EmailFacebookKontakt

Shën Gjergji, Trofeprurësi (23 prill)

Kur ishte 10 vjeç, i vdes i ati, zyr- tar nga Kapadokia dhe nga Armenia, ku jetonin atëherë, u zhvendos me nënën e tij në atdheun e saj, Diospoli (Lida, Lod) të Palestinës.

Megjithëse vetëm 20 vjeç dhe tashmë fare jetim, ishte kont i ushtri- së romake. Gjatë përndjekjeve, kur zbuloi besimin e tij, u torturua nga perandori Dioklecian (284-305).

E shpuan me shtizë, e shtypën me gurë dhe e kaluan në “rrotë” (Atë

që torturonin e lidhnin të tendosur mbi një rrotë. Kur rrota rrotullohej trupi shqyhej nga thikat dhe ganxhat të vendosura poshtë vertikalisht).

Ndërkaq një engjëll e shpëtoi, kë- shtu që besuan shumë veta dhe ua prenë kokat. U ndriçuan më shumë njerëz sapo doli përsëri i paprekur nga një gropë gëlqereje.

Më pas i mbathën këpucë hekuri të skuqur me gozhdë nga brenda dhe e detyruan të ecte, u rrah me kërbaç dhe iu dha helmi i magjistarit Atha- nas, të cilit iu pre koka, sepse u kthye duke e parë atë të mos dëmtohet, dhe bile të ngrejë një të vdekur.

Ngjalli një ka të bujkut të varfër, Gliqeri. Bujkun e varfër e therën. Në të njëjtën mënyrë u konvertua dhe mbretëresha Aleksandra (21 prill).

Së fundi, dëshmori i madh në vend që t’iu falej idhujve të një tempulli, i bëri që të thyhen përtokë në prani të monarkut, i cili i turpëruar dha urdhër dhe ia prenë kokën.

Natën në burg Trofeprurësi kishte parë në ëndërr Zotin ta kurorëzonte, kështu që e kuptoi dhe porositi shër- bëtorin e tij që ta varrosnin në Lida (sipas të tjerëve u martirizua atje).

Sipas një tradite vrau një dragua, i cili nuk lejonte që të merrnin ujë nga liqeni, afër të cilit kishte strofkën, vetëm në rast se i jepnin njerëz për ushqim!

Stratillati (= kryegjenerali) i shu- mëhimnizuar dhe shumëmrekulli- bërës, u nderua kudo qysh herët, ndërsa kishat e tij u ndërtuan që në shek. e 4-t. Kujtimi i tij kur bie brenda Kreshmëve të Mëdha, transfero- het të Hënën e Pashkës, për t’u fes- tuar në mënyrë të ndritshme. Veç kësaj, më 3 nëntor festojmë ve- ndosjen e trupit në një kishë madhë- shtore të tij, e cila u ngrit në Lida sapo pushuan përndjekjet, dhe që u inagurua në të njëjtën ditë.

Emri i tij (d.m.th. ara ose buj- qësor) kemi mendimin se përbën një jehonë të Letrës së Parë për Korinth. 3. 9: “Ju jeni ara [greqisht: gjeor- gjion] e Perëndisë, ndërtesa e Perë- ndisë”.

Atë Justini

Shën Gjergji, Trofeprurësi (23 prill)
Kur ishte 10 vjeç, i vdes i ati, zyr-
tar nga Kapadokia dhe nga Armenia,
ku jetonin atëherë, u zhvendos me
nënën e tij në atdheun e saj, Diospoli
(Lida, Lod) të Palestinës.
Megjithëse vetëm 20 vjeç dhe
tashmë fare jetim, ishte kont i ushtri-
së romake. Gjatë përndjekjeve, kur
zbuloi besimin e tij, u torturua nga
perandori Dioklecian (284-305).
E shpuan me shtizë, e shtypën me
gurë dhe e kaluan në “rrotë” (Atë

që torturonin e lidhnin të tendosur
mbi një rrotë. Kur rrota rrotullohej
trupi shqyhej nga thikat dhe ganxhat
të vendosura poshtë vertikalisht).
Ndërkaq një engjëll e shpëtoi, kë-
shtu që besuan shumë veta dhe ua
prenë kokat. U ndriçuan më shumë
njerëz sapo doli përsëri i paprekur
nga një gropë gëlqereje.
Më pas i mbathën këpucë hekuri
të skuqur me gozhdë nga brenda dhe
e detyruan të ecte, u rrah me kërbaç
dhe iu dha helmi i magjistarit Atha-
nas, të cilit iu pre koka, sepse u kthye
duke e parë atë të mos dëmtohet,
dhe bile të ngrejë një të vdekur.
Ngjalli një ka të bujkut të varfër,
Gliqeri. Bujkun e varfër e therën. Në
të njëjtën mënyrë u konvertua dhe
mbretëresha Aleksandra (21 prill).
Së fundi, dëshmori i madh në vend
që t’iu falej idhujve të një tempulli, i
bëri që të thyhen përtokë në prani të
monarkut, i cili i turpëruar dha
urdhër dhe ia prenë kokën.
Natën në burg Trofeprurësi kishte
parë në ëndërr Zotin ta kurorëzonte,
kështu që e kuptoi dhe porositi shër-
bëtorin e tij që ta varrosnin në Lida
(sipas të tjerëve u martirizua atje).
Sipas një tradite vrau një dragua, i
cili nuk lejonte që të merrnin ujë nga
liqeni, afër të cilit kishte strofkën,
vetëm në rast se i jepnin njerëz për
ushqim!

Stratillati (= kryegjenerali) i shu-
mëhimnizuar dhe shumëmrekulli-
bërës, u nderua kudo qysh herët,
ndërsa kishat e tij u ndërtuan që në
shek. e 4-t. Kujtimi i tij kur bie bre­
nda Kreshmëve të Mëdha, transfero-
het të Hënën e Pashkës, për t’u fes-
tuar në mënyrë të ndritshme. Veç
kësaj, më 3 nëntor festojmë ve-
ndosjen e trupit në një kishë madhë-
shtore të tij, e cila u ngrit në Lida
sapo pushuan përndjekjet, dhe që u
inagurua në të njëjtën ditë.
Emri i tij (d.m.th. ara ose buj-
qësor) kemi mendimin se përbën një
jehonë të Letrës së Parë për Korinth.
3. 9: “Ju jeni ara [greqisht: gjeor-
gjion] e Perëndisë, ndërtesa e Perë-
ndisë”.
Atë Justini