Për njohësit e aktualitetit rus, Rusia është vendi ku kryhet mëkëmbja më fantastike fetare. Mbi 2/3 e popullsisë kanë bërë një kthesë të qartë në gjirin e Kishës Orthodhokse Ruse; shifër kjo në rritje të vazhdueshme dhe shumë e lartë po të kihet parasysh fakti se në ditët e para të rrëzimit të komunizmit kapte vetëm 10% të popullsisë.
“Konkluzioni që mund të nxjerrim shumë lehtë, – theksoi kohët e fundit një prift rus, – është se Shën Vladimiri fitoi ndaj Karl Marksi”. Shënojmë se Shën Vladimiri, i njohur si duka i madh i Kievit, iu përkushtua përqafimit të orthodhoksisë nga populli i tij, pasi ishte bindur më parë se të gjithë sa merrnin pjesë në Liturgjitë dhe Shërbesat e Kishës Orthodhokse nuk mund të përcaktonin nëse jetonin në qiell apo mbi dhe.