EmailFacebookKontakt

Rusi – Studimet biblike

Plotësisht të ndaluara gjatë 70 vjetëve të regjimit komunist, sot në Rusi po shihet një rigjallërim i dukshëm i studimeve biblike. Iniciativat në këtë drejtim po shumëfishohen në kuadrin e grupeve të punës dhe kërkimeve, të rikrijuara nga grupe shkencëtarësh rusë, si në kuadrin e institucioneve kishtare zyrtare ashtu edhe të organizatave ndërkofensionale.

I tillë është p.sh. rasti i Shoqërisë Biblike Ruse, të krijuar më 1990, që ka nisur të botojë një revistë me titullin “Bota e Biblës”. Po kjo shoqatë, ka organizuar edhe 2 seminare kërkimi, përkthimi, leksikologjie, kushtuar problemeve të përkthimit të teksteve biblike. Punë të njëjtë janë ndërmarrë edhe nga komisioni biblik i sinodit, që varet nga Patriarkati i Moskës dhe Instituti Biblik Rus i Shën Pjetërburgut, një organizëm shkencor jo kishtar.

Përkthimi dhe shpërndarja e Shkrimeve të Shenjta, edhe në gjuhët e popujve të tjerë të Federatës Ruse, është, gjithashtu, një nga interesat kryesore të këtyre organizatave.