Këshillit Botëror të Kishave
Me ftesë të Kishës
Orthodhokse, në fillim
të shkurtit vizitoi Rusi-
në një delegacion i Kë-
shillit Botëror të Ki
shave, i kryesuar nga
sekretari i përgjith-
shëm, z.Konrad Raiser.
Vizita kishte për obje-
ktiv të bënte bilancin e
marrëdhënieve aktuale
midis KBK dhe Kishës
Ruse, që është më e ma-
dhja midis 300 kishave
që janë anëtare të Kë-
shillit Botëror të Ki
shave.
Përveç falenderimit
për impenjimin e Kishës
Orthodhokse Ruse në
lëvizjen ekumenike,
gjatë takimeve të punës
me përgjegjës të Patri-
kanës së Moskës, si dhe
gjatë konferencave me
profesorë e studentë të
teologjisë, delegacioni i
KBK u përpoq të saktë-
sonte natyrën e ve-
primtarisë këtij orga-
nizmi dhe të prezanto-
nte veprimtaritë e tij.
Vizita u hap me një
takim me Mitropolitin
Kirill të Smolenskut,
përgjëgjës për marrë-
dhëniet e jashtme të Pa-
trikanës Ruse, që është
dhe anëtar i komitetit
drejtues të KBK dhe më
pas u bë një takim me
Patrikun e Moskës,
Aleksi II. Në të u di-
skutua për problemet e
pjesëmarrjes ruse në
KBK dhe të riorientimit
të tyre në perspektivë.
Z.Konrad Raiser dhe
anëtarë e tjerë të de-
legacionit bënë vizita
edhe në shërbimet e
ndryshme të Patrikanës
së Moskës, si të formi-
mit fetar dhe kateki-
zmit, në atë të veprave
bamirëse e sociale etj.
Një vizitë u bë edhe në
Akademinë Teologjike
të Moskës.
Në fund të vizitës, në
një konferencë për
shtyp u theksua rëndë-
sia e kontributit ortho-
dhoks në Lëvizjen Eku
menike dhe u shpreh
dëshira, që në të ar-
dhmen të forcohet roli i
kishave orthodhokse në
gjirin e KBK.
Materialet janë marrë
nga SOP-i (Shërbimi
Orthodhoks i Shtypit,
Francë)