Selanik
Shoqatë studimesh ekumenike
Para disa muajsh në Selanik është formuar ” Shoqëria e studimeve ekumenike dhe informacionit orthodhoks”. Objektivi i saj është të bëjë të njohur prezencën orthodhokse, në dialogun mes të krishterëve, të nxisë një ” ndërgjegje ekumenike” në botën orthodhokse dhe të favorizojë kontaktet dhe kooperimin e orthodhoksve me organizmat ekumenike ndërkombëtare. Shoqëria do të ketë një Institut ekumenik dhe një revistë kushtuar këtyre problemeve.