EmailFacebookKontakt

Sa bukur është të përjetosh një mrekulli

“Lavdi Perëndisë në më të lartat”, psalën engjëjt, por me të vërtetë kjo ishte gjithashtu thirrja e vajzave në kamp për gjithçka të bukur që kaluan së bashku.

Edhe këtë verë, si çdo verë tjetër në manastirin e bukur të Shën Joan Vladimirit filluan kampet verore të vajzave. Kampi i parë u zhvillua në datat 10 – 19 korrik dhe përfshinte vajza nga mosha 11-13 vjeçe. Drej- tuesit shpirtërorë në këtë kamp ishin At Gjerasim Çakalli, Znj. Lynette Hoppe, Z. Nathan Hoppe. Koordi- natore e përgjithshme e kampeve Znj. Ana Baba dhe drejtueset e ka- mpit të parë ishin Znj. Mikea Marku, Znj. Gabriela Bezhani e Znj. Ana Kërçyku.

Kampi perbëhej nga 85 kampiste dhe nga 15 kryetare grupesh. Tema e sivjetshme e kampeve të vajzave ishte: “Mos u mund nga e keqja por munde të keqen me të mirë” (Rom 12: 21).

Nëntemat e këtij kampi u morën po nga kjo letër dhe pikërisht nga kapitulli 12 i saj, e cila thotë: “Dashuria të mos jetë me hipo- krizi: urreni te keqen dhe ngji- tuni pas së mirës. Duani njëri – tjetrin me dashuri vëllazërore: në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin. Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbejini Perëndisë të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje; ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës. Be-

koni ata që ju përndjekin, be- koni dhe mos mallkoni. Gëzo- huni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë. Kini të njëjtat mendime njëri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mençur. Mos ia ktheni kërkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve. Po të jetë e munduar dhe aq sa varet nga ju, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndi- së, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, – thotë Zoti”. “Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur”. Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirë. (Romakët 12: 9-21)

Disa nga vargjet e himnit që lidheshin me temën ishin:

Mirë gjithmonë, mirë gjithkujt, kjo është thirrja jonë. Keq ku- rrë, kurrë askujt është mesazhi ynë. Zoti kështu thotë nga e keqja mos u mund, munde të keqen me të mirë, sado të jetë vështirë…

Programi i kampit ishte mjaft i larmishëm. Ai fillonte me lutjen e mëngjesit, kohën e qetë, mëngjesin, pastrimin rreth kampit, punën e

dorës, drekën, kohën e pushimit, lojrat e ndryshme, referatin e ditës i lidhur me temën e kampit. Pastaj vinte koha e mbrëmjes dhe programi i mbrëmjes i mbushur me këngë, skeçe, poezi, si dhe pasdarka. Ky ishte programi i një dite të zakon- shme, por nuk ishin të pakta ditët në kamp kur kishte aktivitete të veçanta, si p.sh. lojrat olimpike, darka e veçantë, ekskursioni, ecjet ne mal, kampionati i volejbollit etj.

Gjatë ditëve të këtij kampi pati edhe referate në lidhje me temën e përgjithshme. Folësit u bazuan tek pasazhi biblik që lidhej me temën, duke folur për problematikën e shoqërisë sonë dhe ndikimin e Kishës në zgjidhjen e tyre. Folësat e këtij kampi ishin Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, At Justini, At Andoni, Hierodhjakon Asti, dhe Nathan Hoppe.

Ashtu si çdo kamp edhe sivjet 11 vajza u bënë anëtare të Kishës Orthodhokse, duke e marrë pagë- zimin e tyre në kishën e Shën Joan

Vladimirit. Çdo ditë, jehona e kë- ngëve të ndryshme të krishtera mbushte kampin. Zërat e gëzue- shëm të shtonin gëzimin e mreku- llisë së lirisë së besimit.

Falenderime te veçanta i drejtohen Perëndisë për mundësinë e të patu- rit aktivitete të ndryshme dhe për bekimet e shumta përgjatë tyre dhe Kryepiskopit Anastas që vazhdi- misht është i gatshëm për të zhvi- lluar aktivitete dhe programe të ndryshme me të rinjtë, duke i inku- rajuar shumë njerëzit që punojnë në këtë drejtim dhe duke bërë për- pjekje të vazhdueshme për të sigu- ruar mbështetjen financiare për kë- to aktivitete. Falenderimi shkon edhe drejt atyre njerëzve që kanë punuar pa u lodhur në mënyrë që kampet të ishin të sukseshëm, duke futur këtu përpjekjet fizike dhe mendore, si edhe lutjet e të gjithëve. Ajo që i bën të bukura ditët e kampit është larmishmëria dhe dashuria e krishterë midis vajzave.

