Nga Shenjtorët e muajit
Shën Jeronimi
U lind në një familje të kri-
shterë, në vitin 347, në Stridon,
qytet në kufirin verior të Da-
Imacisë. 12-vjeçar u dërgua në
Romë, pranë mësuesit të fam-
shëm Donat, ku Jeronimi mësoi
në përsosmëri latinishten e gre-
qishten, duke lexuar autorët më
të mirë të të dy gjuhëve. Djalo-
shi i vogël ilir, bëri një progres
të madh në oratori, gjurmët e të
cilës i shohim tek të gjitha ve-
prat e shenjtit të ardhshëm.
Por, në Romë, i lënë pa asnjë
drejtues shpirtëror, nën mësi-
met e një mësuesi pagan, harroi
diçka nga devotshmëria, e cila i
ishte mësuar atij qysh nga femi-
jëria. Jeronimi i ri, i pajisur me
një temperament të zjarrtë dhe
me një kujtesë fenomenale,
studionte me zell dhe kishte një
dëshirë të jashtëzakonshme për
të mësuar, por zelli mbulohej
nga pasionet rinore dhe nga më-
simet pagane, gjë për të cilën do
këtë keqardhje të madhe më vonë.
Rreth moshës 20 vjeç, shkoi
në Treves, ku qe rezidenca e pe-
randorit me mendimin, që të
bënte karrierë në administrate.
Por Mbreti i vërtetë e kërkonte
në shërbimin e tij, kështu që du
ke ndjerë brenda thirrjen e fortë
të Zotit, u largua e shkoi nëAkuilea.
Atje, së bashku me mjkun e
tij Rufinin, ai filloi të ndiqte një
rreth klerikësh e laikësh të
devotshëm, që formonin siç tho-
shte ai, një “kor të lumurish.”
Jeronimi, iu përkushtua një jete
asketike me gjithë zjarrin e një
karakteri pa kompromis. Nën
shëmbullin e Abrahamit dhe të
gjithë atyre që ishin mërguar
për hir të Zotit, ai vendosi të
largohej e të shkonte në Lindje.
Kur arriti në Antioki, ndaloi
për të kaluar Kreshmën e Ma
dhe. Filloi një agjërim të ashpër
të shoqëruar me lutje e mediti-
me, por gjithashtu, duke lexuar
edhe autorët klasikë paganë. Në
mes të Kreshmës u sëmur shu-
më rëndë. Në ethe, u rrëmbye
në frymë dhe e pa veten para
gjykatores së Perëndisë. Dhe,
ndërsa filloi të mbrohej, duke
thënë se ishte i krishterë, Gjy-
katësi iu përgjigj ashpër: “Ti po
gënjen, ti je një Ciceronian dhe
jo i krishterë, sepse “atje ku ësh-
të thesari tënd, atje është edhe
zemra jote.” Dhe pastaj, ai dha
urdhër që t’a rrihnin me kam-
xhik. Qysh prej atij vegimi, ai
iu përkushtua vetëm leximit të
Shkrimit te Shenjtë.
Pastaj, pa u këshilluar me
njeri, ai shkoi në shkretëtirën e
Kalkisit (në juglindje të Antio-
kisë), me dëshirën të imitonte
luftimet e shën Andonit. Por, i
kishte mbivlerësuar forcat e tij.
Jeta asketike në shkretëtirë, i
vetmuar, kërkon një atë shpir-
tëror dhe një drejtim shpirtëror.
Kështu që Jeronimi i ri, me gji-
thë agjërimet e forta dhe mundi-
met e mëdha që i bënte trupit,
tundohej dhe torturohej nga mendi-
met dhe kujtimet e jetës së tij të më-
parshme. Për të luftuar kundër pasi-
oneve dhe kundër përtacisë, ai filloi
të përsosë njohuritë në greqisht,
mësoi me shumë mundime hebraisht
e kaldeisht dhe mbante një korrespo-
dencë me miqtë e tij.
Por megjithatë, ai u detyrua që të
largohej nga shkretëtira. Shën Je-
ronimi shkoi në Antioki, ku u dorëzua
prift. Gjitashtu atje ai vazhdoi stu-
dimin e Shkrimit të Shenjtë, pranë ;
shumë të diturit Apollonarit të Laod-
iqesë, duke e filtruar mësimin e tij
nga çdo gjë që nuk ishte konform or-
thodhoksisë.
