EmailFacebookKontakt

Rrëzimi i një sërë akuzave shpifëse

RRËZIMIINJË SËRË AKUZAVE SHPIFËSE

Nga Kryepiskopi

f Prof. Dr. Anastasi

Profesor Emeritus

i Universitetit të Athinës,
Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës

Prof. dr. Frashëri në shkrimin e tij të fundit (Gazeta Shqiptare, 22-23/9/2013), nisi përsëri me pasaktësi. Flet “për artikujt kritikë që u botuan gjatë tri viteve të fundit. ” Nuk bëhet fjalë aspak për “artikuj kritikë”, por për disa pamflete të pamenduara. Tre të parët e panë dritën e botimit në vjeshtën e vitit 2010 dhe dy të tjerët dolën më së fundi. Zoti Frashëri nuk i

numëron saktë. Kurrë nuk kisha dhënë shkak dhe as nuk kisha thënë asnjë fjalë kundër z. Fra- shëri. Përkundrazi, kisha treguar gjithmonë vlerësim. Papritur, më 14 shtator 2010, tetëmbë- dhjetë vjet pas marrjes përsipër të përgjegjësisë së Kryepiskopit, doli publikisht me një akuzë shpifëse. Vijuan, te Gazeta Shqiptare, dhe dy pamflete të tjera (9-10/10/2010 dhe më 16-17/ 11/2010), në të cilat bëri shpifje të tjera me një agresivitet të çuditshëm. Përgjigjet e mia u botuan në të njëjtën gazetë, më 26/9 dhe 31/10 2010 dhe e fundit më 5/12/2010. Pas sulmit të tij të fundit shpifës, i parashtrova të dhëna konkrete që zbulonin keqinterpretimet dhe gabimet e tij serioze historike. Përmbledhtazi, po rikujtoj tre prej tyre, të cilat tregojnë nivelin e “artikujve të tij kritikë”:

“Z. Frashëri i ka siguruar për të 14-ën herë lexuesit, se Statuti i vitit 1929 është miratuar dhe është ratifikuar nga Tomosi Patriarkal me të cilin, më 12 prill 1937, Kishës Orthodhokse të Shqipërisë iu dha Autoqefalia. Meqë teksti në fjalë ka rëndësi themeltare, po e japim në materialet shoqëruese të këtij artikulli, të plotë, si dhe fotokopjen e origjinalit (shih Gazeta Shqiptare, 5/12/2010). Siç mund ta konstatojë edhe lexuesi më i thjeshtë, në asnjë pikë të këtij dokumenti nuk përmendet Statuti i vitit 1929”.

“Ngutet të sigurojë për znj. Antoniadhu “…dyshoj se nuk është greke, por shqiptare – nga familja e njohur shqiptare himarjote Andoni dhe që si grekomane ka ndërruar dhe (Lexoni në faqet 5-8)

RRËZIMIINJË SËRË AKUZAVE SHPIFËSE

Nga Kryepiskopi

t Prof. Dr. Anastasi

Profesor Emeritus

i Universitetit të Athinës,
Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës

(vijon nga faqja 1) mbiemrin, …së bashku me mbiemrin ka ndë- rruar edhe ndërgjegjen ”. Por ajo është një gazetare e shquar e një prej gazetave më të njohura të Athinës dhe sa e njohin, qeshin me këtë gjetje historike, ngaqë dihet se familja e saj e ka prejardhjen nga Ponti i Azisë së Vogël.” (c) “Por aty ku ai kalon çdo lloj caku të seriozitetit historik është kur del në përfundimin se “Krishti dha porosi tek apostuj të krijojnë Kisha ko- mbëtare dhe ky parim u shkel nga Patriar- kana Ekumenike ”. Çdo i krishterë i arsimuar mund të kuptojë nivelin e dijeve dhe vlefshmë- rinë e atyre që thotë historiani në lidhje me theologjinë dhe Kishën”.

Pas zbulimit të nivelit të argumenteve të z. Frashëri, ai heshti për tre vjet me radhë. Papri- tur, duke përdorur si pikënisje ngjarjet e hidhura të Përmetit, nisi përsëri (26/8/2013) me sulme dhe akuza të reja.

