Alga shenjtorët e muajit
Shën Asti, episkop i Durrësit
Ata njerëz, që japin diçka të madhërishme për
njerëzimin, hyjnë në histori dhe mbeten
përjetësisht të lavdëruar në himne e këngë. E
pra, në historinë e Krishtërimit një nder të tillë
e kanë patur edhe episkopët e parë të qytetit të
Durrësit, seli episkopale me origjinë apostolike,
Dihet, se përveç 3 himneve kryesore që
këndohen ditën e përkujtimit të Shenjtit,
përkthyer nga Dh. Beduli e të botuara në gaze-
tën “Ngjallja”, maj 1993 dhe tek libri “Jeta e
shënjtorëve në Kishën Orthodhokse”, botuar në
Selanik 1996, pjesë të tjera të shërbesës nuk ja-
në të përkthyera ende në shqip. Në materialet e
papërfunduara të z._ Beduli gjetëm të përkthyera
nga ky libër këto pjesë, të cilat po i botojmë,
sepse do të mund të vlejnë në të ardhmen për
ata, që do të merren me përkthimin e plotë saj.
K.
Apostull Qezari, njëri nga 70 nxënësit e lisuit
dhe Shën Asti (viti 98), që e pasoi më vonë. Të
Apostull Qesari
dy kanë bërë shumë për besën tonë e për këtë
vepra e tyre nderohet me të madhe.
Dimë se më 6 Korrik kremtohet kujtimi i
Shën Astit. Eshtë interesant të dihet se ekziston
një shërbesë kishtare e shkruar posaçërisht për
të, e hartuar nga ish mitropoliti Jakov i Durrësit,
miratuar nga Sinodi i Patrikanës Ekumenike të
Kostandinopojës më 30 korrik 1918 dhe që e
gjejmë të botuar në librin:
“Shërhesë e kënduar e Shenjtit, hieromartir
të lavdëruar
Në Mbrëmësoren e Madhe
Ejani tani, si të kryejmë ndryshimin më të mirë
Të ngrihemi lart shpirtërisht, duke kërcyer me këngë
Dhe me psalme e himne dhe le të brohorasim
Mbrojtësin e nderuar të Durrësit dhe forcues
Të patundur të besimit dhe predikuesin e Trinisë,
Kalanë e shprestarisë, qortuesin e pabesisë.
Ejani të kremtojnë tani të gëzuar, o kremtedashës
Panairin e hyjshëm të hierarkut të lavdëruar
Dhe të ngazëlluar për punët e lavdishme
Që ai ka kryer, le të brohorasim me zë të madh
Për atë që madhëroi dhe e lavdëroi veçanërisht
lisuin, Njeridashësin, Shpërblyesin e shpirtrave tanë
Predikove, o i tërëurtë mësimet shpëtimtare
Të Orthodhoksisë në grigjën tënde, që të besojë një Perëndi dhe At
Që s’ka fillim dhe i mban të gjitha dhe në një Bir të tij po të
pafillim
Që mori trup për të gjithë,
Dhe në Shpirtin e tërëshenjtë, të përjetshëm,
Dhe që pastron mëkatet dhe ndriçon gjithësinë.
Duke ndjekur gjurmët të Zotit tënd, o fort i dëgjuar
Qortove mburrjen, e papërmbajtur të tiranëve
Edhe përndjekjet dhe pa u trembur nga kërcënimet
E Agrikolës, preferove rrugën e martirizimit
Dhe me gëzim u tregove mbrojtës i së vërtetës
Dhe shok i martirëve, o Shën Ast i tërëlumtur.
Të apostullit Qesar, episkop i parë i Durrësit (i)
Të shtëna që ndritnin, u bënë fjalët e tua
Të hyjshme o Apostull, ndriçuan shumë sy
Të errësuara më parë dhe sollën paganë
Te mbreti i përjetshëm. O lutës Qesar Apostull
Mos pusho së dërguari gjithë botës paqen
Që vërtetë kalon çdo mendje o i gjithë lumtur.
Astit,
Episkop i Durrësit,
hartuar nga Mitropoliti
i Durrësit, Gorëmokrës dhe Shpatit,
Jakov
dhe e miratuar
nga Kisha e Madhe e Krishtit
shtypur me shpenzimet
e të nderuarit Mihail Thoma Trail
nga pari a e Durrësit
Në Konstandinopojë, 1918. ”
Libri është i shkruar në greqisht dhe përmban:
letrën e Patrikut, që i njofton mitropolitit për
miratimin e shërbesës nga Sinodi i Patrikanës,
shkresën përcjellëse për njoftim zbatimi në
kishat e ndryshme, parathënien nga mitropoliti
Jakov, si dhe shërbesën e plotë.
Me guxim u largove nga Lindja i ngjeshur
Shpatën e hirit fjalën e shenjtë
Të Mbretit të gjithësisë dhe duke udhëtuar
Erdhe në Iliri dhe qëndrove në Durrës
Dhe në të u bëre ndriçuesi dhe mësuesi
Dhe roja dhe mbrojtësi, O Qesar, Apostull i hyjshëm.
1) Për Apostull Qesarin, dorëshkrimi
me numër 423 i Bibliotekës së Jerusale-
mit (shih Jerosolimiadhën, fq. 262, prej
G. Pallamait, 1862), thotë se ka qenë
episkop, së pari në Durrës, kurse?£>ina-
ksaristi i Madh, hë shënimin e datës 8
dhjetor, thotë se Apostull Qesari u bë
episkop i Koronës së Peloponezit …
Sidoqoftë, fakti që apostujt kishin një
karakter më të përgjithshëm në misonin
e tyre, tregon që këto të dy versione nuk
përjashtojnë njeri – tjetrin. Kështu, që,
Apostull Qesari në fillim mund të ketë
qenë caktuar episkop i Durrësit dhe më
vonë, duke lënë atje Shën Astin, mund
të jetë caktuar episkop i Koronës.