EmailFacebookKontakt

Seminar për çështje sociale dhe etike

Nga 8-12 tetor, Këshilli Botëror i Kishave organizoi një seminar mbi “Metodologjitë në përballimin e çështjeve sociale dhe etike”, që përfshinte etikën sociale dhe politike, bioetikën dhe ekologjinë, moralin personal dhe publik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe globalizimi.

Komunikata përfundimtare e veprimtarisë vinte në dukje, se diskutimet shërbyen për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjelltë midis pjesëmarrësve për çështje të ndryshme. Pjesëmarrësit (nga kisha protestante, orthodhokse etj.), zbuluan se si situatat e ndryshme rajonale dhe sociopolitike prekin negativisht ndërkuptimin teologjik dhe diskutimin e çështjeve morale.

Seminari afirmoi dhe rolin e KBK në realizimin e një “hapësire”, për këto reflektime të përbashkëta, ku diskutime të hapura dhe pa paragjykime mund të zhvillohen pa presione, dhe çdo vendim të merret me konsensus.