Sarandë
Uji i Bekuar u kremtua në Kishën e re
-Shërbesa e Ajazmës së madhe u krye nga KryepiskopiAnastas –
Ishte gëzim i dyfishtë për
besimtarët orthodhoksë të
Sarandës e kremtja e sivjet-
shme e Theofanisë – Ujit të
Bekuar. Mes tyre, në kishën
e re madhështore të sapopër-
funduar të Shën Harallambit,
erdhi për të kryer Liturgjinë
Hyjnore dhe për të dhënë be-
kimin e Tij të pasur atëror,
Kryepiskopi i Tiranës, Durrë-
sit dhe i gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi.
Qindra besimtarë nga qyteti
dhe fshatrat e Sarandës dhe
të Delvinës, por edhe të rinj
Kisha
e re e
Shën
Haralla
mbit,
në
Sarandë
ψ
nga Gjirokastra e Përmeti,
mbushën që herët në mëngjes
kishën e re, për të shprehur
falenderimet e tyre ndaj Perë-
ndisë që pagëzohej në Jordan,
i Cili me përpjekjet e vazhdue-
shme të Kryepiskopit Anastas
na fali atë kishë të bukur, një
stoli e vërtetë për qytetin e Sa-
randës.
Epifania është një festë e
bukur, thellësisht teologjike
dhe njëherësh e lidhur me tra-
ditën popullore, ku theksohet,
se, veç të tjerash, me lutjet e
tij për shenjtërimin nga Pe-
rëndia Krisht të ujërave, kon-
tribuohet në shenjtërimin e të
gjithë natyrës, në rinovimin e
lartësimin e Krijesës mbarë.
Këtë mesazh e theksoi në
mënyrë të veçantë Kryepisko
pi në Predikimin e tij. Detyra
shumë konkrete vuri Ai për të
gjithë orthodhoksët, që Drita
e të Kremtes së Theofanisë të
ndriçojë thellësisht shpirtin
dhe mendjen e çdo njeriu, që
do të ndjekë në jetën e tij
Krishtin, për të shërbyer si
një shembull në të gjithë sho-
qërinë. Krishti, me pagëzimn
e tij në lumin Jordan, nënvizoi
pikërisht këtë mesazh: se
vinte për rinovimin e botës
mbarë, për ringjalljen e kri-
jesës, për afrimin tek çdo njeri
të mundësisë së pendimit, në
mënyrë, që me guxim të rifi-
llojë rrugën e gjatë drejt jetës
së pasaosur. Veçanërisht,
Kryepiskopi, duke parë pjesë-
marrjen e të rinjve dhe stu-
dentëve dha në veçanti porosi
për ta, për të krijuar bindjen,
se kur Perëndia Krisht është
me ne, askush nuk mund të
jetë kundër nesh. Një ide që
Kryepiskopi e thekson va-
zhdimisht në vështirësitë që
përballon vendi ynë dhe
populli orthodhoks, se “Nuk
do të na braktisë Perëndia!”
Pas Bekimit të Madh të
ujit në kishën e Shën Haralla
mbit, qindrat e besimtarëve
ecën drejt bregut të Jonit, ku
Kryepiskopi hodhi Kryqin në
det. Çaste me të vërtetë ma-
llëngjyese dhe madhështore,
pasi i erdhi radha edhe Jonit
të marrrë bekim pas Adriati-
kut, Ohrit dhe Osumit. Dhe të
gjitha ndjenjat shumëfisho-
heshin, duke menduar se në
ç’kushte u kremtua Theofa-
nia në vitin 1992 në Sarandë.
Nga salla e teatrit – në kishë-
zën e vogël të parafabrikuar,
ndërsa sot në kishën madhë-
shtore të ndërtuar rishtazi.
Dhe Perëndia zgjodhi një
nxënës të shkollës së mesme
kishtare “Kryqi i Nderuar”,
që të kapë në det Kryqin dhe
të marrë të pasur bekimin e
atit të tij shpirtëror, Kryepi
skopit Anastas së bashku me
urimin, që një tjetër kryq t’i
dorëzohet në hirotonisjen e tij.
Gjatë ditëve të qëndrimit të
tij në Mitropolinë e Gjiroka-
strës, Kryepiskopi pati ta-
kime me autoritetet lokale,
punonjës të kishës dhe të tjerë
kuadro, që kontribuojnë në
çështjet sociale, me të cilët
diskutoi për zhvillimin dhe
përparimin e zonës.
Kryepiskopi bëri edhe
Bekimin e fillimit të punime-
ve në veprën e ujëdhënies së
Dermishit në zonën e Vurgut.
Ο. B.