Në çdo rast me shkrimin e pamfleteve të tij përpiqet të krijojë një teatër absurd. Merr për- sipër rolin e akuzuesit, të hetuesit, të prokurorit, të gjykatësit dhe disa herë edhe të shefit të poli- cisë private, për të dëbuar Kryepiskopin. Dhe na i cakton këtij të fundit rolin e fajtorit që shfa- jësohet. Por, përgjigjet e mia nukjanë “apologji”, siç i pagëzon ai, por tekste sqaruese që hedhin poshtë akuza dhe pikëpamje të pabaza. Si shkencëtar i përgjegjshëm dhe udhëheqës kishtar, jam i detyruar me guxim dhe argumente

të hedh poshtë shpifjet që kanë si qëllim të tyrin, të helmojnë opinionin publik.

2. Por le të vijmë te pamfleti i tij i pestë (me të cilin i përgjigjet kritikës sonë, që u botua më 22-23.9.2013). (E vonova këtë përgjigje për shkak të një sërë udhëtimesh të mia jashtë vendit).

a) Në lidhje me ngjarjet e Përmetit mbështet mendimin se në filmimet e ngjarjes “ nuk shihet asnjë goditje “e pamëshirshme ” të asnjë prifti nga policia… Ato janë shpifje monstruoze të pakonceptueshme, kur dalin nga pena e një prelati, i cili kudo ku shkon prezantohet me titullin “Doktor, Profesor dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës”. Videoja është në dispozicion të cilitdo që dëshiron ta shikojë (http:/ /www.orthodoxalbania.org/al/index.php/shq/ lajme/1425-proteste-e-klerikeve-te-mitropolise- se-shenjte-te-gjirokastres) dhe po sjellim disa

prej këtyre pamjeve me foto. Kjo video u transmetua në mbarë botën dhe shkaktoi një protestë ndërkombëtare. Ndërsa z. Frashëri po- hon se “nuk shihet asnjë goditje “e pamëshir- shme” nga policia”. Dhunën kundër priftërinj- ve shqiptarë e kanë parë shumë dëshmitarë okularë. Si një prej shembujve të shumtë, po sjell denoncimin e klerikut shqiptar Ilia Tyto (52 vjeç), i cili denoncoi në prokurori, më 16 gusht 2013, se anëtarët e policisë private “filluan të më godasin me grushte dhe shkelma dhe nga këto goditje kam ngelur i dëmtuar në buzë, kam dëmtime të qafës, si dhe në pjesën e kryqes së majtë, si dhe në kyçin e këmbës së djathtë dhe me forcë më kanë tërhequr zvarrë nga kisha për në trotuar… Qëndrova disa minuta i rrethuar nga ata derisa erdhi Papa Thanas Qerimi, i cili më ka marrë menjëherë me vete dhe jemi drejtuar për në polici për të bërë këtë kallëzim penal” (Republika e Shqipërisë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet. Proces-verbali për kallëzimin e veprës penale, 16/8/2013) (shih dokumenti 1 dhe 2). Më 19/8/2013, atë e vizitoi mjeku ligjor, Frederik Kekezi, i cili konstatoi “kontuzion i trupit (ekimozë, ënjtje), dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar nga një mjet mbretës” (Akt-ekspertimi mjeko-ligjor nr. 310, Shërbimi i Mjekësisë Ligjore, Gjirokastër).

Z. Frashëri ngul këmbë se këto dhe flakja e Ungjillit“janëshpifjemonstruoze…”, “…kup- tohet se në këtë mes Zyra e Përmbarimit nuk kreu ndonjë sakrilegj”. Gjithashtu, ka dëshmi të pakundërshtueshme dhe foto, që tregojnë qartë se ungjijtë, ikonat dhe enët e shenjta u flakën në makinën e plehrave të Bashkisë (shih dok. 3). Kështupërkufizimi “shpifje monstruo-

ze” në këtë rast kthehet kundër vetë këtij personi, i cili vetëquhet mbrojtësi i sakrilegjit.

