EmailFacebookKontakt

Shën Joan Gojarti: triumfi i dashurisë hyjnore

Nuk ka pengesë ndaj së
cilës të mos triumfojë dashuria
hyjnore: kjo dashuri, aty ku
ekziston, mposht të gjitha
vështirësitë. As hekuri, as
zjarri, as varfëria, as sëmu-
ndjet, as vdekja, asnjë nga pro-
vat e tjera nuk shfaqet e tme-
rrshme përpara atij që është i
përqafuar nga kjo dashuri; ai
do të argëtohet me të gjitha
vështirësitë, do të nisi flutu-
rimin e tij drejt qiellit dhe do
të mendoj veçse për banorët e
qiellit. As qielli, as toka, as
detrat nuk do ta ndalojnë shi-
kimin e tij; vetëm një gjë do të
tërheqë vëmendjen e tij, lavdia
dhe bukuria e Perëndisë, të
cilat i shfaqen në një mënyrë
të tillë, sa që kënaqësitë dhe
gëzimet e këtu-poshtme do të
duken aq të pandjeshme, si-
kundër dhe hidhërimet e kësaj
jete.
Të duam si kjo dashuri, me
të cilën asgjë nuk krahasohet;
të duam për të ardhmen ose
më mirë, për shkak të vetë
kësaj dashurie. Me këtë më-
nyrë, ne mënjanojmë ndëshki-
met e tokës ato të së ardhmes;
me këtë mënyrë ne do të zëmë
vend në Mbretërine e Qiejve.
Si përfundim, as përja-
shtimi nga skëterra, as ve-
ndosja në mbretërinë e qiellit
nuk janë asgjë, po të kr-
ahasohen me lumturinë e të
qënit i dashuruar me dhe prej
Krishtit.
Në qoftë se një dashuri e
shpërndarë tek të gjithë na
mbush në këtë jetë me lumturi,
a mund të mendohet për ekzi-
stencën e një lumturie të një-
llojtë me atë, me çfarë Qalësh
të tjera mund të shprehej ajo?
Imagjinata do të bëhej e pa-
fuqishme dhe vetëm përvoja do
të na bënte që ta kuptonim.
Të aspirojmë pra, në këtë
gëzim shpirtëror, në këtë
lumturi të pashprehshme, në
këto thesare të pafundme e për
të shijuar këtë eksperiencë të
ëmbël na duhet të na lindë në
zemër kjo dashuri, për kë-
naqësinë tonë dhe për lavdinë
e Perëndisë, së cilës i drejtohet.
Se Atij i takon lavdia dhe pu-
shteti, Atit e Birit dhe Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në
jetë të jetëve.
Amin!
(Predikimi IX mbi letrën e
Shën Pavlit drejtuar Roma-
këve)
Të mësojmë lutjet tona
Psalmi 44