Nga 21-25 shtator Kryepiskopi Anastas vizitoi Ki- shën Orthodhokse të Rumanisë, i ftuar nga Patriarku i saj, Fortlumturia e Tij Teoktisti dhe nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, për të marrë pjesë në festimet panagjirike të 600-vjetorit të themelimit të Manastirit të Shën Nikodhimit të Tismanës, si edhe për t’u nde- mar nga Fakulteti Teologjik i Universitetit të Krajovës me Doktor “Honoris Causa” *. Kjo është e 14 la herë e nderimit të Kryepiskopit Anastas me këtë titull.
Më datën 21 ai u prit në aeroportin e Bukureshtit nga Patriarku i Rumanisë Teoktisti, nga Mitropoliti i Oltenias Teofani, nga disa hierarkë dhe disa klerikë të tjerë. Pritja ishte mjaft e ngrohtë dhe shumë vëllazërore. Sapo mbërritën në sallën e pritjes së personal iteteve primatët dhanë edhe intervistat e tyre të para përpara medias. Kryepiskopi Anastas pasi shpre- hu falënderimet për dashurinë e mikpritjen dhe ftesën për kremtimin e Shën Nikodhimit të Tismanës, theksoi se “figura si ajo-^Shën Nikodhimit të Tismanës edhe pas 600-vjetësh vazhdojnë të frymëzojnë e bashkojnë orthodhoksët. Ajo që mendoj se është karakteristike për të është ndjesia e tij, se të gji-
thë orthodhoksët në Ballkan duhet të jenë të ba- shkuar, dhe njëri të mbështesë tjetrin. Dhe ky horizont i hapur i tij është njëkohësisht i lidhur me ndjesinë e thellë shpirtërore që ka jeta aske- tike. Këto figura na drejtojnë edhe në shekullin e ri që është përpara nesh dhe që pritet të futemi në Evropën e Bashkuar. Kisha e Rumanisë, me traditën, rrezatimin e madh dhe organizimin kaq të plotë që ka sot, si dhe me horizontin e hapur drejt Perëndimit, mendoj se do të kontribuojë shumë në këtë Evropë dhe zëri i Orthodhoksisë do të jetë shumë më ifuqishëm dhe më i shquar”.
Ndërsa Patriarku Teoktist u shpreh: “Shën Nikodhimi i Tismanës është një shenjt që e nderoj- në shumë jo vetëm në Rumani, por edhe në vendet e tjera orthodhokse të Ballkanit. Për këtë arsye Mitropolia e Oltenias dhe Manastiri i themeluar nga ky shenjt organizuan Simpoziumin për nder të tij dhe të gjithë vitin ia dedikuan Shën Nikodhimit të Tismanës. Ndaj jemi shumë të gëzuar që Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë na nderoi me (Vijon në faqen 6-7-8)
Kryepiskopi Anastas nderohet përsëri
me titull nderi “Honoris Causa”
(vijon nga faqja 1)
ardhjen e tij në këtë aktivitet të madh. Ai për- faqëson jo vetëm një Kishë Orthodhokse Auto- qefale, por edhe kulturën e teologjinë orthodhokse botërore…”.
Më pas, Kryepiskopi i shoqëruar nga atë Spiridhon Simandiri dhe hierodhjakon Asti Ba- kallbashi udhëtuan drejt Krajovës, ku pas disa orëve udhëtimi në darkë u prit në kishën e qendrës Mitropolitane me rënien e kambanave dhe me qirinj në duar nga klerikët dhe murgeshat. Pas përshëndetjeve të rastit për mirëseardhjen dhe mikpritjen u shtrua një darkë në Selinë e Mitropolisë së Oltenias, në Krajovë.
