EmailFacebookKontakt

“Rruga e Perëndisë është e vështirë, por jo e pamundur”

“Rruga e Perëndisë është e vështirë, porjo e pamundur”
– Besimtarëve të krishterë u bëhet thirrje për të qenë të shenjtë dhe të pastër –
Nga At LllRcl Verorti
Një nga përpjekjet më të mëdha për
një të krishterë sot, është që të qëndrojë
moralisht i pastër në një botë që e shtyn
në drejtim të kundërt. Kudo që të kthe-
jmë sytë, veshët, mendjen, gjejmë imazhe
të papastra, duke filluar nga filmat ,që
shohim në televizion, muzika që dëgjo-
më në radio, nga fotot që shohim në revi­
sta, te rrobat provokuese që veshin njerë-
zit në rrugë, si dhe jetët e personaliteteve
të shquara të botës, të spetaklit, biznesit,
sportit etj.
Duket sikur bota na |hotë të për-
mbushim dëshirat e epshet tona. Në të
vërtetë, në qoftë se nuk ndjekim she-
mbullin e botës, njerëzit na konsiderojnë
të çuditshëm, të dalë nga moda dhe
shumë të prapambetur.
Ta themixhapur. Një nga tundimet më
të mëdha që kanë shumë prej të rinjve
tanë është të kryejnë marrëdhënie
seksuale para martesës. Shumë nga të
rinjtë tanë kanë dëgjuar gënjeshtrën e
botës të thotë: Në qoftë se doni dikë, s’ka
ndonjë gjë të keqe që të kryesh ma-
rrëdhënie seksuale para martesës (shu-
më herë, bota madje thotë se edhe të mos
e duash dikë, por dëshiron dikë në një
momënt të caktuar, atëherë plotësoje dë-
shirën tënde). Shumë i justifikojnë
veprimet e tyre, duke thënë: “Eshtë gjë
normale dhe e natyrshme”.
Disa të rinj më kanë thënë se: “Nuk
është mëkat të kryesh marrëdhënie të
tilla. E di që Perëndia nuk mendon se ka
ndonjë të keqe të veprosh kështu, si
veprojmë ne”. Një herë e pyeta dikë:”Nga
e di ti që nuk është mëkat”? Ai u përgjigj:
“E diskutova me të dashurën dhe me një
çift tjetër dhe ramë dakort që s’është
mëkat.
Mendoj, se është e rëndësishme, që
të gjithë besimtarët të jenë të qartë në
këtë pikë. Kush jemi ne që të vendosim
për diçka në është, apo nuk është mëkat?
Ka një autoritet më të lartë se mendimi
ynë apo ai i dy çifteve. Edhe sikur pjesa
më e madhe e shoqërisë të bjerë dakort
për diçka, kjo nuk do të thotë se pa di-
skutim ata kanë të drejtë. Ka një të drejtë
dhe të gabuar absolute dhe kjo vendoset
nga vetë Perëndia. Ne të krishterët Or-
thodhoksë e kuptojmë këtë të vërtetë
nëpërmjet Shkrimeve të Shenjta dhe
Traditës së Shenjtë të Kishës.
Për shembull, Bibla është shumë e
qartë kur flet për marrëdhëniet seksuale
jashtë martesës (ose edhe para martese
ose me dikë tjetër, përveç bashkëshortit).
Në letrat e tij Shën Pavli shumë qartë
thotë, se ata që kryejnë marrëdhënie se­
ksuale jashtë martese mëkatojnë kundër
vetë Perëndisë, po aq sa dhe trupit të
tyre. Njerëz të tillë nuk do ta trashëgojnë
mbretërinë e Perëndisë.
“A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do
të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë?
Mos u gënjeni: as kuruarët, as shkelësit e
kurorës…nuk do të trashëgojnë mbre-
tërinë e Perëndisë” (1 Korintasve 6:18-
20).
“Largohuni nga kuruëria! Çdo mëkat
që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai
që kuruëron mëkaton kundër trupit të uet.
A nuk e dini se trupi juaj është tempuUi i
Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin
e keni nga Perëndia, dhe se nuk ipërkisni
vetvehtes? Sepse u bletë me një çmim!
Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj
dhe në frymën tuaj, që i përkasin
Perëndisë” (1 Korintasve 6:18-20).
“Ky është vullneti i Perëndisë:
shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga
kuruëria; që secili prej jush të dijë ta
mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,
jo me pasione epshi… Sepse Perëndia nuk
na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
Prandaj, ai që i përbuz këto gjëra, nuk
përbuz një njeri, por Perëndinë” (1
Thesalonikasve 4:3-7).
“Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar…
nuk ka ndonjëtrashëgim në mbretërinë e
Krishtit dhe të Perëndisë” (Efesianëve
5:5).
“Paraqisni trupinduaj si fli të gjallë,
të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia…
dhe mos u konformoni me këtë botë, por
transformohuni me anë të ripërtëritjes së
mendjes suaj, që të provoni cili është i
miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i
Perëndisë” (Romakëve 12:2).
Bota na tundon për të bërë çdo gjë që
duam. Perëndia na thotë të jemi të di-
siplinuar dhe të bindur. Në kohën e du-
hur dhe me bekimin e Tij, veprime të tilla
si marrëdhëniet seksuale mund të jenë
të mira. Por Perëndia na jep një drejtim
shumë të qartë – Prisni deri sa të merrni
një vendim përfundimtar me bashkësho-
rtin tuaj, me bekimin brenda Kishës në
misterit të martesës.
Sigurisht, kjo është një këshillë e
vështirë. Shumë të rinj thonë e pa­
mundur. Madje, ka të rinj që janë brenda
Kishës, që thonë se mund të përpiqen
dhe ndoshta e disiplinojnë veten për disa
muaj, por s’ka kuptim që të jesh e virgjër
kur ke një të dashur për disa muaj ose
disa vjet. Ata thonë që është e pamundur
të mbetesh i pastër kur je i lidhur me
dikë.
Kisha pajtohet me faktin se është e
vështirë. Ne do të kemi shumë tundime,
por Kisha nuk pajtohet me faktin se është
e pamundur. Me hirin dhe ndihmën e
Perëndisë, ne mund të qëndrojmë me fuqi
e disiplinë.
Një shembull i mirë gjatë kohës
apostolike ishte kisha në Korinth. Kori-
nthi ishte një qendër e madhe tregtare
në botën Romake. Ai ishte, gjithashtu i
njohur si një nga vendet më imorale në
Perandorinë Romake. Ky qytet ishte qe-
ndër adhurimi e Afërditës, perëndeshës
greke të dashurisë. Në tempullin e saj
ishin 1000 priftëresha gra, të cilat ishin
dhe prostituta të shenjta. Çdo mbrëmje
ato zbrisnin në qytet për të shitur trupat
e tyre.
Në këtë qytet të korruptuar Shën Pavli
krijoi një nga kishat më të fuqishme.
Ishte e vështirë për të, që t’u mësonte nje-
rëzve të jetonin në mënyrë të pastër dhe
morale. Para pagëzimit shumë prej tyre
ishin kurorëshkelës dhe mëkatarë, por
Shën Pavli nuk pajtohet me të vërtetën.
Ai nuk e pranon shfajësimin se është e
vështirë. Shumë qartë ai u thotë të
krishterëve në Korinth: “Mos gaboni – as
kuruarët, as kurorëshkelësit nuk do ta
trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë”.
Prandaj duhet të ndryshonin sjelljen
e tyre. Sigurisht që do të ishte e vështirë,
por kujtoni gjithmonë, se besimtarët e pa-
gëzuar janë “krijesa të reja” në Krisht.
Përsëri ata do të kenë tundime, por ata,
gjithashtu kanë fuqi të re, Shpirtin e
Shenjtë brenda tyre, i cili i ndihmon të
kapërcejnë tundimet!
Prandaj, të gjithë besimtarët le t’i
bëjnë vetes një pyetje shumë të.rëndësi-
shme. A t’i qëndroj besnik Perëndisë apo
të ndjek rrugët e botës? Secili prej nesh
duhet të vendosë vetë. Rruga e Perëndisë
është e vështirë, porjo e pamundur. Me
Hirin dhe ndihmën e Perëndisë ne mund
të ecim në rrugën që na çon drejt shenjtë-
rimit.