EmailFacebookKontakt

Seminar i ri theologjik

Ukrainë

Seminar i ri theologjik

Kisha Orthodhokse e Ukrainës ka hapur kohët e fundit një seminar theologjik Orthodhoks në Kharkov, që e çon në 6 numrin e këtyre institucioneve. Të tjerët ndodhen në Kiev, Odesë, Lutsk, Potçajev dhe Çernigov. Gjithashtu, që nga viti 1990, në Kiev fuksionon edhe një akademi theologjike.

I krijuar më 1844, seminari theologjik i Kharkovit, kisha e të cilit i ishte kushtuar shën Joan Ungjillorit, u mbyll në vitin 1918, pas revolucionit. Lokalet e shkollës së vjetër ende nuk i janë kthyer kishës.