EmailFacebookKontakt

Selanik – Veprimtari të përbashkëta të të rinjve orthodhoksë nga Shqipëria

Tashmë është bërë traditë
që të rinjtë orthodhoksë që
studiojnë në Selanik të
Greqisë, të mblidhen një herë
në javë së bashku, duke pasur
në mes tyre vetë Krishtin.
Sepse Zoti tha: “Kudo që dy a
tre vetë janë mbledhur në
emrin Tim, Unë jam mes tyre”.
Kështu, çdo të premte
mblidheshin, duke bërë Para-
klisin e Vogël të Shën Marisë,
e më pas, duke bërë studimin
e Ungjillit të së dielës. Pastaj
bëheshin diskutime e biseda
Selanik -Veprimtari
të përbashkëta të të rinjve
orthodhoksë nga Shqipëria
të lira, ku nuk mungonte
humori.
Për të gjithë ata kjo ishte
një përvojë e re, nëpërmjet të
cilës, përveç njohjes së Fjalës
së Zotit, bashkoheshin e
afroheshin më shumë me
njëri-tjetrin. Kjo ndikoi edhe
për t’iu gjetur shokëve pranë
në rast nevoje, në vështirësitë
që mund të ndeshnin në vend
të huaj.
Ky afrim bëri që të rinjtë
të kalonin bashkë edhe shumë
çaste nga koha e lirë. Ata i
gjeje bashkë tek shëtisnin
buzë detit ose të -bënin
ekskursione, ku i paharruar
ishte ai në Manastirin e
Surotisë.
Këto takime do të jenë
baza, që në të ardhmen të
rinjtë orthodhoksë shqiptarë
që studiojnë në Selanik të
organizojnë veprimtari edhe
më të larmishme, me pje-
sëmarrje gjithnjë e më të
gjerë.
Kristaq Bakëllbashi