Për sa i takon titujve të mi shkencorë (të një rëndësie ndërkombëtare), sipas taktikës së apostull Pavlit, i cili u kujtonte përndjekësve të tij se “jam qytetar romak”, edhe unë i përdor kryesisht kur na duhet t’u përgjigjemi disa arti- kullshkruesve, të cilët, për t’i dhënë autoritet pamfleteve të tyre antishkencore, në krye të tyre vendosin siglën “Prof. dr. historian, akademik”.

b) Për sa i takon datës së saktë të ngritjes së ndërtesës së parë të kishës janë bërë studime të ndryshme. Një të dhënë të rëndësishme, se sa e vjetër është kisha e së Tërëshenjtës në Përmet, na e jep studiuesi përmetar Stilian Adhami, në veprën e tij “Përmeti dhe përmetarët në udhën e historisë (Nga lashtësia deri në vitin 1939) ”, (Botimet Ada, Tiranë 2001, fq. 168), kur thotë se “duhet të jetë kisha më e vjetër e qytetit”. Dy kishat e tjera të qytetit ajo e Shën Nikollës dhe Shën e Premtes, u ndërtuan në vitin 1747 dhe në vitin 1776. Pikëpamjen se kjo kishë ka ekzistuar që në shekullin e 17-të e ka formuluar edhe dr. K. Jakumis me bazë traditat lokale. Siç vihet re, në shumë raste ka disa rindërtime në ambientet fillestare të një kishe. Në një studim të veçantë, për mbishkrimet e kishave të kësaj zone, thuhet se “në kishën e Hyrjes në Tempull të Hyjlindëses, është një pllakë guri mbi të cilën shkruhet përsipër: “Lutje e shërbëtorit të Perëndisë Janaq Prevezani 1814… në të gji- tha ikonatpërmendet kronologjia 1815-1816”. (Pan. I. Pulica. “Mbishkrime dhe kujtime…” Përvjetori i Shoqërisë së Studimeve Bizantine, Athinë 1928, fq. 89). Kodiku i Mitropolisë së Korçës na siguron se “kisha e së Tërëshenjtës në Pazar u ndërtua në mes të rrëmujave të ndryshme nga epitropi Zosi Loli, i cili e mbaroi ndërtesën brenda natës dhe u zgjerua në kohën e të gjithmonëkujtueshmit episkop të Korçës, Meletit” (Meleti i Korçës ishte episkop nga viti 1816 deri në vitin 1827). (Kodiku i Korçës dhe i Selasforit, Petraq Pepo, “Materiale Doku- mentare për Shqipërinë Juglindore ”. Tiranë 1981). Nëse nuk tregojnë gjë tjetër, këto fakte dëshmojnë se kisha nuk u ndërtua në vitin 1930, siç dëshiron historiani Frashëri. Por edhe dëshmia e S. Adhamit është shumë e qartë, kur thotë se kisha duhet të jetë para vitit 1747, “pasi është më e vjetra”, akoma edhe më e vjetër se ajo e Shën Nikollës, e ndërtuar në këtë datë. E vërteta është se me gjithë dëmtimet serioze në kohë të ndryshme, kisha rindërtohej dhe ishte në funksionim.

Por ajo që ka rëndësi në rastin në fjalë dhe dëshmohet prej shumë provash është fakti (shih fotografinë e Pirro Naçe, të vitit 1956, botuar në shkrimin e mëparshëm), se në vendin në fjalë, ka ekzistuar një kishë që u shkatërrua gjatë per- sekutimit ateist. Sipas z. Frashëri “gjurmët e kishës janë zhdukur”. E vërteta është se nuk u

shkatërrua krejtësisht, siç e dëshmon nga njëra anë ekspozeja e arkitektes, znj. Vasilika Cicko (të cilës në vitin 1960-61 i ishte dhënë detyra e projektimit për transformimin e kishës së Shën Marisë së Pazarit në shtëpi kulture), në një relacion të saj (24.2.2004), të cilin e përmendëm në përgjigjen tonë të fundit, ku thuhet: “Rruajtjen në maksimumin e mundshëm të konstruksionit të ndërtesës ekzistuese, për të ulur koston e ndërtimit”. Nga ana tjetër, këtë e vërtetojnë dhe muret e trashë, që vazhdojnë të ekzistojnë ende në ndërtesën në fjalë, bashkë me dritaret e mbuluara me një sërë tullash.

