EmailFacebookKontakt

“Rrëfim të pastër dhe paqe me të gjithë”

Njëherë një nxënës e pyeti Arqimandritin Kleopa Ilie: Nëqoftëse dikush është i sëmurë, plak, i dobët dhe i varfer, i pamundur të japë lëmoshë, si mund të përgatitet për Misteret e Shenjta?

Ai me urtësi iu përgjigj:

– Dëgjo vëlla. Zoti Gjithësidashësi nuk kërkon nga njeriu ato që janë të paarritshme për fuqitë e tij. Kështu nga i sëmuri dhe i pafuqishmi nuk kërkon kreshmë, pagjumësi, të bëjë mëtanira dhe ushtrime të tjera, si kushte për Kungimin e shenjtë, as nga të varfërit që të japin lëmoshë. Por, vetëm tre gjëra:
1. Rrëfim të pastër dhe paqe me të gjithë.
2. Zemër të përulur.
3. Lutje me kënaqësi, d.m.th. t’i luten gjithmonë Perëndisë, ta falenderojnë për sëmundjet e tyre, dobësitë dhe varfërinë e tyre, dhimbjet e tyre, sepse të gjitha këto përulësojnë zemrën e njeriut. “Zemrën e dërmuar dhe të përulur. Perëndia nuk do ta përbuzë”. (Psalmi 50)