke bindur popullin që t’i
mbante këto me çdo therori. Dhe kjo është
merita e tij më e madhe.
Kometë në kupën e qiellit
Si një njeri me kulturë të e gjerë ai e dinte
që kjo ishte e vetmja udhë për të formuar në
shpirtin e popullit një fetarizmë, jo të dukshme,
po të gjallë, të thjeshtë dhe të çliruar nga
paragjykimet.
Eshtë e vërtetë! Pa dije nuk mund të
ekzistojnë dhe idetë fetare të thjeshta. Padija
është rrënja e shumë ligësive; po më tepër ajo
është nëna e supersticioneve të errëta.-
S’ka dhe s’mund të ketë besim dhe kult fetar
të pastër pa mësim.
Le të hedhim një vështrim të popullin tonë.
Me hidhërim do të vërejmë se është degjeneruar
në një shumicë të tij ideja fetare dhe gjer në
ç’gradë ajo e ka humbur karakterin e saj të lartë
dhe influencën bamirëse. Ajo në vend që të jetë
burim aktiviteti të gjallë, të shfaqur në vepra të
hijshme, ne njerëzillëk, përkundrazi krijon në
shpirtin e tij paralogjizma të rrezikshme.
Për një të paditur Fe domethënë ceremonira,
zakone dhe formalitete. Atij i duket se kur mban
këto, i ka mbaruar të gjitha detyrat fetare. Këto
supersticione, trashëgim i një të shkuare të gjatë,
që kanë pushtuar shpirtin e një shumice të popu
llit, i përngjajnë Hidrës mitologjike, së cilës, kur
i pritej një kokë, mbinte në vendin e saj një tjetër.
Po është vallë kjo Feja e vërtetë? Janë Fe
supersticionet e paarsyeshme e të errëta?
Kurrë, kurrë! Inteligjenca e Lartë që drejton
gjithësinë e pajisi njeriun me arsye, që është
zbulimi i vërtetë, një shkëndijë e dritës së tij të
amëshuar. Mbi atë dritë, pra, të rrjedhur prej
Atij vetë duhet të bazohet çdo besim.
Fe nuk janë zakonet dhe supersticionet
prapanike, po sjellja e mirë, sinqeriteti dhe nderi
në relacionet dhe shoqi-shoqin. Fe është të bësh
detyrën, t’i shërbesh njëri-tjetrit; Fe sidomos
është të bëhesh theror për të mirën e përgjith-
shme, për atdheun. Këto janë shenjat e thjeshta
dhe të gjalla të fesë, dhe në to na udhëheq ar-
syeja, e ndriçuar nga mësimi.
Ja përse Shën Kozmai punoi për t’i frymë-
zuar popullit këto parime të larta; ja përse ai u
përpoq që të përhapte dritën, të çelte shkolla
Këto parime ai i vërtetoi dhe me shembullin
e tij të bukur dhe sidomos me mbarimin heroik,
duke ofruar jetën e vet si theror në altarin e
idealit që ndiqte.
Urojmë që ajo fytyrë kaq e ndritshme të
qëndrojë gjithnjë e gjallë përpara syve tanë dhe
të na kujtojë gjithmonë karakterin e lartë të Fesë
që është: Humanimi dhe theroria, drita dhe
përparimi.
+Kristofor Kissi
(Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës sonë)