EmailFacebookKontakt

Rumani – Një prift në shërbim të jetës

Në Rumani emri i At Nikolla Athanasit është sot simboli i dashurisë. At Nikolla, klerik i ri, 38 vjeç, llogaritet dhe njihet si njeri i rëndësishëm nga të gjithë rumunët, prej Patrikut deri te besimtari i fundit, prej funksionarit më të lartë të shtetit, deri te qytetari i fundit. Dhe kjo, sepse ai vetë nuk llogarit asgjë; as lodhje, as kohë, as distanca, as ngjarje të paparashikuara e as sakrifica. Ecën natë e ditë me kuptimin e saktë të fjalës. “Specialiteti” i dashurisë së tij? Fëmijët e palindur. Me ndërhyrjen e dashurisë shpëtoi fëmijët nga ndërhyrja vdekjeprurëse e dështimeve.

At Nikolla Athanasi tani ka 55 fëmijë.

Të pesë janë të tijtë, të familjes së tij mishtore, të tjerët janë fëmijët që shpëtuan nga thika e dështimeve e që kujdeset për ta në mënyrë origjinale. Shtëpi të varfëra në të dy fshatrat ku është prift, kanë pranuar të marrin e të rritin fëmijët, që, po të mos ishte dashuria e At Nikollës, do ti kishte ngrënë errësira e zezë. Ka familje që bashkë me të pesë fëmijët e tyre mbajnë e rritin edhe pesë fëmijë të tjerë. Fëmijët e dashurisë nuk rriten në institucion, por brenda në mjedisin familjar.

Dhe kur të rriten disi, mësojnë se nuk i lindi nëna që i rriti e u kujdes për ta, por janë lidhur kaq shumë me të, saqë e ndiejnë veten rehat e të gëzuar pranë saj dhe nuk duan të ikën.

At Nikolla Athanasi është prift “i çmendurisë së shenjtë”. Të jashtëzakonshme janë përpjekjet e tij. Kujdeset edhe për vajzat që kanë gabuar, i mbledh nga rruga. U jep punë në punishtet që ka krijuar vetë. Kujdeset edhe për studentët. Organizon konferenca dhe biseda në rang universitar. Kujdeset për botimin e librave fetare, për kultivimin e orthodhoksëve. Nuk di të ishte e tepërt, që të thonim, se tek ky prift i Rumanisë është zbatuar pasazhi i letrës së dytë të Korinthasve 11,28. Është prifti “i ndihmës së parë”, i urgjencës për Rumaninë, dhe le të jetë prift në dy fshatra, që shirat e shumta të Rumanisë i kthejnë këto në fshatra baltë. Dashuria brenda në baltëra.

(Marrë nga Revista “Joan Pagëzori” – qershor 1996)
E përktheu: P.Xh.