Hierodeshmori Shen Asti qe episkop i Komunitetit te krishter te Durresit. Ka jetuar ne kohen kur perandor i Romes ishte Traiani (98-117) dhe qeveritar i Durresit ishte Agrikolau.
Sipas Farlatit, komuniteti i krishter i Durresit ne vitin 58 pas Kr. ka patur rreth 70 familje (Illiricum Sacrum II faqe 374).
Shen Asti ishte nje bari i vertete, shembull i gjalle i nje jete te krishtere aktive per besimtaret e vet, veprimtar i zellshem per perhapjen e fese se re, i gatshem per te dhene dhe jeten per kryebariun Krisht dhe per grigjen e tij.
Dihet se perandori Traian, me te hipur ne fronin e Romes, perteriti dekretin per perndjekjen e te krishtereve ne te gjithe perandorine romake.
Shen Asti, veprimtaria e te cilit kish rene ne sy prej kohesh, arrestohet dhe burgoset.
Qeveritari Agrikola, qe kryesonte gjyqin, u perpoq ne fillim t’i mbushte mendjen ta mohonte Krishtin. Po Shen Asti nuk pranoi me asnje menyre. Qeveritari atehere filloi nga kercenimet. Po Shen Asti, atlet i patrembur, qe dinte t’u bente balle kercenimeve dhe te priste martirizimin si lavdi per Krishtin, i foli Agrikolaut jo si i pandehur por si nje kryefetar i denje, duke i thene se s’vlen ai pushtet qe perdor forcen e tij per te bere keq.
Qeveritari, i terbuar nga qendrimi i Shen Astit, mendoi te hakmerrej ne menyre satanike. Pasi perdori per episkopin e shenjte nje seri torturash duke e rrahur sidomos me kamzhike prej nervash kau te pajisura me sfera plumbi, e vari lakuriq mbi nje peme, pasi me pare i leu tere trupin me mjalte. Dhe ishte kohe vere e dielli pervelonte dhe nje mizeri bletesh e grenzash, te terhequra nga mjalti, u grumbulluan rreth trupit te shenjtit duke e shpuar me thumbat e tyre e duke i shkaktuar dhimbje te padurueshme, saqe, me ne fund, ushtari trim i Krishtit dha shpirtin dhe mori prej Zotit kuroren e martirit.
Bashke me Shen Astin dhane jeten e tyre si martire te Krishtit dhe shtate besimtare te tjere: Peregrini, Luqiani, Pompei, Isiqi, Papia, Saturnini dhe Gjermanoi, te gjithe nga Italia. Meqe atje ata perndiqeshin, erdhen me nje anije ne Durres, diten pikerisht kur po torturohej Shen Asti. Dhe, duke deklaruar se edhe ata qene te krishtere, qeveritari dha urdher dhe i mbyten ne detin Adriatik.
Lipsanin e Shen Astit e moren pastaj te krishteret dhe e varrosen duke ngritur me vone dhe nje Kishe mbi te.
Himnografi Josif (shek. IX) dhe me vone (1918) ish-mitropoliti i Durresit Jakov, hartuan per shenjtin hierodeshmor dhe nga nje sherbese kisheture. Kisha e nderon kujtimin e Shen Astit me 6 korrik. Meqe, asnjera nga sherbesat e siperme nuk eshte perkthyer shqip, po japim te perkthyera shqip nga shkruesi i ketyre rreshtave tre nga himnet kryesore qe kendohen diten e perkujtimit te tij:
Perleshore. T. IV
Sipas: ‘Qe tropan metohos’
Duke u bere pjesetar i sjelljeve dhe trashegimtar i froneve te Apostujve, gjete veprim, o i hyjinspiruar, per t’u ngjitur ne teorite; prandaj percaktove drejt fjalen e se vertetes, dhe luftove dehjesisht per besimin, o hierodeshmor Shen Asti, ndermjetes te Krishti Perendia, te shpetoje shpirtrat tane.
Shkurtore T. III
Sipas: ‘Epefanis simeron’.
Guximin e paturpshem te tiranit e turperove
Dhe veten e solle, theror te gjalle per Krishtin
Duke shtrire mbi kryqin, duart e tua te shenjta
O Shen Ast i gjitheravdishem.
Madherimi
Gezohu o pishtar i hyjshem i shpresetarise
Dhe ndricues i madh dhe udheheqes i Kishes.
Gezohu, o yll i shkelqyer i Durresit.
Himnojme hirin tend, o Shen Ast i mahnitshem.
Dhimiter Beduli