Z. Frashëri ngul këmbë se nuk dëshirojmë ekzistencën e qendrës kulturore në Përmet, se gjoja kemi synim greqizimin e qytetit! Këto janë dyshime fare të pabaza! E përsërisim: (1) Gjatë

gjithë këtyre viteve në kishën e së Tërëshenjtës së Përmetit meshohet në shqip, nga priftërinj shqiptarë. (2) Ne e kemi theksuar, në mënyrë të përsëritur, nevojën si të funksionimit të kishës ashtu edhe të Qendrës Kulturore. (3) Mbi të gji- tha, duam të nënvizojmë faktin për të cilin z. Fra- shëri hesht: Në Përmet, prej vitit 2010 ekziston një Qendër e re Kulturore Multifunksionale mo- derne (shih dok. 4), pikërisht përballë kishës, rreth 30 m larg. Ka kaq shumë nevojë bashkia e vogël e Përmetit për një Qendër Kulturore të dytë… aq sa të kryente veprimet e sakrilegjit që e njollosën vendin tonë ndërkombëtarisht? Cila bashki tjetër në vend ka dy qendra kulturore?! Qëllimet në këtë rast janë krejtësisht të një na- tyre tjetër dhe nuk bëhet fjalë aspak për kultu- rën. Për më tepër, planet e kësaj qendre iu pa- raqitën bashkisë nga një bashkëpunëtor i yni. (4) Mbështet tezën se ngulim këmbë në kthimin e kishës së vjetër, duke pasur në të vërtetë si qëllim të fshehtë, helenizimin e qytetit. Por le të supozojmë se në vend të kthimit, siç propozon z. profesor, aty pranë do të ndërtohet një kishë e re, a do të largohet rreziku që fantazon?

Në një pikë tjetër shkruan: “….hirësia thotë se ngjarjet e Përmetit i ka mësuar më vonë. Edhe këtu gënjen. Shihni apologjinë e tij të dytë, të cilën e ka botuar në “Gazetën Shqiptare”, më 3 dhjetor 2010, ku e mbron me këmbëngulje çështjen e kishës së Përmetit”. Por ngjarjet e sakrilegjit të Përmetit, pra ato që ndodhën më 16 gusht 2013, ishte e pamundur t’i dija më 2010. Pa dashur, z. Frashëri na vesh aftësi profetike. Në përgjigjen time të fundit (9.9.2013), shkruaja: “e siguroj se i mësova ngjarjet më pas (e sigurisht që me këtë, nënkup- toja ngjarjen e sakrilegjit). Klerikët dhe besim- tarët orthodhoksë nuk kanë nevojë për urdhra për të mbrojtur të shenjtat dhe të hirshmet”. Kushdo që ka ndjekur këshillën e tij, ka parë se më 3/12/2010 nuk ka ekzistuar asnjë përgjigje e imja te Gazeta Shqiptare. Përgjigjja e tretë u botua më 5/12/2010, por prapëseprapë edhe në këtë rast, nuk ekziston asnjë referim për

Përmetin. Sigurisht që kam pasur njohuri prej vitesh në lidhje me çështjen e mbetur pezull që ekzistonte në Përmet në lidhje me kishën e së Tërëshenjtës Mari.