Pastaj, i tërhequr nga fama e
elokuencës dhe shejtërisë së Shën
Grigor Theologut, ai u nis për në Kon-
standinopojë, ku kaloi tre vjet në
shkollën e tij. Mbas dorëheqjes së
Shën Grigorit, ai u ftua nga Paulini i
Antiokisë dhe nga Shën Epifani që t’i
shoqëronte ata na Sinodin e Romës
(382). Gjatë sesioneve, Papa Damas,
e vuri re talentin e rrallë të Jeronimit
dhe mbas mbarimit të sinodit e
mbajti pranë si sekretar. Ai e ngarkoi
Jeronimin të shqyrtonte e korrigjonte
përkthimin latinisht të Ungjillit, si-
pas origjinaleve greke.
Fama e tij si ekzegjent, e bëri të
bëhej udhëheqësi shpirtëror i një
grupi grash fisnike e të devotshme,
të mbledhura nga Shën Marçela (31
janar), në pallatin e saj në Aventin.
Por, zelli i tij i pashuar, si për nxi-
tjen e jetës asketike, ashtu edhe për
qortimin e sjelljes së priftërinjve, i bë-
ri shumë kundërshtarë, të cilët e aku-
zuan se kishte dënuar martesën dhe
mbas vdekjes së Papa Damasit bënë
shpifje të poshtra kundër tij, sa që e de-
tyruan të linte Romën (385). Në An
tioki, ai u takua me Shën Paolën dhe
me vajzën e saj dhe së bashku bënë
një shtegtim të gjatë në Tokën e She-
njtë dhe në Egjipt, pranë Etërve të
Shkretëtirës. Mbas këtij udhëtimi,
Shën Jeronimi u vendos në Bethlehem
e themeloi, pranë bazilikës së Lindjes së
Krishtit, dy manastire: njërin për murgj
‘ e trjetrin për murgesha ( ku u vendosën
Shën Paola dhe gratë e devotshme që e
kishin ndjekur).
Duke u kujdesur për organizmin e dy
komuniteteve, ai hartoi për ngritjen e
tyre shpirtërore, jetët e Shën Pavlit të
Ebës (15 janar), të Shën Hilarionit (1
tetor dhe të Shën Malkut (24 nëntor).
Ai komentonte çdo ditë Shkrimin te
Shën Paola dhe tek nxënëset e saj dhe
priste gjithmonë e më shumë shtegtarë,
të cilët vinin për të nderuar shpellën e
Lindjes së Krishtit dhe për të shijuar
diturinë e Shën Jeronimit. Atje, ai kreu
veprën e madhe të përkthimit të
Shkrimit të Shenjtë dhe të komentarëve
të tyre. “Të mos njohësh Shkrimin, do të
thotë të mos njohësh Krishtin”, shkru-
ante ai në parathënien e komentarit të
profetit Isaia.
Ai shkroi shumë vepra dhe letra. Ai
shpesh dëshmon që ishte Shën Pavli, i
cili ungjillëzoi atdheun e tij, Ilirinë.
Pas plaçiktjes së Romës (410) nga
Alariku, një turmë e madhe refugjatësh
erdhi nga Roma në Bethlehem. Shenjti
u vu në shërbim të tyre “më mirë duke i
bërë se sa duke i shkruar gjërat e she-
njta”.
Por, ai nuk e la mangut punën e tij si
ekzegjent dhe si mbrojtës i besimit
orthodhoks kundër të gjithë heretikëve.
Ai shkroi sidomos kundër heretikëve
pelagjianë, të cilët për hakmarrje i
sulmuan manastiret e Betlehemit dhe i
shkatërruan, duke i vënë zjarrin.
Shën Jronimi vazhdoi të jetonte në
lutje dhe në agjërime, përderisa pushoi
në paqe, më 30 shtator të vitit 40. Ai u
Varros në kishën e Lindjes së Krishtit,
pranë Shën Paolës dhe Shën Eustokisë.
Lipsanat e tij pas shumë kohësh u hoqën
prej andej dhe sot janë në bazilikën Sa
nta Maria Maxhore në Romë.
Kisha jonë Orthodhokse e nderon
kujtimin e tij më 30 shtator. Në disa ki
sha të tjera orthodhokse nderohet më 15
qershor, datë e caktuar nga Shën Ni-
kodhim Ajoriti.