EmailFacebookKontakt

Rol drejtues në dhënien e dëshmisë orthodhokse

Studentë të krishterë orthodhoksë dhe drejtues të rinisë nga SHBA u mblodhën para pak kohësh me veprimtarë nga Britania e Madhe, Rumania, Franca, India, Polonia dhe Greqia për një Festival Rinor në Qendrën e Konferencave në Pensilvania, SHBA.

Festivali, që u fokusua në “Orthodhoksia botërore feston”, ishte rezultat i bashkëpunimit të rinisë së kryedioqezës orthodhokse greke, asaj antiokiane dhe Kishës Orthodhokse të Amerikës, me Sundemos. Merrnin pjesë teologë, drejtues e personalitete të Orthodhoksisë Amerikanoveriore, midis të cilëve peshkopi Vasil i Kryedioqezës orthodhokse të Antiokisë dhe hierarkë të tjerë.

Në fjalën e hapjes, me temën rreth “200 vjetorit të Orthodhoksisë në Amerikën Veriore”, pasi u theksua historia e misionit orthodhoks në Alaskë e SHBA, iu bë thirrje të rinjve për një rol drejtues në dhënien e dëshmisë orthodhokse në kulturë e shkencë në lokalitetet e tyre. Gjithashtu, u njohën pjesëmarrësit me vështirësitë e reja dhe pengesat në jetën moderne, duke theksuar kështu nevojën e bashkimit administrativ të orthodhoksisë, që përbënte dhe temën qëndrore të diskutimeve.

Programi varioi me një jetë të plotë liturgjikale, në të gjitha gjuhët e pjesëmarrësve etj. Ky ishte i pesti festival orthodhoks ndërkombëtar organizuar nga Syndesmos dhe i pari në Amerikën Veriore.