Nga 10-12 dhjetor shoqata “Kultura Islame” dhe disa orgaizata malajziane organizuan në Durrës një seminar mbi rolin e besimit mysliman në shoqërinë shqiptare post-komuniste. Ishin të ftuar dhe përfaqësues të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndër të cilët, At Kristo Sharko bëri një përshëndetje të shkurtër.
Dy ditët e seminarit ishin dhe një rast për shkëmbim mendimesh midis të tre komuniteteve të mëdha fetare, në një atmosferë vëllazërore.