Ana Kërçyku

SA BUKUR ËSHTË TË PËRJETOSH NJË MREKULLI
“Lavdi Perëndisë në më të lartat”,
psalën engjëjt, por me të vërtetë kjo
ishte gjithashtu thirrja e vajzave në
kamp për gjithçka të bukur që
kaluan së bashku.
Edhe këtë verë, si çdo verë tjetër
në manastirin e bukur të Shën Joan
Vladimirit filluan kampet verore të
vajzave. Kampi i parë u zhvillua në
datat 10 – 19 korrik dhe përfshinte
vajza nga mosha 11-13 vjeçe. Drej-
tuesit shpirtërorë në këtë kamp ishin
At Gjerasim Çakalli, Znj. Lynette
Hoppe, Z. Nathan Hoppe. Koordi-
natore e përgjithshme e kampeve
Znj. Ana Baba dhe drejtueset e ka-
mpit të parë ishin Znj. Mikea Mar­
ku, Znj. Gabriela Bezhani e Znj. Ana
Kërçyku.
Kampi perbëhej nga 85 kampiste
dhe nga 15 kryetare grupesh. Tema
e sivjetshme e kampeve të vajzave
ishte: “Mos u mund nga e keqja
por munde të keqen me të
mirë” (Rom 12: 21).
Nëntemat e këtij kampi u morën
po nga kjo letër dhe pikërisht nga
kapitulli 12 i saj, e cila thotë:
“Dashuria të mos jetë me hipo-
krizi: urreni te keqen dhe ngji-
tuni pas së mirës. Duani njëri –
tjetrin me dashuri vëllazërore: në
nderim tregoni kujdes njëri me
tjetrin. Mos u tregoni të përtuar
në zell; jini të zjarrtë në frymë,
shërbejini Perëndisë të gëzuar
në shpresë, të qëndrueshëm në
shtrëngime, këmbëngulës në
lutje; ndihmoni për nevojat e
shenjtorëve, jini mikpritës. Be-
koni ata që ju përndjekin, be-
koni dhe mos mallkoni. Gëzo-
huni me ata që gëzohen, dhe
qani me ata që qajnë. Kini të
njëjtat mendime njëri me tjetrin;
mos lakmoni për lart, por rrini
me të përunjurit; mos e mbani
veten për të mençur. Mos ia
ktheni kërkujt të keqen me të
keqe, kërkoni të bëni të mirën
përpara gjithë njerëzve. Po të
jetë e munduar dhe aq sa varet
nga ju, jetoni në paqe me të
gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni
për veten tuaj, o të dashur, por i
jepni vend zemërimit të Perëndi-
së, sepse është shkruar: “Mua
më përket hakmarrja, unë kam
për të shpaguar, – thotë Zoti”.
“Në qoftë se armiku yt, pra, ka
uri, jepi të hajë; në pastë etje,
jepi të pijë; sepse duke bërë
këtë, do të grumbullosh mbi krye
të tij thëngjij të ndezur”. Mos u
mund nga e keqja, por munde të
keqen me të mirë. (Romakët 12:
9-21)
Disa nga vargjet e himnit që
lidheshin me temën ishin:
Mirë gjithmonë, mirë gjithkujt,
kjo është thirrja jonë. Keq ku-
rrë, kurrë askujt është mesazhi
ynë. Zoti kështu thotë nga e ke­
qja mos u mund, munde të keqen
me të mirë, sado të jetë vështirë…
Programi i kampit ishte mjaft i
larmishëm. Ai fillonte me lutjen e
mëngjesit, kohën e qetë, mëngjesin,
pastrimin rreth kampit, punën e
dorës, drekën, kohën e pushimit,
lojrat e ndryshme, referatin e ditës
i lidhur me temën e kampit. Pastaj
vinte koha e mbrëmjes dhe progra­
mi i mbrëmjes i mbushur me këngë,
skeçe, poezi, si dhe pasdarka. Ky
ishte programi i një dite të zakon-
shme, por nuk ishin të pakta ditët
në kamp kur kishte aktivitete të
veçanta, si p.sh. lojrat olimpike,
darka e veçantë, ekskursioni, ecjet
ne mal, kampionati i volejbollit etj.
Gjatë ditëve të këtij kampi pati
edhe referate në lidhje me temën
e përgjithshme. Folësit u bazuan
tek pasazhi biblik që lidhej me
temën, duke folur për problematikën
e shoqërisë sonë dhe ndikimin e
Kishës në zgjidhjen e tyre. Folësat
e këtij kampi ishin Mitropoliti i
Beratit, Hirësia e Tij Ignati, At
Justini, At Andoni, Hierodhjakon
Asti, dhe Nathan Hoppe.
Ashtu si çdo kamp edhe sivjet 11
vajza u bënë anëtare të Kishës
Orthodhokse, duke e marrë pagë-
zimin e tyre në kishën e Shën Joan

Vladimirit. Çdo ditë, jehona e kë-
ngëve të ndryshme të krishtera
mbushte kampin. Zërat e gëzue-
shëm të shtonin gëzimin e mreku-
llisë së lirisë së besimit.
Falenderime te veçanta i drejtohen
Perëndisë për mundësinë e të patu-
rit aktivitete të ndryshme dhe për
bekimet e shumta përgjatë tyre dhe
Kryepiskopit Anastas që vazhdi-
misht është i gatshëm për të zhvi-
lluar aktivitete dhe programe të
ndryshme me të rinjtë, duke i inku-
rajuar shumë njerëzit që punojnë
në këtë drejtim dhe duke bërë për-
pjekje të vazhdueshme për të sigu-
ruar mbështetjen financiare për kë-
to aktivitete. Falenderimi shkon
edhe drejt atyre njerëzve që kanë
punuar pa u lodhur në mënyrë që
kampet të ishin të sukseshëm, duke
futur këtu përpjekjet fizike dhe
mendore, si edhe lutjet e të gjithëve.
Ajo që i bën të bukura ditët e
kampit është larmishmëria dhe
dashuria e krishterë midis vajzave.
Ana Kërçyku