Rodos U mblodh Konferenca Ndërkombëtare
“Kujdesi shëndetësor përpara vdekjes”
Në ishullin e Rodosit, Greqi, u mblodh Kon-
ferenca e Dytë Ndërkombëtare e Shëndetit, në
kuadër të kujdesit baritor të Patriarkanës Eku-
menike të Kostandinopojës. Ajo kishte si temë:
“Kujdesi shëndetësor përpara vdekjes” dhe
synonte ta trajtonte këtë çështje delikate jo
vetëm në aspektin e kujdesit mjekësor, por edhe
të atij shpirtëror për të sëmurin terminal.
Në hapjen e konferencës u lexua mesazhi i
Patriarkut Ekumenik z. Vartholomeu I. Gjitha-
shtu përshëndetje drejtoi dhe kryetari i kon-
ferencës, Mitropoliti i Rodosit, Hirësia e Tij
Kirilli.
Prezantimin dhe qëllimin e konferencës e
bëri koordinatori i Patriarkanës Ekumenike i
rrjetit pimantik për shëndetin, protoprezviteri
Stavros Kofinas.
Në këtë konferencë merrnin pjesë 185 për-
faqësues nga Patrirkana Ekumenike e Kostandi-
nopojës, nga të gjitha mitropolitë e saj në Ame-
rikë, në Kretë dhe në Dodekanes. Përfaqësues
të Patriarkanës së Aleksandrisë, Antiokisë, Je-
rusalemit, Moskës, Serbisë, Bullgarisë, si dhe
të kishave autoqefale të Qipros, Greqisë, Shipë-
risë dhe Polonisë, por dhe nga kishat autonome
si Filanda dhe Estonia. Gjithashtu merrnin pjesë
përfaqësues nga Kisha Katolike, Anglikane dhe
ajo Ungjillore Luterane e Letonisë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
përfaqësohej nga arkimandrit Justini.
Korresp. i “Ngjallja”