I lenë prej kohësh në mëshirë të fatit, Manastiri i Brankoveanut, në rajonin e Brasov, po njeh një ringjallje të veçantë falë komunitetit të ri të murgjërve, që numëron sot 25 vëllezër.
Restaurimi i ndërtimeve të vjetra nisi që më 1985, me nismën e mitropolitit Antuan të Transilvanisë, pa autorizimin e pushtetit komunist. Kjo, në një kohë që regjimi kishte nisur fushatën e “sistemimeve” që kishte ndër qëllimet e tij shkatërimin e kishave. Kështu që punët, e kryera me paratë e dioqezës, u vijuan në kërcënimin e ndërprerjes së dhunshme. Pas përmbysjes së vitit 1989 ndërtimet u shpejtuan dhe konsakrimi zyrtar i manastirit u përputh me vizitën e Patrikut Vartholome I, në gushtin e vitit të kaluar.