EmailFacebookKontakt

Shën Joan i Shkallës

(e Diela e 4-t e Kreshmës së Madhe)

uk mund ta them me siguri dhe saktësi se cili qytet e lindi dhe e rriti këtë burrë hyjnor, para jetës së tij asketike dhe plot për- pjekje. Por qytetin në të cilin jeton tani, që e ushqen me ambrozi, e ka njohur para nesh Apostull Pavli. Sepse është e sigurt, edhe ava Joani gjendet tani në atë Jerusalemin mbiqiellor, ku ekziston kisha e të parëlindurve, “ku ndodhet jeta e tyre në qiej”….

Ky atë oshënar, në moshën gjashtëmbë- dhjetëvjeçare ia ofroi Krishtit veten e tij si “një sakrificë të pëlqyeshme dhe të pranueshme” duke u futur në zgjedhën e jetës murgërore në Malin Sina. Nga ky qëndrim, në një vend të dukshëm, ai ecte drejt Perëndisë së padukshëm.

Dhe jeta e tij në vend të huaj e ndoqi nga pas si mbrojtëse e të rejave shpirtërore, d.m.th. të virtyteve të shpirtit. Me këtë jetë në dhe të huaj, ai e largoi nga vetja të gjithë arrogancën e pafytyrë dhe veshi përulësinë e hijshme. Kështu qysh në hyrjen e tij në murgjëri, dëboi demonin e vetëpëlqimit dhe të vetëbesimit. Ai u nënshtrua dhe ia besoi shpirtin e tij, atit të tij shpirtëror në Krishtin, njëlloj si një timonieri të shkëlqyer anijeje dhe kështu, pa rrezik, udhëtoi udhëtimin e rrezikshëm dhe plot me shtrëngatë të jetës së tanishme.

Aq shumë vdiq për botën dhe për vullnetin e tij personal, saqë dukej sikur kishte një shpirt pa logjikë dhe pa vullnet dhe krejt të huaj për prirjet dhe dëshirat natyrore. Edhe pse para kësaj “paditurie” qiellore, kishte arritur të fi- tonte urtësinë enciklopedike të botës – gjë e çu- ditshme, sepse zakonisht kryelartësia e diturisë së botës e dëbon larg përulësinë në Krishtin.

Pasi u soll në këtë mënyrë për nëntëmbë- dhjetë vjet rresht dhe u zbukurua me arritjet e nënshtrimit të lumur, kur ati i tij shpirtëror i

shenjtë ishte larguar nga kjo jetë, atëherë u fut në betejën e jetës hezikaste, duke mbajtur në dorë si armë të fuqishme, uratat e shenjta të atit të tij shpirtëror, për të shkatërruar me ato fortesat e Satanait. Ai zgjodhi palestrën e jetës asketike në distancën e pesë stadeve (d.m.th. të tetë kilometrave), nga Kisha qendrore e manastirit, në vendin e quajtur Tolas, dhe kaloi në atë vend dyzet vjet, pa dembelizëm dhe negli- zhencë, duke u djegur gjithmonë nga dashuria e pandërprerë dhe flaka e Dashurisë Hyjnore.

Por cili është i denjë të përshkruajë dhe lavdërojë me fjalë, mundimet e shumta që derdhi oshënari në atë vend? Si mund të bëhen të njohura të gjitha ato mundime, që u mbollën në mënyrë të padukshme, pa i parë njeri tjetër? Por duke marrë si pikënisje disa prej arritjeve

të tij të njohura, le të njihemi me jetën e shenjtë të këtij oshënari të madh.

Ai hante nga të gjitha ushqimet që u lejohen murgjve, por shumë pak. Kështu me shumë ur- tësi ai dërrmonte përbindëshin e kryelartësisë dhe të egoizmit të shfrenuar. Sepse me ushqimin e paktë, ai e hidhëronte me të gjitha mënyrat zotërinë e pashtruar dhe inatçor, barkun dhe bashkë me privimin thoshte: “Pusho pefimozo”, e në këtë mënyrë mbyllte gojën e tij. Dhe me faktin, që hante pak nga të gjitha ushqimet, ai mposhtte dhe nënshtronte tiraninë e lavdida- shjes. Për më tepër me vetminë e plotë dhe me shmangien e takimeve të ndryshme me persona të tjerë, ai shuante zjarrminë dhe furrën e dëshi- rës trupore, derisa e bënte njëherë e mirë pluhur dhe e vinte në letargji.

…Me bërjen të vdekur të çdo preokupimi pasionant, ndoshta edhe me ndonjë shijim të të mirave të palëndshme dhe qiellore, ai shkëputi vargonjtë e hidhërimit. Më parë kishte vrarë me shpatën e bindjes, zemërimin tiranik. Me trupin e tij, që nuk dilte jashtë dhe akoma më tepër me fjalën, që nuk dilte prej gojës së tij, ai vrau shushunjën e lavdidashjes, që e shtrin kudo rrjetën e saj si të merimangës.

Pra, çfarë mbeti?

Fitorja dhe çmimi kundër armikut të tetë, pra pastrim i plotë prej kryelartësisë që i kundër- vihet Perëndisë. Ai e filloi këtë pastrim me bindjen, si një Beselil tjetër, që e përsosi Zoti i Jerusalemit qiellor, që erdhi personalisht dhe lartësoi përulësinë kundër kryelartësisë, pa të cilën është e pamundur të mposhtet djalli dhe banda e tij.

Nga parathënia e librit
“SHKALLA”