EmailFacebookKontakt

Shën Kozmai i Etolisë (24 gusht)

Shën Kozmai i Etolisë (24 gusht)
Mësues i flaktë i Kishës, i ba-
rabartë me apostujt. Emrin e pagë-
zimit e kishte Konsta. Lindi më
1714, në një fshat të Etolisë (kra-
hinë përballë Patrës) nga prindër
shpresëtarë – babai, tezgjahist, e
kishte origjinën nga Epiri.
Në moshë të re u emërua më-
sues në Nafpakti (qytet përballë
Patrës) dhe më pas u arsimua
kryesisht në shkollën e Athonia-
dhës, në Malin e Shenjtë.
Më 1759 qethet murg në ma­
nastirin e Filotheut në Mal të
Shenjtë. Gjithashtu dorëzohet prift.
Gjendja e rajasë është e dësh-
përuar. Errësirë e dendur paditu-
rie, privime, gjindja e egërsuar,
shtypje, taksa të padurueshme,
kështu që fshatra të tërë islami-
zohen! Besimi rrezikohet! Atë
Kozmai nuk qetësohet, derisa ve-
ndos të kujdeset për vëllezërit e
tij. Në moshën 46 – vjeçare shkon
në Konstandinopojë dhe merr nga
patriku leje për predikim.
Në njëzet vjetët e tjerë të jetës
së tij udhëton në mënyrë të habit-
shme midis Konstandinopojës,
ishujve të Egjeut, Peloponezit, ishuj-
ve të Jonit, Serbisë dhe Shqipërisë.
Predikon këmbënguljen në Or-
thodhoksi dhe si shenjë të dukshme
të saj, mbajtjen e pushimit të së
dielës. Për këtë vjen në konflikt me
hebrenjtë, të cilët bënin tregti të die-
lën. Thekson dashurinë praktike,
lufton pamoralshmërinë dhe evi-
denton kuotën madhështore të
virtytit dhe të dëlirësisë.
Këshillon arsimin dhe lufton për
të, duke ngritur më shumë se dyqind
shkolla, numër fantastik për kushtet
e atëhershme. E bën zakon të thotë:
“Shkolla hap kishat”. Profetizon pa
gabuar dhe bën mrekullira.
Populli, komitët e respektojnë
thellësisht dhe islamizimet reshtin.
Por hebrenjtë e urrejnë, u japin para
turqve, të cilët megjithëse e vlerë-
sojnë, lëshojnë pe dhe vendosin
vdekjen e tij. E varin në një pemë më
24 (ose 4). 8. 1779 në Berat dhe
pastaj e hedhin në lumim Osum.
Ali Pasha i Tepelenës ndërton
me shpenzimet e tij një kishë po-
zante, në Kolkondas, pikërisht në
vendin ku u nxor dhe u varros trupi
i tij, duke i dhënë kështu masën e
vlerës hierodëshmorit. Konsidero-
het si mbrojtës i arsimit.
Kozma, rrjedh nga greqishtja,
kozmos = stoli ose bota, e cila është
një stoli e madhe.