EmailFacebookKontakt

S.o.s. këmbanat

Këmbanat janë bërë objekt parësor i hajdutëve si një epidemi po zhduken mjaft vlera shpirtërore të krijuara ndër shekuj (krahas rrëmbimit të ikonave, ikonostaseve etj). Kjo ka ndodhur në Rrëmbec, Terovë, Progër, Gostnisht, Vithkuq, Zvrinë, Lin, Ziçisht, Berat, në fshatra të Myzeqesë e Gjirokastrës.

I duhet thënë ndal këtyre shkatërruesve të paskrupullt. Por si duhet vepruar në një kohë që shpesh organet e rendit tregohen të pafuqishme e madje, indiferente? Ashtu si është bërë në shekuj. Duhet që vetë besimtarët, këshillat e epitropitë kishtare, të ndërgjegjësohen se këto objekte janë të tyret, se u taken atyre, para së gjithash t’i ruajnë e mirëmbajnë. Pa këtë ndërgjegjësim, sërish do të qahemi për vjedhje të tjera të pariparueshme, deri sa të jetë vonë për të ndryshuar diçka.