Të nesërrnen, më datë 22 në mëngjes, erdhën mitropolitë dhe episkopë lokalë të krahinave jugore dhe jugperëndimore të Rumanisë për të takuar Kryepiskopin Anastas dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Honoris Causa” nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit të Krajovës. Ceremonia filloi me për- shëndetjen e Rektorit të Universitetit z. Mircea Ivanescu, dhe në vazhdim episkopi Trine Popa prezantoi biografinë e Kryepiskopit Anastas, duke pasuar me një minutazh filrnik rreth veprës apostolike në Afrikë dhe Shqipëri. Më pas Kryepiskopi Anastas mori Qalën dhe mbajti kumtesën me temë: “Orthodhoksia në Evropën e Bashkuar ndërfetare” (lexoni në numrin e ardhshëm të gazetës). Kumtesa, që pati jehonë shumë të ma- dhe tek pjesëmarrësit universitarë, klerikë e lai- kë, u ndoq me shumë interes e vëmendje. Pas duartrokitjeve të shumta të pjesëmarrësve rektori i dorëzoi Kryepiskopit diplomën e titullit.
Kjo ceremoni përfundoi edhe me një kokteil për të pranishmit.
Pas ceremonisë Mitropoliti Teofan shtroi një drekë në Selinë Mitropolitane të Krajovës, për të nderuar Kryepiskopin Anastas për titullin që iu akordua. Morën pjesë rektori i Universitetit, d “^
dekani i Fakultetit Teologjik, mitropolitë e epi- skopë të Sinodit të Shenjtë të Rumanisë etj., profesorë të Senatit të Universitetit, autoritetet lokale të Krajovës, si edhe dekani i Fakultetit Teologjik të Bukureshtit, z. Konstantin Koman etj. Mitropoliti Teofan theksoi se “Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas është një zë i ndritshëm, i shquar, besnik, i mbushur me përulësi. Misioni r tij i madh është një fjalë bindëse që bazohet në jetën më Krishtin, në fjalën e Perëndisë, duke e përçuar në vende që nuk mundeshin dot ta dëgjonin këtë fjalë,
në xhunglat e Afrikës… dhe duke vazhduar veprën apostolike me bagazhin e tij shkencor, universitar, baritor, teologjik ia doli mbanë edhe në Shqipëri, ku nuk ekzistonte më jeta kishtare, që fjala e Perëndisë të dë- gjohej, të bëhej e kuptueshme dhe e nderuar, dhe ajo që është e rëndësishme është se shu- më njerëz dëgjuan dhe ndoqën fjalët e Kryepiskopit. Dhe me të vërtetë fjala e Tij bazohet në përpikmërinë shkencore, në analiza dhe pikësëpari në përvojën e shembullin personal. Ai përjetoi dhe përjeton predikimin e Ungjillit brenda ngjitjes drejt Krishtit si për- vojë personale dhe e jeton sigurisht këtë me gëzim, dhimbje, përulësi, me jetë asketike, realitet, ku ne e kuptuam dhe fjala e tij na bindi, ia doli mbanë dhe ia del mbanë të li- dhë vazhdimisht njohjet universitare me jetën e Kishës”.
