EmailFacebookKontakt

Shën Joan Pararendësi

SHEN JOAN PARARENDESI
Krishti ynë lumëroi shu-
më njerëz apo grupe
njerëzish. Por për personin e
Shën Joan Pararendësit
thurri lavdi të veçantë pasi e
renditi mbi çdo njeri tjetër.
Fjalët e Krishtit për Pararen-
dësin janë: “…nga ata që u
lindën prej grash nuk u ngrit
asnjë më i madh se Joan
Pagëzori…”.
Një lavdi e tillë një njohje
dhe nderim i tillë, nuk iu bë
askujt, asnjëherë, por vetëm
Shën Joan Pagëzorit.
Meqenëse vetë Krishti e
nderoi dhe e lavdëroi, është e
natyrshme ta nderojë Kisha
jonë, ne të gjithë bashkë dhe
secili më vete.

Nga Kisha nderohet në
disa mënyra:
– Prifti pret pjesë të ve-
çantë “të profetit të nderuar
dhe të lavdëruar Parare-
ndësit dhe Pagëzorit Joan” në
Proskomidhi çdo herë kur
kryet Liturgjia Hyjnore.
– Ndërton kisha për nder
të tij dhe me emrin e tij.
– Vendos trajtën e tij të
Shenjtë nëpër ikona të cilat
nuk mungojnë në ikonostaset
e asnjë kishe. Veçanërisht
paraqitet bashkë me të
Tërëshenjtën në tipin e njohur
ikonografik të Lutjes së Vogël.
– Psal himne dhe gjitha-
shtu çdo ditë të Martë ia
përkushton atij.
– Festat kushtuar Shën
Joanit janë shpërndarë gjatë
gjithë kalendarit të kremtimit të
festave fetare dhe së fundi
ekzistojnë mjaft fjalime lavdë-
ruese përnder të tij.
Pararendësi i nderuar
është:
a. Profet
Të shumtë ishin profe-tët
që folën për ardhjen e Krishtit.
I fundit prej tyre ishte Shën
Joani. Ai, jo vetëm profetizoi
për Zotin, por edhe u denjë-
sua ta shohë dhe ta pagëzojë
në Joardan. Në lidhje me këto
tropari përmend:
“U cilësove, ndër pro-
fetët më i nderuari, se u de-
njësove në ujërat e Jordanit
të pagëzosh Atë të Cilin
predikoje, Krishtin”. Him-
nografia e karakterizon të
nderuar ndër profetët, titull të
cilin e takojmë në Dhiatën e
Re. Babai i tij, Zaharia, pasi i
dha emrin dhe ndërsa po i
vinte përsëri zëri tha: “… do
të quhesh profet i të Tejlartit,
sepse do të shkosh para Zotit
për t’ia përgatitur udhët”.
(Luk. 1:76). Këtë emër do ta
vërtetojë më pas Krishti: “Por
ç’ka atëherë dolët të shihni?
Një profet”? (Luk 7:26).
b. Pararendës
Për Joanin ekzistonte një
profeci, ajo e Malakisë (3:1).
“Ja unë dua të dërgoj të dër-
guarin tim. Ai do ta bëjë gati
udhën para meje. Dhe paprit-
mas do të vijë në Shenjtëroren
e vet. Zotëruesi që ju e kërko-
ni dhe engjëlli i besëlidhjes që
ju e dëshironi. Ja ai po vjen, –
thotë Zoti i ushtrive”.
Kjo profeci e cila për-
mendet nga ungjillorët Mate
dhe Luka, u realizua në
fytyrën e Joanit. Joani është
“Engjëlli” i cili u dërgua para
Zotit që të parapërgatitë
rrugën e ardhjes së Tij. Pran-
daj edhe quhet Joan Pararen-
dësi.
Fjala “Engjëll” këtu ka
kuptimin e lajmprurësit. Vetë
kjo fjalë dhe jeta e tij engjë-
llore i jep të drejtë himnografit
ta paraqesë dhe ta karakte-
rizojë Joanin si “Engjëll
tokësor”.
Për të njëjtën arsye,
ajiografi i Kishës sonë e
paraqet me flatra Engjëlli
“Shpendin e shkretëtirës”.
Joani i hapi rrugën Zotit to-
në Shpëtimtar. U bë para-
rendës për të gjallët, por edhe
për të vdekurit të cilët
gjithashtu i përgatiti të pra-
nojnë Krishtin. Kjo thekso-
het përsëri në troparin e tij:
“Gëzohu Pararendës, para-
përgatite rrugën që dhe në
Ferr të shfaqet i sapolinduri
Perëndi”.
c. Pagëzor
Detyra e Joanit në shkre-
tëtirën e Jordanit ishte të fto-
nte në pendim turmat e nje-
rëzve që të mundnin të pra-
nojnë ardhjen e Shpëtimtarit.
Prandaj dhe predikimi i tij
ishte: “Pendohuni, po afron
Mbretëria e Qiejve”. (Mat.
3:2). Të gjithë sa pranonin
predikimin e tij, e ndiqnin dhe
ai i pagëzonte në lumin Jor­
dan, ndaj dhe u quajt Pagëzor.
Judenjtë shkonin në Jor­
dan pranë Joanit. Por për-
derisa me emrin Joan ishin
shumë, për t’u dalluar nga të
tjerët, e quajtën “Pagëzor”.
Kur më pas pagëzoi Krishtin
ky emërtim u kthye në emër
nderi. Megjithatë ungjillor
Mateu tregon, se ai ruan
famën në popull kur thotë:
“Në atë ditë u duk Joan
Pagëzori duke predikuar në
shkretëtirën e Judesë”. (Mat.
3:1).
Himnografi i shënjtë i jep
një karakterizim të veçantë
Joanit me një tropar të këngës
së gjashtë të sinaksit: “Të
njohim si Profet të fundit, si
ndërmjetës i së vjetrës dhe së
resë, të shpallim pagëzor edhe
pararendës të Shpëtimtarit
Krisht”.
d. Martir
Shën Joani është profet i
Krishtit, pararendës i tij,
Pagëzor. Megjithë këto
karakterizime e njohim edhe
nga përkujtimoret e shërbe-
save të shenjta. Por Joani
është edhe martir dhe këtë e
vërtetoi së fundi. Ashtu si
edhe profetët e tjerë, Joani
pati fund martirik, iu pre koka.
Me fundin e tij vulosi dhe
vërtëtoi, veprën, prezencën
dhe pjesëmarrjen e tij në
planin mistik të ekonomisë së
Perëndisë dhe të shpëtimit të
Botës.
Kremtimet e festave të
Pararendësit.
23 Shtator – Arrestimi i
Pararendësit.
29 Qershor – Lindja e Joan
Pararendësit.
7 Janar – Mbledhja e Shën
Joanit.
29 Gusht – Prerja e Kokës
së Shenjtë.
24 Shkurt – Gjetja e parë
dhe e dytë e kokës së shenjtë
të Pararendësit.
25 Maj – Gjetja e tretë e
Kryes së Shën Joan
Pararendësit.
23 Korrik – Mbledhja në
Olimp.