Patrikanë Ekumenike
Seminar ndërkombëtar për mjedisin në Halki
Nga 19 deri më 30 qershor 1994, në Manastirin e Shën Triadhës në Halki të Turqisë, u mbajt Seminari i parë ndërkombëtar mbi veprimin, ndërgjegjen dhe edukimin ambientalist, i organizuar nga Patriku Ekumenik Vartholomeu I, në bashkësponsorizim me Presidentin ndërkombëtar të Fondit mbarëbotëror për natyrën, princ Filipin. Seminari, në të cilin morën pjesë mbi 50 teologë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota, u përqëndrua në lëmin e edukimit fetar dhe mjedisit. Pjesëmarrësit nga kisha të ndryshme të krishtera, si edhe të besimeve të tjera nxorrën linjat kryesore dhe identifikuan materialet që mund të përdoren nga mësues dhe komunitete kudo në botë, në programet e tyre edukative, si edhe konkluduan, se ambientalistët, arsimtarët dhe komunitetet kishtare lokale duhet të punojnë bashkarisht për mjedisin. Patriku Ekumenik Vartholomeu I, ka shprehur në mënyrë të përsëritur preokupimin e tij, që Kisha Orthodhokse të vazhdojë të zhvillojë dhe të zgjerojë angazhimin e saj në projekte ambientaliste praktike, të bazuara në teologjinë sakramentale unikale orthodhokse për krijesën.
Ky aktivitet është i pari i një serie seminarësh vjetor me temën e planifikuar nga Patrikana Ekumenike për vitet e ardhshme.
Marrë nga SOP-i