EmailFacebookKontakt

Sa e lehtë të jetosh me Ty…

Sa e lehtë të jetosh me Ty, o Zot!
Sa e lehtë të besosh në Ty!
Kur mendja ime me njerëzpllot
tërhiqet a ndien pasiguri,
kur më inteligjentët në këtë botë
s’e ndiejnë që mbrëmja mbërriti
e ç’të bëjnë nesër ende s’dinë.
Ti më jep më të pastrën siguri
që ekziston e kujdesesh, për çdo njeri
për të mos ia mbyllur kurrë rrugën
që të sjellë për të të mira.
Trej kulmit të lavdisë tokësore
u ktheva mbrapsht i çuditur
për të parë udhën e përshkuar
nga dëshpërimi deri në këtë çast
nga m’u dha t’i shpalli njerëzisë
një pasqyrim të rrezeve të tua.
Sepse aq sa nevojë kam
të pasqyroj rrezet e tua
e për atë që s’arrij ta bëj
e di që ke caktuar të tjerë
ta përmbushin.

Aleksandër Solzhenicin (1918) është një shkrimtar rus, që kaloi një eksperiencë të tmerrshme prej njëmbëdhjetë vjetësh në internim në kampet e Stalinit. Vepra e tij e parë “Një ditë e Ivan Denisoviçit”, përbën një ngjarje më tepër politike se sa letrare: Në fakt, për të parën herë në letërsinë sovjetike flitej haptazi për gabimet e kampeve të përqëndrimit. Për veprën e tij të guximshme të denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e regjimit sovjetik, nuk mundi të botojë në atdhe veprën e tij të mëpastajme dhe u vendos nën një kontroll të plotë, deri me dëbimin e tij nga Rusia më 1974. Në vitin 1971 iu dorëzua çmimi Nobel për letërsinë. I nisur nga materializmi i jetës, Solzhenicin, përmes një mundimi të brendshëm arriti tek siguritë që të fal besimi. Gjithçka që u tha më sipër ishte më se e domosdoshme, që të mund të kuptohen plotësisht këto vargje të shkruara prej tij me një gjuhë të thjeshtë që zbulon dukshëm paqen që gjen çdo njeri në besimin që ndjen e jeton.