Moskë, 6 Janar. Ditën e kremtimit të Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian (që përdoret nga kishat sllave), Patriku i Moskës Aleksej II, themeloi Katedralen e re madhështore orthodhokse, e cila do të mbajë emrin “Krishti Shpëtimtar”.
Shërbesa e themelimit të katedrales, në prani të shumë hierarkëve e priftërinjve dhe të mijëra besimtarëve, kishte një simbolizëm të veçantë, sepse Kisha e re do të ndërtohet në vendin ku ngrihej Katedralja madhështore me të njëjtin emër, e cila u hodh në erë 60 vjet më parë, nga regjimi ateist sovjetik.
Katedralja e re e ambicjet për të cilën janë që të jetë një zëvendësim sa më i denjë i së mëparshmes, llogaritet të kushtojë disa milionë dollarë.
Punimet e Katedrales parashikohet që të përfundojnë më 1997.