Më pas përshëndeti edhe Kryepiskopi ynë, duke falënderuar Mitropolitin dhe përpjekjen e të gjithë atyre që punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e Kishës Orthodhokse të Rumanisë: “E vetmja gjë që mund t’ju them për identite- tin tim është se unë jam një vëlla i juaj, që besoj në unitetin e Kishës Orthodhokse, ku Kishat Orthodhokse në vende të ndryshme nuk janë një konfederatë Kishash, por është një Kishë, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Çdo gjë që i ndodh dikujt ka pasoja tek të gjithë. Unë e ndiej gëzimin tuaj si gëzimin tim dhe gëzohem veçanërisht për këtë, për aq sa shoh dhe ndjek… ”. Me bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e orthodhoksëve: në ndarjen e besimit me të tjerët, ndihmën për njëri-tjetrin, kemi mundësinë ta shumëfishojmë atë pasuri
që na dha Perëndia: “Kjo është për të gjitha marrëdhëniet njerëzore, për familjen, për komunitetin, pra ajo që marrim dhe e mbaj- më për vete e humbim, por kur e ofrojmë e shumëfishojmë. Pra Kisha Orthodhokse në epokën e sotme në Evropë duhet të pushojë së qeni një geto, duhet të bëjmë një dalje, dalje me kuptimin ungjillor do të thotë apo- stullim, mision, të dalim nga vetja jonë. Krishti nuk tha që të shijojmë kënaqësinë e Tij, por ftoi dhe pastaj dërgoi. Dalje do të thotë rrezik, nuk është e lehtë të ndihesh në ambiente të tjera, por dalje do të thotë edhe liri, dhe sidomos besim ndaj Atij që na dërgoi. Unë besoj se lulëzimi i Orthodhoksisë do të vijë me dy krahë: me praninë e jetës murgërore, por gjithashtu edhe me një prezencë të gjallë apostullimi. Të mos këmbëngulim të fluturojmë vetëm me një krah, sado që mund të jetë e mimdur dhe e bukur. Uroj që Kisha e Rumanisë të jetë gjithnjë pararojë e evoluimeve në Rumani edhe në Evropë”.
Pasdite Kryepiskopi vizitoi një vëllazëri murgeshash pranë kishës katedrale “Kryeengjëjt Mikael dhe Gabriel” të Krajovës, ku u njoh me punën e tyre të veçantë sociale, edukative ki- shtare me fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, trajnim katekistësh, kurse trajnimi, edukimi social dhe ‘ psikologjie etj., si dhe komunikimi i tyre nëpër- mjet intemetit me të rinj që kërkonin të dinin rreth besimit dhe jetës orthodhokse, udhëzimeve shpi- rtërore e edukative. Me të vërtetë ishte një vë- llazëri motrash shumë e gjallë dhe e gjendur në pro- blemet e ndihmën sociale të komunitetit të Kra- jovës. Shembull me të vërtetë i zellshëm e aktiv ishte nëna e tyre, igumene Siluana, që kishte një ndjesi të madhe, horizont mjaft të gjerë e të thellë.
Në mbrëmje në Teatrin Kombëtar “Marin
Soresku” të Krajovës u dha program! artistik me rastin e 600-vjetorit të fjetjes së Shën Niko- dhimit (1406-2006), program i përgatitur nga aktorët profesionistë të teatrit me recitime,
këngë, poezi, dialogje shpirtërore, poema, të psa- lura kishtare bizantine nga kori 50-vetësh i Dio- qezës, një film për manastirin e shenjtin. Në fund përshëndetën Mitropoliti Teofan dhe Kryepiskopi Anastas.
* * *
Të nesërmen, më 23 shtator, programi ishte edhe më i ngjeshur. Kryepiskopi dha një intervistë në Televizionin Kombëtar Rumun TVR e më pas u vizitua qendra e Mitropolisë, kisha-historike të qytetit, monumente në qytetin Tagu Jiu etj. Në Manastirin e Shën Nikodhimit të Tismanës Kryepiskopin e pritën në hyrje të gjitha murgeshat, me ceremoninë kishtare të pri- tjes së një hierarku të lartë: me himnin “Kryezo- tin dhe Kryepriftin…”, si dhe episkopi i zonës
Nikodhimi me Ungjill bashkë me klerikët dhe besimtarët e ardhur në prag të kremtimit ma- dhështor. Pas pritjes u bënë përshëndetjet dhe u shtrua dreka e rastit. Pasdite mbërriti edhe Patriarku Teoktist, të cilit iu bë e njëjta pritje, duke pasuar në vazhdim me disa akti vitete, njëri prej të cilëve ishte edhe simpoziumi për jetën murgërore, vendosur nga Sinodi i Shenjtë i Rumanisë, ku u bë edhe promovimi i librit të Mitropolitit të Nafpaktos Hierotheu, i ftuar në këtë kremtim, përkthyer në rumanisht.