Duke pasur të gjithë respektin e duhur për drejtësinë, është e njohur se vendimet e gjykatave nuk përbëjnë kritere të së vërtetës në lidhje me çështjet arkeologjike dhe historike. Shumë herë, të dhëna të fabrikuara dhe dëshmi- tarë të rremë sjellin vendime të gabuara e të pabazuara në të vërtetën. Në lidhje me peripe- citë gjyqësore për çështjen e kishës në Përmet, njoftojmë opinionin publik se nga viti 1994 deri në vitin 2003, pati një seri gjyqesh, ku Kishës iu njoh e drejta e saj. Sa i takon vendimit më të fundit, në përsëritjen e gjyqeve, që solli në vendi- min e njohur, në këtë rast pala ankimuese nuk ishte Bashkia e Përmetit, që e kishte me ligj këtë të drejtë si person juridik, por drejtoria e Qendrës Kulturore (që ishte një sektor i Bashki- së pa pasur qenie juridike). Gjithashtu, ekspertët nuk u caktuan prej gjykatës, por u imponuan. Relatori i çështjes nuk u caktua me short midis gjyqtarëve, por u emërua nominalisht, si dhe u bënë shkelje të tjera.

“Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut” në një deklaratë të tijën thekson se “është në dijeni të plotë të të gjithë situatës, që ka përfunduar me një vendim gjyqësor të diskutueshëm në favor të palës së Bashkisë… Ky akt nuk është vetëm një ekzekutim rutinë i një vendimi gjyqë- sor, por dëshmon haptazi një procedurë tipike nën frymën e urrejtjes fetare për këtë komuni- tet” (Tiranë, 18.8.2013, Deklaratë për shtyp: “Dhunimi i institucionit të kishës së Shën Marisë në Përmet është një precedent i rrezikshëm i urrejtjes fetare”). Gjithashtu, është e njohur se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (shih Gazeta Shqiptare, 14/9/2013 dhe gazeta të tjera), ka pranuar për gjykim 561 apelime të qytetarëve shqiptarë, 80% e të cilave kanë të bëjnë me kthimin e pronave, që shteti u kishte konfiskuar. Dhe ambasadori amerikan në Tiranë z. A. Arvizu komenton se “problemi në Shqipëri është serioz. Sipas Transparency International, një organizatë shumë serioze,… mbi 80% e shqiptarëve e shikon sistemin e tyre gjyqësor si të korruptuar ose tej mase të korruptuar”.

Një tjetër provë e ngurrimit të organeve të tjera shtetërore në lidhje me drejtësinë e vendi- mit, është fakti se për nëntë vjet rresht, ky ve- ndim nuk u zbatua. Në diskutime me zyrtarë kompetentë na ishte dhënë premtimi, se kjo çështje do të zgjidhej në rrugë politike. Dhe ne, dua të përsëris këtë fakt, (1) shprehëm gati- shmërinë tonë për të kontribuuar në ndërtimin e një qendre moderne kulturore. Në një dekla- ratë të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, më 23.12.2005, theksohet se “është për t’u përshëndetur iniciativa dhe gatishmëria e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe e

Kryepiskopit Anastas për të kontribuuar në zgjidhjen e këtij problemi, duke përshtatur në qendër kulturore një objekt që do të plotësojë kriteret e caktuara”. Ky këshill autorizoi krye- tarin e Bashkisë së Përmetit, z. Petrit Bregasi, për të nisur sa më shpejt bisedimet dhe të marrë përsipër kryerjen e akteve të nevojshme për hartimin e një marrëveshjeje me terma të qartë për zgjidhjen e problemit. (2) Në Marrëveshjen midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë dhe Këshillit të Ministrave, që u bë ligj i shtetit (nr. 10059/, 22.1.2009), parashikohet rregullimi politik i kësaj çështjeje. Në fund fare, në periudhën tranzitore të ndërrimit të qeverive, u nevojit dërgimi i një policie private sigurimi.

