Ukrainë
Seminari dhe Akademia e Kievit në rrezik
Seminari dhe Akademia Teologjike Orthodhokse e Kievit, ndodhen nën kërcënim të vazhdueshëm të dëbimit nga ndërtesa që zënë në brendësi të manastirit të famshëm të Shën Laurës. Rreth 50 studentë qëndrojnë vazhdimisht në brendësi të lokaleve, edhe gjatë pushimeve, për të parandaluar e kundërshtuar çdo tentativë të komandove a milicive paramilitare ukrainase për t’i pushtuar.