EmailFacebookKontakt

Së bashku për Evropën

Oborri i kishës së Shën Prokopit, te kodrat e Liqenit, më 12 maj ishte i mbushur me mbi 200 të rinj e të reja, anëtarë të Kishave Ortho- dhokse, Katolike dhe të Vëllazërisë Ungjillore. Ata ishin pjesëmarrës në takimin ndërevropian “Së bashku për Evropën”. Është hera e tretë që organizohet ky takim, dy të mëparshmit janë zhvilluar në vitet 2004 dhe 2007.

E veçanta e këtij takimi ishte se njëkohësisht, në mbi 150 qytete të Evropës, u zhvilluan aktivi- tete paralele, të cilat rreth orës 17.00 u lidhën me anë të satelitit me Brukselin, në një takim qe- ndror. Në gjithë Evropën morën pjesë mbi 300 lëvizje Orthodhokse, Katolike dhe Protestante.

“Së bashku për Evropën”

(Vijon nga faqja 1)

Të rinjtë e mbledhur “Së bashku për Evro- pën – besëlidhja e dashurisë për njëri-tjetrin”, përsëritën në veprimtari shtatë “PO”: Po, për jetën, për martesën dhe familjen, për natyrën, për një ekonomi te drejtë, për solidaritet me të varfrit dhe nevojtarët, për paqen, për përgjegjë- sinë tonë në shoqëri.

Çdo qytet evropian kishte zgjedhur një temë. Tirana zgjodhi “Po, për natyrën”. Në këtë kua- dër, organizatorët, në bashkëpunim me Ba- shkinë e kryeqytetit, vendosën që të rinjtë të

lyenin koshat e vendosur anës rruginave të parkut të Liqenit etj.

Të rinjtë pjesëmarrës drekuan së bashku dhe në orën 1500, bënë një marshim, me pankartat në duar ku ishin shkruar shtatë PO-të. Ai u zhvillua nga sheshi “Nënë Tereza” deri në qendrën e Vëllazërisë Ungjillore.

Aty u mundësua lidhja satelitore me takimin analog në Bruksel, prej të cilit u përcollën disa mesazhe nga personalitete të krishtera, si e ish- Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi, ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian

Herman Fon Rompui përshëndeti nëpërmjet një videoje etj. Në vazhdim u shfaq një album foto- grafik për aktivitetet e paradites që u zhvilluan në 150 qytetet pjesëmarrëse dhe në fund nga të gjitha lëvizjet e krishtera evropiane pati një mesazh të përbashkët drejtuar Parlamentit Evropian.

Në Tiranë, ishin të pranishëm edhe Kryepi- skopi Anastas, Imzot Rrok Mirdita dhe kryetari i Vëllazërisë Ungjillore Fitor Muçaj, të cilët për- shëndetën të rinjtë dhe folën rreth temës.

Luljeta Pjetri