Rusi
I kthehen Gjermanisë
vlerat fetare të marra gjatë Luftës
Eshtë mirëpritur nga
kisha kryesore Gjermane,
vendimi i marrë nga Rusia
për të kthyer një numër të
madh dritaresh të pi-
kturuara mesjetare, 6
dekada pasi ato u morën
nga Ushtria e Kuqe fi-
timtare. Kjo u quajt nga
autoritetet fetare si një
shenjë e mirë pajtimi dhe
paqeje për Evropën.
111 dritaret e pikturuara
me art të veçantë, për-
mbajnë pamje nga Shkrimi
i Shenjtë, nga Krijimi deri
tek Gjyqi i Fundit dhe u
dorëzuan nga ministri rus i
kulturës. Ato u rivendosën
në kishën nga ishin marrë,
në qytetin Frankfurt-mbi-
Oder, në kufirin Gjermano-
Polak, që i kushtohet Shën
Marisë.