Ishte me të vërtetë një takim historik sepse u mblodhën për herë të parë përgjegjësit e jetës murgërore të Rumanisë. Në fund të promovimit Kryepiskopi Anastas tha se pasi kemi shijuar dhe siguruar drejtimin drejt Perëndisë duhet që ta dëshmojmë këtë besim e ta japim këtë përvojë edhe tek të tjerët, duke theksuar rolin dhe mu- ndësine e sotme për ungjillëzim: “Kisha Orthodhokse ka si detyrë që të ungjillëzojë, dhe në shek. 21 provokimi për zhvillimin më të madh të Orthodhoksisë do të vijë nga 2 buri- me: nga drejtimi vertikal – ne me Perëndinë nga ku varet edhe thellësia e jetës murgërore dhe nga drejtimi horizontal – ne me njëri-tje- trin, duke dale nga vetja jonë. Në këtë formë kryqi edhe Kisha e Rumanisë ka të gjitha mundësitë të jetojë këtë hapësirë të apostu- llimit, edhe në drejtim të Evropës së Bashku- ar që pritet të jetë pjesëtare…, duke kujtuar edhe shembullin e Shën Nikodhimit, i cili u largua nga vendi i tij dhe erdhi këtu në Rumani, ai nuk lindi këtu. Ai jep një mesazh të gjallë tek kleri dhe populli rumun duke riorganizuar këtu edhe jetën murgërore. ”
***
Të dielën, më datë 24, u celebrua Liturgjia Hyjnore Arkihieratike në sheshin jashtë manastirit, për arsye të mijëra e mijëra pele- grinëve të ardhur për të marrë pjesë në krem- timet madhështore. Më parë u zhvillua litania e ikonës së shenjtit, shoqëruar me flamuj tra- dicionalë kishtarë (lavare), ngapsaltët, nëndhja- konët, dhjakonët, priftërinjtë, episkopët, mitro- politët dhe primatët e Rumanisë dhe Shqipërisë. Ajo që e shtonte madhështinë e kremtimit, ishte edhe muzika bizantine që pslnin koret e të dy katedraleve, të Mitropolisë së Krajovës dhe Episkopatës së Tismanës, muzikë që jehonte në qetësinë rrëzës së Karpateve, të zonës së Gor- shit, plot me gjelbërim, pyje dhe ujë të bollshëm, duke të të ngritur akoma më lart shpirtërisht.
Për herë të parë në këtë vend të Rumanisë u thanë në shqip thirrjet dhe lutjet nga Kryepi-
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
skopi Anastas, si edhe lutjet dhjakonore e fragment! i Ungjillit të ditës: peshkimi i mrekullue- shëm dhe dishepujt e parë. Pas komentit të shkurtër për fragmentin ungjillor, bërë nga Mi- tropoliti i Kluzhit Bartolomeo, Kryepiskopi Anastas i shprehu përgëzimet e tij Patriarkut të Rumanisë Teoktist, Mitropolitit të Oltenias Teofan, si edhe të gjithë vëllezërve klerikë dhe gjithë besimtarëve të pranishëm. Pastaj Kryepiskopi theksoi rolin e apostujve në apostullimin e kombeve përtej Izraelit, sipas detyrës të ngar- kuar nga Jisui, “këtë gëzim të Ngjalljes nuk mund ta mbanin vetëm për vete, por duhet ta transmetonin kudo në botë. Edhe ne si Kishë Orthodhokse në tërësi nuk jemi maze i të vërtetave të besim.it, por jemi pararoja dhe shpallja e besimit. Sot kemi bekimin që jemi mbledhur për të nderuar Shën Nikodhimin, i cili e jetoi gjallërisht UngjiUin e Krishtit, erdhi në një kohë të vështirë të kohës për të shpa- llur Ungjillin, ai erdhi në këtë vend duke kuj- tuar dhe imituar apostujt, duke rigjallëruar murgërinë”. Në fund, Kryepiskopi tha se “Për pak kohë Rumania do të hyjë si anëtare e Evropës së Bashkuar. Ajo nuk vjen në Evropë si e varfër, por si një vend i pasur me jetë shpirtërore, që është mjaft e domosdo- shme në kohën e sotme për Evropën. Ndaj
mos kini frikë në këtë hap të ri, sepse keni shumë për të dëshmuar për të vërtetën…”.