Z. Frashëri del në përfundimin se “hirësia e tij arrin në kulmin e sajesës kur pohon se trualli që mbulonte Kisha e Shën Marisë së Pazarit së bashku me oborrin e saj kapte një sipërfaqe prej 6186 m2. Është e para herë që dëgjojmë se kisha e Shën Marisë së Pazarit kishte në pronësi të saj 6000 e më tepër m2. Ne nuk gjejmë fjalë se si ta cilë- sojmë këtë pohim kaq të rremë”. Është e shumëfishta herë, që z. Frashëri na akuzon për gjoja gënjeshtra. Por faktet e papërgënjeshtrue- shme që parashtrojmë gjithmonë, dëshmojnë se kush e përdor gënjeshtrën. Po botojmë vendimin zyrtar të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, nr. 618/ nr. akt vendimi 461 (shih dok. 5). Në këtë vendim bëhet fjalë qartësisht se trualli i kishës së Përmetit me sipërfaqe totale 6186 m2, iu kthye asaj si truall, por me sipërfaqe 4572 m2, duke i hequr pjesën tjetër, për shkak se në të ishte ndërtuar trotuar dhe lulishte publike.

Është e habitshme se si z. Frashëri përpiqet të mbrojë ata që kryen sakrilegjin. Por megjithë- këtë ngjarjet e sakrilegjit kanë habitur Organiz- mat Evropianë fetarë dhe politikë. Me një forcë të madhe Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane, në një rezolutë të sajën nga Brukseli

(5.9.2013) thekson: “Dënojmë fort aktet ekstre- miste kundër Kishës Orthodhokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt ekstremizmi kundër Krishterimit në Truallin Evropian”.

Z. Frashëri përpiqet të shkasë nga tema kryesore e debatit dhe të devijojë në çështje të tjera, që kanë pak ose aspak lidhje me të. Nëse do t’u përgjigjeshim të gjithave, do ta lodhnim tej mase lexuesin. Por, megjithatë, disa pika kanë nevojë për sqarim. Sa i takon nivelittë pamflete- ve të tij është e qartë se ato përbëhen nga shumë fjalë fyese të një niveli fare të ulët.

Ai rreket të krijojë dyshime për kontributin tonë fetar dhe social, me bazë sjelljen e disa shteteve në të shkuarën, si Italia dhe Jugosllavia, por kjo logjikë është krejtësisht arbitrare. Vetëm ai që beson në Perëndinë dhe e do popullin me të vërtetë, qëndron me atë, duke bashkëvuajtur për 22 vjet, duke punuar me vetësakrifikim për lehtësimin e atyre që kanë nevojë dhe për lartë- simin shpirtëror të shoqërisë, duke ndërtuar kisha, klinika, shkolla etj., që mbështesin qyte- tërimin.

Në një vend tjetër mbështet tezën se me- ndojmë, që vetëm klerikët mund të japin mendi- me për çështje theologjike, të së drejtës kanoni- ke dhe të historisë kishtare. Është më se e qartë se ne nuk mbështesim diçka të tillë. Në Kishën Orthodhokse, por edhe jashtë saj ekzistojnë theologë të shquar specialistë në çështje kishtare, të cilët janë laikë. Por ajo që theksojmë, është se njerëz të paarsimuar nga ana theologjike, që nuk kanë kryer studimet përkatëse, nuk mund të dalin në përfundime me njohuritë e tyre frag- mentare dhe të pasakta se çfarë është kanonike dhe se çfarë duhet të ndodhë në Kishën Ortho- dhokse.

Në një pikë tjetër shkruan: “Përse ai vetë nuk e ka marrë nismën që të trajtojë si aka-

demik që është, qoftë edhe për probleme të veçuara të historisë së ortodoksisë shqip- tare?”. E vëmë në dijeni se kemi botuar shumë studime në shqip, anglisht, greqisht, frëngjisht, rusisht etj. Dhe i rikujtojmë se në vitin 2000, në Simpoziumin shkencor që u organizua, “2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri”, në komisionin organizator merrte pjesë edhe vetë z. Frashëri. Referatet e këtij Simpoziumi u botuan si në shqip, ashtu edhe në anglisht, më 2003 (shih dok. 6).

