Rruga e lirisë dhe gëzimi i Krishtlindjeve
Me këtë temë u zhvillua Konfe- renca e Studentëve Orthodhoksë në Manastirin e Shën Vlashit, në dhjetor 2004. Rreth 150 të rinj morën pjesë në këtë takim të madh dhe tradicional, duke u aktivizuar në shërbesat fetare, bisedat biblike dhe diskutimet në grup, të cilat ishin pjesa më e rëndësishme dhe karakteristike e këtij aktiviteti.
Pas akomodimit në konviktin e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, studentët morën pjesë në Shërbesën e Paraklisit dhe pas saj në referatin e shumëpritur të të ftuarit kryesor të konferencës, Mi- tropolitit të Korçës, Hirësi Joanit. Për më shumë se një orë, ai foli rreth temës “Rruga drejt lirisë”.
“Liria e thellë e njeriut është li- ria e brendshme ashtu sikurse që- llimi kyç i njeriut nuk është thjesht të jetuarit e disa viteve. Këto vite janë përgatitje për diçka tjetër, për udhëtimin tonë drejt përjetësisë. Të gjitha ndalesat, dhe “mos”-et pothuajse nuk respektohen shpesh- herë në emër të lirisë. Faktikisht këto nuk e bëjnë njeriun të lirë, sepse sa më shumë ai i kundër- shton ndalesat aq më tepër bëhet 1 robëruar. Kufizimet nuk i ishin dhënë njeriut për ta penguar lirinë e tij, por për ta zhvilluar dhe plo- tësuar lirinë e tij. Nuk mund të jesh dot i lirë, nëse nuk do të kesh për- gjegjësinë e lirisë. Çdo njeri që do të mundohet të bëjë çfarë të dojë nuk do të jetë i lirë. Në rrugën drejt lirisë është e pamundur që të kalo- het pa këto kufizime. Unë do të isha i pari që do të doja një rrugë drejt lirisë pa këto kufizime, por është e pamundur. Natyra jonë është e deformuar dhe kthimi në gjendje të drejtë bëhet me dhimbje. Sa më tepër që t’i afrohet njeriu Zotit, aq më i lirë do të bëhet dhe aq më tepër gëzim do të ndiejë në shpirtin e tij”- theksoi Hirësi Joani gjatë referatit.
Më pas studentët e pranishëm në këtë konferencë u ndanë nëpër grupe, duke u njohur me njëri-tje- trin nëpërmjet prezantimit dysh, që u praktikua për herë të parë në një aktivitet të tillë. Studentët, pasi kishin pyetur rreth njëri-tjetrit, u pre- zantuan para grupit duke krijuar
një atmosferë të ngrohtë miqësore. Më tej, ata treguan një histori para të gjitha grupeve rreth një fotogra- fie, të cilën duhet ta interpretonin si një ngjarje që kishte pasoja në jetën e personit ose ambientit rreth tij dhe si mund të reflektojmë ne si të krishterë për t’i ndihmuar këta njerëz në nevojë.
Ditën tjetër u zhvillua një dis- kutim biblik, në të cilin vetë stude- ntët treguan për mënyrën se si i pri- snin Krishtlindjet, reflektuan për disa nga të veçantat e vitit 2004 në jetën e tyre dhe si e presin Vitin e Ri 2005.
Një program argëtues me këngë
e valle popullore shqiptare në am- fiteatrin e konferencave dhe aktivi- teteve sportive të Manastirit të Shën Vlashit do ta gjallëronte edhe më shumë veprimtarinë.
Në mbrëmje, misionari ameri- kan, pedagog i Akademisë Teologjike, Nathan Hoppe, foli për gëzi- min e Krishtlindjeve.
“Me ardhjen e Krishtit shikoj- më ndreqjen e gabimeve. Ky është moment! kur Krishti na ktheu me Perëndinë për të jetuar përjetë- sisht. Festimi i Krishtlindjes është krejt ndryshe nga Viti i Ri. Krisht- lindja është fillimi i luftës sonë për t’u ribashkuar me Perëndinë. Me
ardhjen e Krishtit, erdhi drita e transformimit të botës”-nënvizoi gjatë fjalës së tij Hoppe.
Të dielën, pjesëmarrësit e Kon- ferencës zbritën në qytetin e Du- rrësit, për të marrë pjesë në cele- brimin e Meshës Hyjnore në Ki- shën e Shën Pavlit dhe Shën Astit. Kjo ditë përkonte edhe me festimin e ditës së Shën Spiridhonit. Litur- gjia Hyjnore u drejtua nga Drejtori i Akademisë Teologjike, Hirësi Ilia, i cili mbajti edhe predikimin e rastit, duke falënderuar të gjithë studentët që morën pjesë në “banketin e Krishtit” – siç e cilësoi ai.
Isidor Koti