Në një mbledhje të episkopëve
rajonalë në Antioki, besimtarët i
luteshin Nonnit (10 nëntor), episkop
të Heliupolit (ndofta në pjesën
qendrore-veriore të Turqisë), i cili ishte
marrë me studimin e Shkrimeve, që të
predikonte jashtë kishës. Rastësisht, me
karrocën e saj luksoze, kaloi prostituta
Palagji, me bukurinë e saj mahnitëse, që
shkëlqente e stolisur me diamantë dhe
margaritarë – prandaj dhe u mbiquajt
Margaro ose Margarito – dhe parfumet e
saj lëshonin një kundërmim të kend-
shëm… Të tjerët hoqën me neveri vështri-
min nga ajo, ndërsa oshënari ia nguli sytë
gruas së pacipë dhe qante: “Kjo këtu do
• të na dënojë në jetën e ardhshme! Sa shu-
më kujdeset që të pëlqehet nga të vdek-
shmit, ndërsa ne nuk kujdesemi që të
pëlqehemi nga i Pavdekshmi…”. Në qelinë
e tij, ai u lut: “Më përdëlle, o Perëndi, që
deri tani shpirtin tim e zbukurova më pak se
sa e zbukuron prostituta trupin e saj brenda
një dite…”. Natën pa në ëndërr sikur po me-
shonte dhe një pullumbeshë e ndyrë e shqe-
tësonte. Në fund, ai e rrëmbeu dhe e zhyti në
kolimbithër dhe ajo u pastrua. Në mëngjes
përsëri fllloi predikimin. Me kujdes hyjnor,
midis atyre që dëgjonin, ishte dhe gruaja,
delja e humbur! U tremb pa masë duke dëgju-
ar për Gjykimin. Pastaj ajo i shkroi, se nëse
ai ndjek pas Atë që nuk iu përshtirosën gratë
e shthurura, le të pranonte në rrëfim “detin e
paudhësive” të saj. Shenjti i përulur pati frikë
se mos gjendej i vetëm në kurthin e djallit
dhe i tha që të vinte para gjithë kryepriftëri-
nje. Ajo vrapoi, ra në këmbët e tij duke vajtuar
dhe duke kërkuar që të pagëzohej. Ai hezitoi,
duke pasur frikë se mos mëkato-
nte përsëri. Ajo e kërcënoi se
gjynahu do të jetë i tij! Pastaj ai
pagëzoi dhe tërë Antiokia u gëzua!
Atëhere demoni iu kundërvihet të
dyve. Veçanërisht natën i sulet oshënares
në dyshek që të mëkatonte përsëri, por
ajo e zhduk me anën e kryqit. Pas një
jave dhe pasi gjithë pasurinë e saj ia dha
Nonit, për tua shpëndarë të varfërve dhe
pasi i la të lirë shërbëtorët e saj, iku
fshehurazi. Ndërkaq hierarku, në
mënyrë të pëmbinatyrshme, mori vesh
se ajo ndodhej në Malin e Ullinjve të
Jerusalemit. Atje ajo u ushtrua në qeli
në heshjte i shndërruar si “eunuku
Pelag” për tre vjet, derisa fjeti (v. 284),
dhe atëherë e morën vesh që nuk ishte
burrë, sepse bukuria e jashtme ishte
vyshkur, por kishte lulëzuar bukuria e
brendshme. AT JUSTINI