Kisha Orthodhokse Ruse procedoi në kanonizimin e tre shenjtorëve të rinj; mitropolitit Fillaret të Moskës (1792-1867), episkop dhe teolog i njohur i shekullit të XIX dhe dy prifërinjve misionarë dhe martirë; Joan Kotçurov (1871-1917) dhe Aleksandër Khotovtski (1872-1937). Pas aprovimit nga Asambleja Episkopale, kanonizimi u kremtua solemnisht me një liturgji në Katedralen Patriarkale të Fjetjes së Hyjlindëses, në Kremlin.