Më pas Patriarku Teoktist foli për ditën kre- mtuese dhe rëndësinë e saj historike “…Për ne ky manastir është Sioni i Ri, sepse këtu rrezaton Shën Nikodhimi, i cili na lartëson tek thellësia dhe mendimi i Filokalisë me ve- prën e tij… këtu gjejmë faqe nga historia e hegjemonëve të Vllahisë, emrat e të cilëve përkujtuam në këtë Liturgji. Shenjti ishte një Udhje midis Orthodhoksisë së Malit të Shenj- të dhe të Ballkanit… në Moldavi, në Transil- vani dhe kudo do të gjejmë frutat e veprës së Shën Nikodhimit. Dita e sotme na mbledh të gjithëve që të jetojmë vlerat e Orthodho- ksisë sonë, ashtu siç dëgjuat edhe fjalën e Kryepiskopit Anastas, i cili është bariu i Ki- shës Orthodhokse të Shqipërisë, ku erdhën komunistët dhe e bënë shtet pa kisha, pa fe, pa besim dhe shkatërruan gjithçka fetare. Dhe erdhi Fortlumturia e Tij, që me hirin e Perëndisë, me veprën e tij apostolike bëri të mundur ringritjen e Kishës Orthodhokse Au- toqefale të Shqipërisë nga zeroja. Dhe pra- ndaj Fortlumturia e Tij i Shenjtë iu foil me një mën^rë që mundën ta dëgjojnë edhe uni- versitetet më të dëgjuara, madje atë mundi ta dëgjojë edhe Universiteti i Oksfordit. Fortlumturia është njeri i shkencës, jetoi fenë si
prof, universiteti por dhe si hierark jeton përvojën e komunikimit me – Perëndinë. ”
Në fund përshëndetën edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, si dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Fesë. Pasoi kungimi i popullit të shumtë pjesëmarrës, që bashkë me priftërinjtë e zonës mbushën sheshin e madh. Ky aktivitet u pasqyrua edhe nga mediat kombëtare e lokale. Në fund të këtij aktiviteti 2-ditor kremtues u shtrua edhe dreka festive për të ftuarit e shumtë.
Më datën 25 Kryepiskopi dhe ata që e sho- qëronin u nisën drejt Bukureshtit, ku gjatë rrugës vizituan edhe disa manastire. Më pas u pritën nga Fortlumturia e Tij Teoktist në Selinë Patriar- kale, ku u shtrua edhe një drekë, e më pas u përcollën për në aeroport.
Hierodhjakon Asti Bakallbashi
* Kujtojmë që në nëntor 2003, delegacioni i Kishës sonë, i përbërë nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Joan dhe klerikë të tjerë, kreu vizitën e parë zyrtare pas ringritjes nga themelet, në Kishën Orthodhokse të Rumanisë. Gjatë saj Kryepiskopi Anastas u nderua me medaljen dhe titullin akademik më të lartë të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Bukureshtit “Dumitru Staniloae” dhe u dekorua nga Presidenti i Republikës së Rumanisë Iliesku. (shih “Ngjallja”, dhjetor 2003).
Rumani
Kryepiskopi Anastas nderohet përsëri
me titull nderi “Honoris Causa”
U nderua nga Fakulteti Teologjik i Universitetit të Krajovës dhe mori pjesë
në 600-vjetorin e rigjallërimit të jetës murgërore të Rumanisë.