Shën Agustini
– mendime –
Dy dashuri themeluan dy qytete: dashuria për vetveten, që të shpie deri në përbuzje ndaj Perëndisë, nxori në dritë qytetin tokësor; dashuria ndaj Perëndisë, që të shpie në mohimin e vetvetes, nxori në dritë Qytetin qiellor.
E para lavdëron vetveten, e dyta Perëndinë, sepse njëra kërkon lavdinë prej njerëzve, ndërsa tjetra e sheh lavdinë e saj më të madhe tek Perëndia.
E para ngre kryet lart me mburrje, e dyta i thotë Perëndisë së vet: Ti je lavdia ime, Ai që më ngre kryet lart.
Tek i pari, princërit (dhe kombet e nënshtruara), janë nën zgjedhën e pasionit e të pushtetit; në të dytin paraqiten të bashkuar në dashuri kryetarët që urdhërojnë dhe nënshtetasit në bindje.
I pari, në pushtetin e tij, ka etje për lavdi; i dyti i drejtohet Perëndisë së tij: Do të dua, o Zot, fortesa ime.
(Qyteti i Perëndisë XIV. 28)
Përgatiti: Sotir Doda