Seminarist! Konstandin Trako,
profesor i dirigjentëve korale shqiptarë
(Vtjon nga numri i kaluar)
Lexojmë tek libri “Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë deri më 1944”, i z. Dh.
Beduli: “Janë përpiluar, madje
tekste të ndryshme me nota biza-
ntine e moderne, si: …”Përlë-
shoret e të tetë tingujue”, me
muzikë bizantine prej Prof.
Konstandin Trakos, i cili ka ha-
rmonizuar për kor mikst me no
ta moderne dhe Meshën e Shën
Joan Gojartit të melodisë bizan
tine sipas J. Saqellaridh.it”. Me
siguri, që kur drejtonte koret e
para në kishë, ai duhet të ketë
bërë edhe përpunime të tjera të
muzikës kishtare. E pra, kjo
përvojë e konsolidoi atë në këtë
fushë. Pikërisht, këto përpuni-
me, jo vetëm të tij, që sot në Ki-
shë nuk i kemi, duhen kërkuar
e mbledhur, sepse tregojnë për
seriozitetin në këtë.punë spe-
cifike, të kryer nga njerëzit tanë
të kulturuar, por dhe se janë pje-
së e vazhdimësisë së punës për
muzikën kishtare në vend.
Koçua e donte muzikën,
ndaj punonte me shumë dëshirë
për të, sidomos me të rinjtë. Kjo
bëri që: “Ditën e festës së Shën
Marisë, më 15 gusht, ka qenë në
kishë një surprizë për të nën-
shkruarin. Hymnet e Meshës…
u kënduan për herë të parë nga
sa di vetë, prej një kori fëmijësh
të vegjël, të cilët me zërin e tyre
engjëllor prekën thellë shpirtet
e gjithë shpresëtarëue…. Ky kor
u organizua me iniciativën e
Kryesisë së Kishës dhe nën
drejtimin e profesorit të mirë-
njohurz. Konstandin Trako, dhe
përbëhej prej afro 50 fëmijësh,
djem e vajza, prej 12 vjet e po-
shtë, që ndjekin mësimin e fesë…
Eshtë fjala për të përgëzuar
profesorin aktio..”, shkruan
revista “Jeta Kristiane” nr.6, ‘44.
Megjithëse, më vonë nuk pu-
noi më në Kishë, merrte pjesë
në të tëra takimet, sidomos në
ato që organizonin shokët e tij,
seminaristët e parë (u quajtën
kështu, sepse qenë të parët që e
mbaruan komplet ciklin e më-
simeve në vend), madje me zërin
e tij të veçantë dallohej në psal-
moditë, që ata këndonin gjatë
takimeve. Qante ballet me ta e
gëzohej vazhdimisht për arritjet
dhe vazhdimësinë e korit të Ki-
shës. Përveç të tjerave dhe mu-
zika bënte që të bashkëpunonte
shumë dhe me Dh. Bedulin, më-
suesin e tij e drejtuesin e
përhershëm të koreve të kishave.
Duhet theksuar se shumë
seminaristë dhanë një kontribut
të madh në zhvillimin e koreve
në vendin tonë, madje jo vetëm
të koreve të kishës. Më të da-
lluarit, veç Konstandin Trakos
ishin Efthim Dheri, Themistokli
Mone, Theofan Doko, që u bënë
pararoja e personaliteteve mu-
zikore në Shqipëri. Të gjithë ata
qenë të të njëjtit edukim dhe
ishin brumosur, siç thoshte im
atë, nga mendimi: “Kori bizan
tin është – kori i shpirtit njerëzor,
frymëzim për një jetë të pastër e të
amëshuar, e pasqyrim real i saj”.
4. 6. 1944. Trako në qendër të Korit të Kishës së Ungjillëziniit, Tiranë
Që besimtari ynë të ketë një
pamje të plotë të veprimtarisë
së tij, kujtojmë kalimthi dhe
aktivitetin në fusha të tjera të
muzikës, kontributin e çmuar
si mbledhës, përpunues i kën-
gëve shqiptare popullore. Që në
vitin 1942 fillon e mbledh kën-
gët e fshatrave të Korçës dhe më
tej kudo, madje dhe në Kosovë.
“Gjatë periudhave që kam mble
dhur folklor kam sistemuar në
bibliotekën time rreth 2000 kën-
gë e valle popullore. Këto i kam
mbledhur, harmonizuar e për-
punuar, duke filluar që nga uiti
1942 e deri në shkurt 1974” –
shkruan ai në një informacion.
E këto i arriti, pa prekur kara-
kterin origjinal popullor të tyre.
Si krijues, përveç rreth 300
këngëve, kryesisht masive, ai ka
shkruar dy vepra skenike: “Das-
ma shqiptare”, që u shfaq më
1947, me korin e Filarmonisë dhe
një operë me titull “Tana”, që s’e
pa skenën. Ndër veprat orke-
strale e vokale përmendim
suita simfonike, muzikë dhome,
romanca etj. Në arshivën e TOB
gjen mjaft të dhëna për veprim-
tarinë e tij muzikore, për të cilën
është vlerësuar me çmime e
tituj, si p.sh. “Artist i Merituar”.
Ndërroi jetë më 12 mars 1986.
Si përfundim, dua të kujtoj
gjykimin e specialists në një
shkrim: “Dalluem talentin diri-
gjues të profesorit K. Trako, i cili
sa here del në skenë asht tjetër,
asht ma i përsosun, bahet ma i
madh në mjeshtërinë e drejtuesit
e Shqipnia duhet të jetë krenare
se e ka, ashtu si edhe shkolla ku
mbaroi studimet të lëvdohet, se
nxorri të tillë element”. Mendoj, se
kjo përmbledh dhe meritën për
edukimin e tij në seminarin
orthodhoks.
Kristofor Beduli