Në artikuj të tjerë të tij, z. Frashëri na akuzonmekëmbëngulje sejemi “nacionalistë”. Në të fundit, konstaton se e vëmë fenë përmbi kombin. Pata rastin të rishikoja së fundmi librin “The history of Albania from its origins to the present day”, të S. Pollo dhe A. Puto, në bashkëpunim me K. Frashëri dhe S. Anamali, që u botua në anglisht (Routlege & Kegan Paul, London, Boston and Henley,1981. Në kapitullin e fundit, nr. 12, “Albania Today ”, përshkruhen planet për Shqipërinë e re, “New revolutionary developments”, brenda të cilave theksohet “lufta kundër ideologjisë fetare” dhe përshkruhet

programi i ashpër i partisë së Hoxhës. Libri u botua në pikën më kulmore të regjimit ateist, më 1981 dhe zbulon fare qartë predispozitat dhe synimet e kësaj përpjekjeje sistematike ateiste që do të vazhdojë për shumë vite: “beteja…. duhet të jetë e gjatë, komplekse dhe e palo- dhur”. Z. Frashëri, besnik ndaj ëndrrës së tij rinore për të shkatërruar besimin fetar, duket se i ka mbetur besnik këtij qëllimi të kahershëm. Por, ama nuk ka asnjë shans dhe të drejtë që të transformohet në mbrojtës dhe udhëheqës të Orthodhoksisë.

Në lidhje me çështjen e fesë dhe të ko- mbit, që e hap duke përdorur fjalë të përgjith- shme, në këtë rast dëshirojmë të themi se bëhet fjalë për dy gjëra të ndryshme. Është sikur të thotë dikush: “preferoj bukën në vend të ujit”. Ne besojmë se njeriu ka nevojë për të dyja. Kërkimi i Transhendentes, i së Hirshmes, ka qenë një frymëzim i rëndësishëm nga agimi i historisë së njerëzimit e deri më sot. Ka influen- cuar në mënyra të shumëllojta në mbarë ko- mbet. Feja përbën një fenomen shumëdinamik që lidhet me Realitetin e Epërm, kuptimin e

ekzistencës njerëzore, të jetës dhe të vdekjes. Përjetimi fetar është i lindur brenda njeriut. Ashtu si uji që ekziston në organizma të ndry- shëm me forma të ndryshme, kështu edhe feja është e pranishme në të gjitha qytetërimet e botës dhe mbështet moralin, drejtësinë, recipro- citetin midis njerëzve, krijueshmërinë shpirtërore dhe artistike.

Sigurisht, këtu ekziston një dallim themelor dhe kundërshti esenciale me z. Frashëri. Ne besojmë në rëndësinë dhe në kontributin e jashtëzakonshëm të Fesë, ia kemi përkushtuar jetën tonë studimit të saj, le të më lejohet të përsëris, se: Kemi dhënë “Historinë e feve” në Universitetin e Athinës për 20 vjet, studiuam shprehjet e ndryshme të fesë në mbarë botën (duke bërë shumë udhëtime fetarologjike hulumtuese), morëm pjesë në pozita të larta qendrore nëpër organizmat ndërkombëtarë fetarë, kemi botuar studime për këtë gjë (shih në shqip, Gjurmë nga kërkimi i Transhenden- tes, Përmbledhje Hulumtimesh Fetarologjike, Tiranë 2010). Duke u bazuar në këtë besim, punojmë për zhvillimin e jetës fetare, pas perse- kutimit të frikshëm që u bë kundër saj në Shqi- përi. Me sa duket, z. Frashëri i ka ngelur besnik teorive të vjetra materialiste, që i ka mbështetur për dhjetëvjeçarë dhe vendimeve të nomenkla- turës ateiste për të luftuar deri në fund ideologji- në fetare dhe për ta zhdukur atë nga Shqipëria. Respektojmë zgjedhjet e tij teorike e në përgji- thësi pikëpamjet e atyre që nuk besojnë. Besoj- më në lirinë e ndërgjegjes. Por, sigurisht, nuk pranojmë leksione të së Drejtës Kanonike dhe të Deontologjisë kishtare nga persona që nuk kanë kurrfarë lidhje me këtë fushë. Dhe për më tepër, e dimë mjaft mirë se kur shfuqizohet feja, kombet nuk shkojnë drejt progresit, por në prapambetje dhe dekadencë, siç ndodhi me Shqipërinë e shekullit të 20-të.

(vijon në numrin e ardhshëm)