Më 2 nëntor 2025, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve dhe dhuruesve u krye bekimi për hyrjen në Selinë e Mitropolisë nga Imzot Nikolla.
Kjo vepër u realizua pas shumë vitesh vështirësish dhe mundimesh. Pas bekimit të ambienteve të reja, të gjithë të pranishmit patën mundësi të shihnin të gjithë ndërtesën.
Në muajt në vazhdim, pasi të plotësohet dhe mobilohet me ato që nevojitet, ndërtesa do të marrë gjithë funksionin e saj në shërbim të gjithë besimtarëve dhe zhvillimit të vepër pimantike.
Hirësi Nikolla falenderoi të gjithë dhuruesit, të cilët kontribuan në realizimin e kësaj vepre, duke theksuar mbështetjen e madhe të të lumurit Kryepiskopit Anastas.
Më 23 nëntor, grupi i të rinjve vizitoi godinën e Mitropolisë për të uruar Hirësinë e Tij, Imzot Nikolla, për ambientet e reja të Mitropolisë. Hirësia i priti me dashuri dhe i prezantoji ambientet e reja të Mitropolisë, duke ndarë me ta gëzimin për këtë arritje të rëndësishme. Vizita u shoqërua me një bisedë të ngrohtë shpirtërore. Lavdi Perëndisë!
Artjola Prifti