EmailFacebookKontakt

Shembull i të krishterit orthodhoks

…Ishte njeri me besim të patundur dhe përkushtim të thellë te Krishti. Që nga mosha e tij rinore vendosi t’i përkushtohej Kishës. Në vitet e provës së madhe, të persekutimit të frikshëm, besimi i tij jo vetëm që rezistoi, por u bë edhe më i ndritshëm, porsi floriri në fonderi. Sapo lindi liria e besimit, shpalli me gjithë fuqinë e shpirtit të tij sigurinë se Krishti është shpresa edhe për Shqipërinë. “Edhe në ecsha në luginën e hijes së vdekjes, nga asnjë e keqe s’do të kem frikë, se ti me mua je;” (Psalmi 22:4). Këto vargje, të cilat ai i psalte në mënyrë melodioze në Kishë, përcaktonin sjelljen e tij dhe e mbështesnin në udhën e tij të nështirë. Besimin e tij të thellë, të kthjellët dhe të fortë e përcillte, gjithashtu, me predikimin e tij në këtë kishë, me fjalën e shkruar, por edhe kur heshtte, me shembullin e tij. Me gjithë jetën e tij, rrezatonte besimin e mirëfilltë që e karakterizonte.

Nga fjala përkujtimore e Kryepiskopit Anastas në ceremoninë e përmortshme