EmailFacebookKontakt

Se për ne ka lindur sot Shpëtimtari Krisht

Shën Grigor Pallamai: “Fjala e përjetshme e Perëndisë lind në shpellë si njeri i pavatër, i pastrehë dhe i pa shtëpi; dhe si foshnje vihet në grazhdë; edhe bëhet i dukshëm në sytë tanë dhe preket me duart tona dhe mbështillet me shpërgenj”.

Shën Vasili i Madh: “E gjithë jeta e Krishtit na mëson përulësinë. Si foshnje qëndroi brenda në shpellë, dhe madje në grazhd jo në krevat… Përulësi absolute karakterizonte edhe gjithë jetën e Tij. Dhe pas një përulësie kaq të madhe, zbuloi lavdinë e Tij, duke lavdëruar bashkë me veten ata që u përulën bashkë me Të.”

“Le të pranojmë edhe ne këtë gëzim të madh në zemrat tona; atë gëzim për të cilin engjëjt u sjellin lajmin e mirë barinjve. Le të falemi bashkë me magët, le të lavdërojmë bashkë me barinjtë, le të hedhim valle bashkë me engjëjt, sepse për ne ka lindur sot Shpëtimtari Krisht”.

“Kjo festë është e përbashkët përmban gjithësinë. Eshtë e kremtja që i dhuron botës qielloret. Njeri, nuk je më dhe’ që do të kthehet në dhe’, por u lidhe me qiellin dhe do të ngjitesh në qiell”.