Shën Joan
Vladimir, Elbasan
Pushime në një atmosferë
shpirtërore të krishterë
Afër fundit të dishezës,
kur zbret drejt qytetit të
Elbasanit, të tërheq vëme-
ndjen gjelbërimi i fshatit
Shën Jon, i cili e ka marrë
emrin nga Manastiri i
Shekullit të XI, kushtuar
shenjtorit të njohur (Shën
Joan Vladimirit). E gjithë
toka rrotull ka qenë pronë e
kishës, por u shpërnda sipas
ligjit të vitit 1991, duke mbe-
tur vetëm ajo që kontrollohej
(Vijon në faqen 8)
Pamje nga menca e hampit
Pushime në një atmosferë shpirtërore të krishterë
(Vijon nga faqja 7)
nga shteti: reparti ushtarak
dhe Rezervat. Me ndryshimet
në strukturat e Ministrisë së
Mbrojtjes, pas vitit 1997 u
parashikua mbyllja e këtij re
parti, për të cilin menjëherë
u hapën orekse të paligjshme.
Ishin vetë banorët orthodho-
ksë të fshatit që i frenuan e
madje u përballën me ele-
mentë negativë, që u përpo-
qën të okuponin me forcë
godinat e mbetura… Sot, kjo
periudhë ngjan sikur ka
kaluar dhe në mjediset e Ma-
nastrit ka marë jetë një
kamping vajzash me emrin
“Bariu i Mirë”.
Kushdo që e ka parë si
ishte pjesa rreth rrënojave të
Kishës vetëm pak muaj më
parë, nuk do t’u besonte syve
për transformimet e bëra në
një kohë të shkurtër. Për të
bujtur vajzat orthodhokse
nga e gjithë Shqipëria janë
ndërtuar mjedise moderne e
të pajisura me të gjitha gjërat
Pamje e pjesshme e kampingut të vajzave
e nevojshme. Gjithashtu,
edhe territori është siste-
muar, është siguruar uji e
ndriçim i vazhdueshëm etj.
Mëngjeset fillojnë me shë-
rbesat, për të vazhduar pa-
staj me veprimtari të ndry-
shme, që e mbushin të gjithë
ditën. Vend të veçantë, siç
është e kuptueshme, zë stu-
dimi e njohja e Fjalës së Pe-
rëndisë, katekizmi, por edhe
vënia e saj në jetë, siç janë
vizitat në Spitalin Psikiatrik,
për të ndihmuar të sëmurët,
punamefëmijëtefshatit etj.
Gjithashtu, vajzat i bëjnë
vetë shërbimet e pastrimet e
më pas kryejnë punëdore ose
mësojnë të bëjnë krijime të
vogla në mozaik me tema fe-
tare. Jo pak vend zënë edhe
veprimtaritë rikreative, si
sporti, lojërat e ndryshme etj.,
ndërsa kënga nuk u hiqet nga
buzët gjithë ditën. Ato kanë
bërë edhe ekskursione, si në
Drilon e Pogradec, ku kryen
një Liturgji Hyjnore në Ki-
shën re dhe të bukur të Ngja-
lljes. Fajzat pritën me gëzim
ardhjen midis tyre të Fortlu-
mturisë së Tij Anastasit, i cili
në datë 8 gusht celebroi
Liturgjinë Hyjnore në Kishën
e Manastirit dhe më pas
vazhdoi një bashkëbisedim të
ngrohtë e prindëror me të
rejat pjesëmarrëse.
Kampingu u nda në tri
faza: 12-24 korrik, ku morën
pjesë vajza me moshë 15 -18
vjeç; 26 korrik – 9 gusht,
vajzat me moshë 18 – 25 vjeç
dhe në turnin e fundit, 12-22
gusht të voglat me moshë 12-
-15 vjeç.
Korresp i “Ngjalljes”